Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka publikuar raportin e BSH-së për vitin 2022. Sejko tha se zhvillimet gjatë vitit 2022, ishin kryesisht pozitive, por rritja e çmimeve kërcënoi stabilitetin financiar dhe monetar të vendit. Sakaq më tej tha se lufta në Ukrainë ishte një goditje për sistemin bankar dhe të ekonomisë në vend. Fjala e plotë e Gent Sejkos: Aktiviteti i Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2022 është orientuar nga përmbushja e misionit dhe detyrave tona ligjore, nga jetësimi i angazhimeve që kemi marrë në strategjinë afatmesme të zhvillimit, si dhe nga respektimi i rekomandimeve të lëna nga…
Author: tirana
Këngëtarja italo-shqiptare Anna Oxa sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, u ndoq nga fansat në qendër të kryeqytetit. Një grup fansash ishte i vendosur për të bërë një foto me të dhe nuk patën mëshirë duke vrapuar nga pas artistes, e cila pas spektaklit ishte nisur për të ngrënë darkë në një restorant. Episodi u denoncua nga një prej anëtareve të stafit të Oxa-s, në një postim në Instagram. “Ndjekje deri brenda në restorant, në një vend ku kemi shkuar shpesh në Romë. Një grup djemsh u larguan nga pronarja e restorantit, në mënyrë që klientët të darkonin të qetë. Të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe pse situata në vend është kritike, ai ka udhëtuar drejt Bratisllavës ku do të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale, Globsec. Tashmë Kurti ka arritur në ambientet ku po mbahet kjo konferencë, dhe kjo është bërë e ditur në një postim në Twitter nga Globsec. Edhe pse më herët prania e tij në këtë ngjarje ishte në dyshim për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria…
Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO që ka nisur para disa ditësh në Europë pritet të shkaktojë probleme në trafikun ajror dhe vonesa për pasagjerët në disa aeroporte rreth kontinentit, kryesisht në Gjermani. Sipas asaj që raporton Deutsche Welle, në datat 12 dhe 13 qershor do të mbahen manovrat më të mëdha ajrore në historinë e NATO dhe kjo gjë do të prekë fluturimet civile në 4 aeroporte në Frankfurt, Hamburg dhe Berlin dhe Mynih. Në stërvitjen “Air Defender” pritet të angazhohen 10 mijë ushtarë nga 25 vende të botës, me 250 avionë ushtarakë, pjesa më e madhe e…
Një atentat ndaj një personi është parandaluar nga Policia e Beratit, pasi do tëkryej nga një grup kriminal. Policia ka gjetur edhe 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi. Njoftimi i plotë Shpallen në kërkim 3 shtetas, pjesëtarë të grupit që do të kryente atentatin ndaj një shtetasi, dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, menjëherë pasi kanë siguruar informacion…
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar këtë të mërkurë, raportin për “Pasaportat e Arta”. E pranishme në konferencën për mediat, ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, i bëri thirrje qeverisë “Rama 3”, duke thënë se djalli fshihet në detaje dhe së duhet transparencë për hir të shoqërisë civile. “Djalli fshihet në detaje, ka disa çështje teknike që janë të vështira për t’u cekur, por do i kalojmë të gjitha këto hollësi. Duhet të kemi transparencë për shoqërinë civile. Në shtetin tim kjo gjendje është ndryshe. Kam bashkëpunime me sektorin publik, kemi një bashkëpunim të fortë. Agjencia shtetërore përgjegjëse është përgjegjëse.…
Situata në veriun e Kosovës, vijon që të jetë e tensionuar dhe ndërkombëtarët janë kundër qëndrimit të qeverisë Kurti. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë një reagim pas përjashtimit të Forcës së Sigurisë nga pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”. Ai u shpreh se bashkëpunimi me SHBA është i përjetshëm dhe kështu do mbetet gjithmonë. “Ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasur mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam i bindur që zhvillimi i mëtutjeshëm i yni do të vazhdojë edhe më tutje Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për…
Nga: Edvin Kulluri Duhet gjetur gjuha me çdo demokrat duke nisur nga unë i pari” thotë Këlliçi, ish-kandidati me humbjen me të rëndë në Tiranë që nga zgjedhjet e 2000 me Besnik Mustafajn! Po mirë, ndonjë përgjegjësi ndiejnë këta që humben me ndërgjegje? Si mundet të gjejnë gjuhen njerëz që kane shkelur çdo parim bashkëjetese demokratike dhe që nuk përfaqësojnë asnjë vizion politik përveç shërbimit ndaj kryetarit dhe interesave okulte financiare? Rritja e PD vjen vetëm përmes rikthimit të besimit të votuesve dhe jo pazareve me “gjetje gjuhe” dhe “bashkimeve mekanike” që nuk çojnë askund. Po shprehjet “fitorja është e…
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier thotë se nisur nga situata e fortë në veriun e Kosovës, Amerika ka marrë një vendim. Ai deklaroi se duke marrë parasysh situatën aktuale në veri një tjetër sanksion që mund të ndërmerret është edhe ndalimi i vizitave të krerëve të shtetit të Kosovës drejt SHBA-ve. “Do të befasohesha nëse në këto rrethana aktuale, në rrethanat në të cilat jemi tani, të kishte gatishmëri për vizita të nivelit të lartë, qoftë nga SHBA këtu, apo nga Kosova në SHBA”,-tha ambasadori amerikan. Gazetari: Edhe për kryeministrin Kurti? Hovenier: Siç thashë do të befasohesha nëse në situatën…
Prej gati 3 javësh në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit vijon të ketë vonesa të gjatë në shkarkimin në port të anijeve, si dhe ngarkimit të tyre në kamionë. Autoriteti Portual Durrës (APD) është angazhuar për zgjidhjen e problematikës, por situata vazhdon të mbetet e njëjtë sipas drejtuesve të linjave detare. Ata ngrenë shqetësimin se vonesat po shkaktohen nga mungesa e mjeteve të ngarkim-shkarkimit dhe produktivitetit të tyre, për rrjedhojë po shtohen kostot për ta dhe furnitorët. Disa ditë më parë 5 kompanitë e linjave detare, CMA CGM ALBANIA, MEDITERRANEAN SHIPPING COMPANY ALBANIA, STACON SHIPPING AL, HUB ADRIATIC,…
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Miloš Vučević e ka cilësuar të rrezikshme situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ai fajëson autoritetet në Kosovë për këtë situatë. “Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë, ndërsa, nga aspekti politik, Serbia e ka përcaktuar se cilat janë vijat e kuqe kur ajo gjendet në një situatë, në të cilën i kërcënohen interesat jetike kombëtare dhe shtetërore. Po flasim për Zoti na ruajt, skenarë ku dikush vret serbë”, tha Vuçeviç. Për të Forcat e Armatosura të Serbisë do të jenë në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake derisa të vlerësohet…
Aktori legjendarë Al Pacino pritet të bëhet baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare me të dashurën e tij 29-vjeçare Noor Alfallah. Çifti nisi të shoqëroheshin prillin e shkuar teksa thuhet se Noor “kryesisht del me meshkuj të moshuar, shumë të pasur.” Noor Alfallah ka qenë e lidhur me vokalistin e Rolling Stones në vitin 2017, kur Mick ishte 74 vjeç dhe ajo vetëm 22. Pasi romanca e tyre kishte përfunduar, ajo foli edhe për diferencën e moshës mes tyre. “Zemra nuk e njeh atë që sheh, ajo di vetëm atë që ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze,…