Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur këtë të mërkurë në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratisllavë, ku tha se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje por se mbetet vetëm zbatimi i saj. “Kemi marrëveshje me Serbinë vetëm se duhet ta zbatojmë. Implementimi mungon sepse Beogradi nuk dëshiron ta bëjë atë”, tha Kurti. Nga ana tjetër, kryeministri shtoi se katër kryetarët e komunave në veri japin dorëheqje sepse Beogradi u kërkoj atyre. “Në Kosovë kemi pluralizëm politik. Nuk dua të besoj se mund të ketë demokraci pa pluralizëm politik, pa të drejtat e njeriut. Kjo parti e i shqelmoj të…

Read More

Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë ka “liruar nga burgu” ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. Masa e tij ka qenë “arrest në shtëpi” dhe sot ajo është zbutur në “detyrim për paraqitje”. Gjokutaj akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro në Tiranë. Pas arrestimit ai u la në “arrest në burg” seancë e zhvilluar në spital, ku shkoi për shkak të probleme shëndetësore. Më vonë, Apeli i Tiranës i ndryshoi masën në “arrest shtëpie”. Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli…

Read More

SPAK kërkon dënimin e ish-kreut të Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja për “fshehje pasurie”, por ai këmbëngul edhe njëherë në pafajësinë e tij. Për apartamentin në plazh, Dedja tha ai është i vëllait të tij dhe se nuk ka asnjë lidhje me atë pasuri. Po sipas tij, shuma prej 10 mijë euro e marrë hua te kunati, janë para të siguruara prej të fundit në emigracion para vitit 2000. Përmes avokates së tij, ish-kreu i Kushtetutës, tha se procesi ndaj tij ka qenë i paragjykuar dhe se gjatë hetimit një nga akt-ekspertimet financiare ka qenë i papërdorshëm. Në seancën e radhës,…

Read More

Këshilli i Ministrave ka marrë këtë të mërkurë vendimin për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave. Në daljen për mediat, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha mbyllja ka ardhur pas kontrollit të bërë, ku u konstatua se prej 8 vitesh kjo akademi nuk ka regjistruar asnjë student dhe nuk kishte asnjë lloj akreditimi për të funksionuar si institucion i arsimit të lartë. “ASA sot që flasim nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e…

Read More

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç thotë se në mesin e protestuesve serbë nuk ka struktura të organizuara, nuk ka banda të organizuara kriminale, pjesëtarë të të ashtuquajturit grup Wagner, apo të rinj. “Këtu janë qytetarët e Komunës sonë të Zveçanit, vëllezërit nga Mitrovica e Veriut”, tha Milloviç, pas akuzave të autoriteteve të Kosovës se “strukturat e organizuara kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi zyrtar, janë përgjegjëse për trazirat në veri. Milloviç tha se protesta po zhvillohet kundër pushtimit brutal të objektit të Komunës së Zveçanit. “A e ka ditur KFOR-i? A ka ndihmuar? Ne po kërkojmë përgjigje për këtë.…

Read More

Situata e tensionuar në Veri të Kosovës është bërë temë bisede në Bratislavë të Sllovakisë ku po mbahet aktualisht forumi me temë “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”. Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij, se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Rama shtoi më tej duke e krahasuar gatishmërinë ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, me një skenar që mund të parashikonte ushtrinë e Meksikës në kufijtë e SHBA-së. “Çfarë mund të bëjë? Asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”,-tha më tej Rama. I pranishëm në panel…

Read More

Një detaj i çuditshëm vjen nga komuna e Leposaviçit, në një kohë që situata në veriun e Kosovës vijon që të jetë e tensionuar. Sipas mediave, kreu i ri i kësaj komune, Lulzim Hetemi, prej më shumë se 50 orësh vijon të qëndrojë brenda ambienteve të zyrës së tij. Ende është e paqartë nëse Hetemi është duke qëndruar në komunë me ndonjë urdhër nga lart, apo e ka të pamundur të largohet për shkak të protestave. Mediat e Kosovës janë munduar të kontaktojnë me të, teksa nuk ia kanë arritur pasi e kanë gjetur telefonin e tij të fikur.

Read More

Sali Berisha hedh akuza për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas ish-kryeministrit, Vlora Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin në nisje të punës së saj. Berisha deklaron se kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë këtij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit. Vlora Hyseni ka qenë drejtoresha e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe ishte shkarkuar nga ky post më 30 qershor, 2021. Postimi i plotë Miq, mediat informojnë se Vlora…

Read More

Vera erdhi, temperaturat po rriten, humori bëhet më i lehtë dhe nevoja për dashuri fillon të stimulohet shumë më tepër. Pra, qershori, muaji ku Afërdita dhe Marsi do të lëvizin në shenjën e zjarrtë të Luanit, duke ndezur pasione të forta dashurie dhe emocione të mëdha! Cilat janë 4 shenjat e zodiakut që do të kenë absolutisht fat në lidhjet tuaja të dashurisë në qershor? LUANI Pas një kohe të gjatë, momenti juaj ka mbërritur të “shkëlqejë” nga kënaqësia e dashurisë, pasi në qershor hyrja e Venusit në shenjën tuaj do të nënkuptojë aktivizimin e jetës tuaj emocionale. Afërdita do…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Bratislavë, ku ka folur për shpërndarjen e fondeve nga BE në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business” në kuadër të Forumit të Sigurisë që po zhvillohet në Sllovaki. Ai tha se BE jep 138 euro për qytetar në Ballkanin Perëndimor dhe 4570 euro për një europian. “500 milionë euro në grante ishin mbështetje e drejtpërdrejtë për problemin tonë të përbashkët nga të cilat Shqipëria mori 85 milionë euro, që në fakt ishin rishpërndaje e fondeve të IPA-s. Ajo që duhet të merrnim nga fondet IPA për projekte…

Read More

Një ngjarje e frikshme dhe mabakër ka ndodhur në Itali. Opinioni publik është tronditur nga lajmi sesi një 60-vjeçar ka mbajtur për 6 vite me radhë në banesë trupin e vdekur të së ëmës, vetëm për t’i marrë pensionin. 60-vjeçari nuk e denoncoi vdekjen e së ëmës, pasi kishte për qëllim t’i merrte pensionin, që ndër vite kapi një shifër të majme prej rreth 150 mijë eurosh. Burri i cili nuk ndodhej në shtëpi gjatë bastisjes së policisë, ka pranuar krimin e tij duke shkuar me dëshirën e tij në polici dhe duke u dorëzuar. Ndaj tij tanimë kanë nisur…

Read More

Në një trajnim dy-ditor në Tiranë të organizuar nga Zyra e OBSH-së në Shqipëri, me mbështetje teknike nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën, dhe posaçërisht ekipi për komunikimin e rrezikut, angazhimin e komunitetit dhe menaxhimin e infodemisë (RCI) dhe Programi i Emergjencave të OBSH-së për Ballkanin, si dhe me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përfaqësues të OSHC-ve, autoriteteve shëndetësore, partnerëve dhe aktorëve të tjerë të interest diskutuan për rëndësinë e angazhimit të komunitetit dhe mënyrat se se si mund të realizohet më mirë identifikimi i komuniteteve përkatëse dhe krijimi i mekanizmave të posaçme për dialog me komunitetet.Në përshëndetjen e…

Read More