Author: tirana

Katër shqiptarë ishin mes 41 personave të arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pjesë e mafies Ngragheta. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge në Amerikën Latinë, duke përdorur subjekte kineze, të cilët përdoronin një sistem informal për pastrimin e parave. “Bastisja e sotme është një operacion vendimtar që tregoi se si ‘Ndrangheta arrin kudo me ndërlidhje në të gjithë botën,” tha kapiteni i policisë së Guardia di Finanza, Angelo Santori. Bisedat e koduara dhe struktura e shoqatës Falë përgjimit të bisedave të koduara përmes platformës Sky ECC, hetuesit rindërtuan strukturën e shoqatës kriminale dhe të gjithë zinxhirin e furnizimit…

Read More

Pas akuzës të Sali Berisha se kryetarja e SHISH Vlora Hyseni vizitoi Beogradin, Flamur Noka ka bërë kërkesë për informacion nga presidenti Bajram Begaj. Sipas Nokës, vizita erdhi në një kohë kur Kosova është në situatë të komplikuar prej konflikteve në veri. “Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komsionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese të dërguar ditën e sotme i ka kërkuar sqarime Presidentit Begaj në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd. “Duke qenë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, vizita e…

Read More

Ditën e nesërme, 1 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë. Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili këtë vit do të zhvillohet në ambiente të mëdha. Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

Read More

Redjan Rraja, akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit. Rraja dëshmoi dje në Gjykatën e Posaçme, ku mohoi të ketë lidhje me automjetin “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar Kejvina Kthellës në lidhje me rastin. Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Read More

Ditën e sotme, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka deklaruar se klima e biznesit në Shqipëri, është më e favorshme, ndërsa në të ardhmen sipas saj, ata do të jenë promotorë për kthimin e emigrantëve. Balluku mori pjesë në Konferencën Biznes 2030, organizuar nga Ambasada e Suedisë dhe Kombeve të Bashkuara. Balluku: “Shqipëria është sot një vend konkurrues për hapjen dhe zhvilimin e një biznesi. Si e tillë, ajo ofron mundësi për shumë investitorë brenda dhe jashtë vendit, njëherazi hap edhe një dritare për kthimin e emigrantëve. Ky është një nga argumentet kryesorë që diskutohet në tryeza se si do të vazhdojë…

Read More

Shpat Kasapi po bën plane që të futet në botën e aktrimit. Këngëtari ka treguar i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” se së shpejti mund ta shohim në filmat turk pasi po punon që të realizojë dëshirën e tij për tu bërë aktor. Shpati zbuloi se ka pasur kontakte me njerëz me autoritet në Turqi, të cilët e kanë këshilluar t’i futet aktrimit pasi mund ta bëjë. “Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen,…

Read More

Krujë/Vijojnë kontrollet masive të territorit, nga toka dhe ajri, si dhe megaoperacionet policore kundër tentativave për të kultivuar cannabis sativa. Në Krujë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 9-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën 875 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, konkretisht: 580 fidanë në fshatin Shkretë dhe 295 fidanë në malin e Brretit. Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve. Megaoperacioni policor…

Read More

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha se bashkimi i opozitës konkretisht i Partisë Demokratike, nuk është i mundur nëse deputetët do të ndjekin individë të caktuar si Berisha apo Basha. Gjithashtu, Shehi tha mund të bëhet realitet deri në vjeshtë, nëse do të ketë dakokrdësi mes deputetëve rreth disa politikave të caktuara dhe jo rreth personave fizikë, si Sali Berisha apo Basha. “Unë gjykoj se nuk është shumë larg nëse do ketë urtësi nga shumica e atyre deputetëve që janë brenda. Jam i bindur se ndoshta nga vjeshta opozita mund të organizohet në atë lloj mënyre për…

Read More

Akademia e Studimeve Albanologjike, kundërshton vendimin e qeverisë për mbylljen e këtij institucioni dhe kalimin në varësi të Akademisë së Shkencave. Pas një mbledhje urgjente, ASA deklaron për mediat se vendimi i qeverisë nuk njihet dhe se misioni i këtij institucioni do të vijojë. DEKLARATA E AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE: “Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall: Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave; Është një vendim politik që godet shkencën…

Read More

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe e “Big Brother VIP Kosova”, Melisa Lleshi është komentuar shpesh për jetën e saj personale, sidomos pas ndarjes së bujshme nga Andi, me të cilin kishte një lidhje 1-vjeçare. Mirëpo, së fundmi, Melisa po komentohet për një lidhje të rë të mundshme me reperin One T. Ata janë fotografuar së bashku, ndërkohë që ‘n’Zoom’ raporton se romanca e tyre nuk ka më shumë se një muaj që ka startuar. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Melisa dhe One T thjesht po bashkëpunon pasi edhe ka postuar një video krah reperit ku lajmëron këngën e re, apo mes…

Read More

Nga Bratislava ku po merr pjesë në forumin “Open Roads Balkans Back in Business”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti teksa fliste për situatën në Veri, tha se prezenca e policisë së Kosovës është në nivel të arsyeshëm. Ai shtoi edhe se jashtë komunave ka turma të dhunshme që bëjnë thirrje si “ub j-ubij”, pra “virti-vriti”. “Ne i shtymë zgjedhjet për katër muaj. Kandidatët shqiptarë fituan katër prej tyre. Ata janë kryetar me ‘K’ të vogël jo të madhe, sepse pjesëmarrja ishte e vogël dhe nuk mund të konsideroj se ata kanë legjitimitet të plotë politik, por ligjshmëria dhe kushtetutshmëria duhet…

Read More