Gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme në Durrës pritet të ketë probleme me furnizimin me ujë në disa lagje të qytetit dhe në fshatra. Në njoftimin e publikuar nga UKD bëhet me dije se në dy stacionet e pompave të ujit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të ketë energji elektrike nga ora 09:00 deri në 17:00 pasi do të kryhet remoni i linjës 110 kilovolt. Kjo ndërhyrje do të shkaktojë edhe problemin e furnizimit me ujë në disa lagje të qytetit dhe fshatrave. “Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se gjatë ditës së…
Author: tirana
Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi thotë se zgjidhja e vetme për tensionet e forta në veriun e Kosovës, është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. “Situata në Veri të Kosovës ka ngjallur këto ditë shqetësim të madh ndër ne dhe te mbarë faktori ndërkombëtar. Dënoj ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke apeluar për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit. Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë të përhershëm, duke pasur…
Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën botërore pa duhan. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij. Duhani është një faktor kryesor risku për sëmundjet siç janë ato kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti. Përfitimet e lënies së duhanit janë pothuajse të menjëhershme. Pas vetëm 20 minutash pa duhan, ulen rrahjet e zemrës, brenda 12 orësh bie në nivel normal monoksidi i karbonit në gjak, brenda 2-12 javësh, përmirësohet qarkullimi…
Edhe mëngjesin e kësaj të mërkure ka nisur protesta nga serbët në Zveçan. Ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë mbi 200 metra të gjatë ndërsa vunë edhe këngë nacionaliste serbe. Situata duket e qetë në veri të protestuesve ndonëse janë mbledhur sërish për të protestuar për kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe.
Mbrëmjen e së martës, Policia e Shkodrës shoqëroi për disa orë Arvit Bushatin, nënkryetar i përgjithshëm i FRPD-së dhe drejtor i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime në Shkodër. Bushati u shoqërua nga policia me idenë se ishte një person i shpallur në kërkim. Por policia është gabuar sepse personi në fjalë prej datës 17 maj është një person i lirë sepse dyshimet për ndihma ushqimore gjatë fushatës elektorale kanë rënë poshtë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e cila vendosi që ta lërë të lirë Arvit Bushatin, por edhe zyrtarët e tjerë të bashkisë Shkodër që ishin të dyshuar.…
Përfaqësues të Listës Serbe, kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre. Kjo përkatësisht që të tërhiqen edhe kryetarët shqiptarë të komunave, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe. Thirrje të ngjashme janë bërë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka këmbëngulur se kryetarët e rinj shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave në veri.
Këtë mbrëmje do të luhet finalja e Europa League mes Romës dhe Sevilla. Ndeshja do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, në një stadium të mbushur plot. Italianët pasi fituan Conference League sezonin e kaluar, do të kërkojnë një tjetër trofe europian dhe përballë do të kenë ekspertët e këtij kompeticoni, Sevilla që e kanë fituar 6 here trofeun. Mourinho bën llogaritë pa mbrojtësin e kombëtares shqiptare Marash Kumbulla, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion. Sevilla e sheh këtë trofe si shpëtimin e vetëm të sezonit. Spanjollët pozicionohen në mesin e tabelës dhe një tjetër dështim në…
Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës u ndezën sërish këtë javë pasi policia e Kosovës bastisi zonat e dominuara nga serbët në veri të vendit dhe konfiskoi ndërtesat e komunave lokale. Ka pasur përleshje të dhunshme ndërmjet policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja në njërën anë dhe serbëve vendas nga ana tjetër, duke lënë dhjetëra të plagosur nga të dyja palët. Serbia ngriti gatishmërinë luftarake të trupave të saj të vendosura pranë kufirit dhe paralajmëroi se nuk do të qëndrojë duarkryq nëse serbët në Kosovë do të sulmoheshin përsëri. Situata ka nxitur sërish frikën për një ripërtëritje të…
Shqipëria është ende sot një nga popullsitë më të reja në Europë, me një moshë mediane (mesorja që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) prej 38.2 vjeç, por pas disa dekadash pritet që të jetë popullsia më e plakur, jo vetëm në Europë, por në të gjithë globin. Llogaritjet janë bërë nga njësia e përpunimit të të dhënave “Visual Capitalist”, që ka analizuar të dhënat e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100, pesha më e lartë në botë dhe…
Nga data 1 deri më 7 qershor në shumë qytete të vendit do të organizohen një sërë aktivitetesh për Java italiane të Kulturës. Kryeministri Edi Rama, bën me dije se do të ketë më shumë se 60 evente, që që nga muzika, sporti, kuzhina, shkenca, opera, e deri te arkitektura. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër vend mik, Italinë, që vjen në edicionin e dytë të Javëve të Kulturës Ndërkombëtare në Shqipëri me më shumë se 60 evente, që nga muzika, sporti, kuzhina, shkenca, opera, e deri te arkitektura, prej datës 1 deri me 7 qershor, ju uroj një ditë të…
Mjafton një grusht me bajame dhe nivelet e kolesterolit të mirë që ka lidhje direkte me shëndetin kardiovaskular, rritet me 19 përqind. Përgjatë një periudhe prej 6 javësh, shkencëtarët e studimit mbajtën nën vëzhgim dy grupe pacientësh me një nivel të lartë të kolesterolit të keq. Grupi i parë i pacientëve që morën pjesë në studim konsumoi 43 gramë bajame në ditë. Kjo është e barazvlefshme me një grusht me arrorë. Ndërkohë që grupi i dytë konsumoi një ëmbëlsirë me banana. Në fund të periudhës së studimit, shkencëtarët matën nivelet e kolesterolit të mirë tek secili prej pjesëmarrësve në studim.…
Dashi Të mërkurën,do të kuptoni se keni aftësinë e madhe për t’u bërë përshtypje të tjerëve. Një Shigjetar do t’ju çojë drejt kënaqësive të pamasë, ndjesive shumë të bukura që ndoshta dikush nuk i ka ndjerë prej kohësh. Demi Të mërkurën në këto orë ndjen një dëshirë të fortë për liri, ndjen nevojën për të udhëtuar ose për të kapërcyer kufijtë e jetës së përditshme. Të mësosh diçka të re është gjithmonë e mirë, kështu që braktisni zakonet tuaja të zakonshme, vetëdija juaj emocionale. Binjakët Gjërat përreth jush duken në aspektin bardh e zi. Kjo pasi dëshirat tuaja në këtë…