Author: tirana

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar disa foto së bashku me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron nga Forumi i Bratislavës. Në një postim në Facebook, Kryeministi Rama shkruan se zhvilluan një takim shumë miqësor me Presidentin francez, Macron. Rama thotë se në këtë takim, u prekën temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri “Bratislavë, Sllovaki – Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit…

Read More

Qeveria vendosi sot me një vendim të Këshillit të Ministrave që të shkrinte Akademinë e Studimeve Albanologjike. Qeveria e quan këtë një mbyllje me qëllim riorganizimin e njësive të saj kryesore nën diktatin e Akademisë së Shkencave që drejtohet nga Skënder Gjinushi. Sot, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se Akademia e Studimeve Albanologjike jo vetëm që nuk justifikon rrogat, por është në shkelje të thellë. Por Akademia e Studimeve Albanologjike deklaroi se nuk e njeh vendimin. VENDIMI I PLOTE Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek…

Read More

Një person është mbytur këtë të mërkurë në lumin Mat, aftër Urës së Zogut. Bëhet fjalë për një të ri nga Fushë-Miloti, i cili ishte duke peshkuar në brigjet e lumit. Pritet mbërritja e polumbarëve për nxjerrjen e trupit nga uji. Ndërkohë në vendngjarje janë mbledhur shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera e ka konsideruar të pavend mesazhin politik të Novak Gjokoviç për Kosovën në French Open, ndërsa është shprehur se “nuk duhet të përsëritet”. Serbi shkroi në objektivin e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën.” “Kur mbani mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mesazhe që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një sportist është i lirë t’i shprehë ato. Por në këtë rast ishte një mesazh shumë aktivist, që është shumë politik. Nuk duhet të përfshiheni, sidomos në rrethanat aktuale dhe nuk duhet të përsëritet më”, ka vijuar ministrja franceze e…

Read More

Sali Lushaj ka vendosur t’i dalë në krah në këto ditë të vështira Sali Berishës. Lushaj shkruan se Basha u porosit nga ambasadorja amerikane të fortifikonte dyert e selisë së PD-së, që tashmë e ka marrë Berisha. Në fund ai thotë se shumica është me Berishën. “O Miqtë e mijë Demokratë! A po kënaqeni duke pa takimet e ish kryetarit të partisë tonë. Po na ngjallë entusiazem të madh. Gjitha kto pushime do ketë ardhur me të reja të forta. Sa besim ngjallë ky njeri te demokratët? Se kuptoi askush pse iku a pse erdhi a ku po shkon. Duan…

Read More

Anëtarët e apelit të Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës rritën ndjeshëm dënimet e dy aleatëve të ish presidentit serb Slobodan Millosheviç, duke i konsideruar ata përgjegjës për krime në Bosnje dhe në një qytet në Kroaci. Dhoma e apelit e Mekanizmit Ndërkombëtar të Gjykatës Penale përmbysi të mërkurën vendimin për pafajësinë e tyre dhe i rriti dënimet e Jovica Stanishiçit dhe Franko Simatoviçit nga 12 në 15 vjet. Gjykata e Apelit e Kombeve të Bashkuara vendosi të rrisë dënimet për dy aleatë të ish presidentit jugosllav, Slobodan Miloshevic, nga 12 në 15 vjet. Ata mbahen përgjegjës për përfshirje…

Read More

Adi Krasta refuzoi për dy netë me radhë të përmendte emrin e këngëtarit Luiz Ejlli teksa e prezantonte në Festivalin e RTSH-së. Kënga e Ejllit vinte në bashkëpunim me Rezarta Smajën, me titull “Ra një yll” por Krasta nuk denjoi t’ia përmendë emrin Luizit në prezantim, ende nuk dihet se për çfarë arsye. Kështu ka bërë edhe së fundmi, kur të ftuar në emisionin e tij kishte aktoren Eva Alikaj. Moderatori e pyeti edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” por kur Eva nisi të fliste për Luizin, Krasta e ndërpreu, duke lënë të kuptohet se nuk i…

Read More

Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas astrologëve 3 shenjat e mëposhtme vuajnë për të shkretat verdhushka çdo ditë. Doni të dini përse? E kanë dorën aq të shpuar sa nuk e çojnë nëpër mend të lënë lekë mënjanë, por i prishin sa hap e mbyll sytë. Ja për cilat e kemi fjalën. Dashi Ata e kanë si argëtim shpenzimin e parave. Dashi mund të shpenzojë shuma të mëdha parash për të marrë atë që do edhe në rastet kur nuk ja mban xhepi. Duke qenë impulsivë…

Read More

Shpat Kasapi planifikon që të futet në botën e aktrimit. I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtari ka zbuluar se së shpejti mund ta shohim në filmat turk pasi po punon që të realizojë dëshirën e tij për tu bërë aktor. “Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen, se për shkak që ra tërmeti i madh në Turqi mu shua plani. Jam lodhur pak nga muzika, por është pasioni im. Për punën e aktrimit…

Read More

Nga 1 Qershori tatimi mbi pagat do të llogaritet me një formulë të re. Kështu, më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Qershor, për shkak të zerimit të normës tatimore për për pagat nga 0-50 mijë lekë. Më ligjin e aplikuar deri më tani, kufiri i pagave të patatueshme ishte në 40 mijë lekë dhe 6.5 për qind të shumës mbi 30 mijë lekë për pagat nga 30-50 mijë lekë. Tashmë norma tatimore prej 6.5 për qind është hequr, duke bërë që punonjësit që paguhen nga 40-50 mijë lekë të përfitojnë shtesë…

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës, pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rinumërimin e votave, ndërsa ka kërkuar që kutia e burgut të mos përfshihej, pasi sipas tyre ishte ajo që ka sjellë manipulimin e rezultatit në këtë bashki. Përfaqësuesi i koalicionit, Ivi Kaso tha se në këtë bashki është i nevojshëm rinumërimi i votave. “Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.

Read More

31 Maji është afati i fundit për të gjitha institucionet financiare në vend për të raportuar pranë Administratës Tatimore llogaritë e konsideruara si të raportueshme. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton institucionet financiare shqiptare detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare”. Duke filluar nga 11.03.2020, kur hyri në fuqi ky Ligj, të gjitha Institucionet Financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruara të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij Ligji (raportimi pranë DPT për llogaritë e konsideruara si të raportueshme, sipas standardit CRS – Common Reporting Standard). Mosdorëzimi në afat…

Read More