Author: tirana

Nga forumi për sigurinë në Bratislavë të Sllovakisë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, prezantoi një iniciativë të re për Ballkanin Perëndimor. Ajo tha se bëhet fjalë për një plan të ri zhvillimi që do t’u japë që tani qytetarëve të rajonit, disa prej benefiteve të anëtarësimit në BE. “Plani bazohet në 4 shtylla. Së pari, synon të afrojë më shumë Ballkanin Perëndimore me tregun e përbashkët të BE. Së dyti, do të thellojë integrimin ekonomik rajonal. Së treti, do të përshpejtojë reformat thelbësore dhe së katërti do të rrisë fondet e para-anëtarësimit”, tha Ursula Von Der Leyen.…

Read More

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç thotë se Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur. “Jo Kosova nuk është Serbi, kjo është punë e kryer”, ka deklaruar ai. Nga ana tjetër, ai ka theksuar edhe se fatkeqësisht disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. “Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai, Ai ka deklaruar se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, ai u ka bërë thirrje vendeve evropiane të cilat…

Read More

Policia e Matit ka vënë në pranga dy persona, pasi gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit pranë fshatit Xibër. Policia ka sekuestruar edhe 2 ekskavatorë dhe 1 kamion që përdoreshin për kryerjen e kësaj paligjshmërie. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me ato të Postës së Policisë Klos dhe me strukturat e IMT-së, pas informacioneve të siguruara për 2 raste të krimeve mjedisore, kanë organizuar menjëherë punën për përcaktimin e autorësisë së tyre. Në shtratin e lumit Mat, u konstatua një ekskavator në pronësi të një personi me iniciale A.Gj., i cili dyshohet se përdorej për…

Read More

Në vitet e fundit, më shumë se 100 mijë banorë të El Salvadorit janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit nga bandat e rrugëve. Në fillim të muajit ata u përpoqën të merrnin në dorë karantinën, duke përdorur shkopinj dhe kërcënime ndaj njerëzve që dilnin nga shtëpitë. 153 të burgosur në El Salvador u torturuan dhe u vranë në paraburgim pasi ishin arrestuar pa gjyq. Të gjithë këta viktima nuk ishin dënuar për krimin që akuzoheshin se kishin kryer në momentin e arrestimit. Mes viktimave janë edhe 4 gra. Në raport theksohet se të burgosurit kanë humbur…

Read More

Sali Berisha “zbuloi” këtë të mërkurë një tjetër shkak se pse PD-ja mori një rezultat të dobët më 14 Maj në zgjedhjet lokale, dhe sipas tij ishte edhe fenomeni i zgjedhësve shëtitës. Për të në këto zgjedhje lokale mendohet të ketë pasur mbi 547 mijë zgjedhës shëtitës që ndikuan në rezultatin përfundimtar. Berisha shtoi se të gjitha provat për këtë çështje PD do t’i dorëzojë në SPAK. “Votuesit shëtitës u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015-ës, kur në një uzinë pa dyer e dritare dhe të braktisur prej vitesh në Kavajë, ishin regjistruar si vendbanimi 300 zgjedhës, ndërkohë…

Read More

Ensi Maze kërkon lirimin nga burgu, edhe pse ka kryer një vrasje. Ai kishte dërguar në Gjykatën e Apelit kërkesën për liri, por që është rrëzuar. Maze është i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkësi. Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit lidhur me masën e sigurimit duke e ndryshuar nga “arrest në burg” në atë të “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Maze student në Holandë për menaxhim biznes, ka kërkuar lirinë për të vazhduar studimet, por ai është lënë në qeli, ashtu…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i pranishëm në konferencën për sigurinë në Bratisllavë, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej kohës kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe. “Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësinë për tensionet që janë rritur ndjeshëm që prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në veriun e vendit me shumicë serbe”,-deklaroi më konkretisht Macron. Kurti nga ana tjetër theksoi se për sa kohë në Veri ka turma që kërcënojnë të sulmojnë dhe bëjnë thirrje si ‘ub j-ubij’ , ( vriti-vriti), do…

Read More

Bashkëpunimet muzikore të verës duket se do të jenë të forta. Capital T, Majk dhe Ledri Vula bashkë forcat. “Yjet dalin natën” do të publikohet më 3 qershor në orën 13:00 dhe sipas Capital T, do të jetë “hit madhor”. Ledri Vula ka bashkëpunuar më herët me të dy artistët në projekte të veçanta si “Marr” me Majk apo “DMP”, “Win Win” me Capital T. Majk dhe Capital T kanë bashkëpunuar me “Pasha jetën” rreth 5 vjet më parë dhe “Hala” në vitin 2019, një projekt për të cilin u përfolën se më vonë solli edhe krisjen mes tyre. Mesa…

Read More

Nga Bratislava, ku po merr pjesë në forumin “Open Roads Balkans Back in Business”, kryeministri Edi Rama komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku ndër të tjera tha se Kosova dhe Serbia janë afër një marrëveshje. “Ballkani është në pozitën e vetë më të mirë edhe midis Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë më mirë sepse janë një hap larg mbylljes së një marrëveshjeje historike. Të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse e shikojnë që kjo do të realizohet dhe nuk do t’iu duhet më ta luftojnë njëri-tjetrin. Kjo është perspektiva, është më mirë se në çdo…

Read More

Nga samiti Globsec në Bratislavë, kryeministri Albin Kurti tha se Komuniteti ndërkombëtar i pranoi rezultatet e zgjedhjeve në 4 komunat me shumicë serbe, por që tani i kundërshton këta kryetarë bashkie. Ai tha se nëse urdhëron kryetarët te largohen nga Bashkia për të shkuar në zyra të tjera “është njësoj si të angazhohesha në krijimin e strukturave paralele”. “Pozicioni im i fuqisë vjen nga pozicioni i kryeministrit, pra nga Republika Demokratike e Kosovës dhe ajo që po bëj është puna ime. Nëse unë do urdhëroja kryetarët te largoheshin nga Bashkia për të shkuar në zyra të tjera sot është njësoj…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pranishëm në Forumin e Sigurisë në Sllovaki, foli për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës. Kurti theksoi se është në koordinim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe se po kryhen përpjekje për qetësimin e situatës. Por sipas tij, jo gjithmonë ka dakordësi për çdo gjë. Shpresojmë që Vuçiç t’ju ndjekë sot, ju bëtë ca justifikime për situatën në veri të Kosovës. A do ta njihnit ju rolin legjitim që ka KFOR për të ruajtur paqen e sigurinë e njerëzve në këto zona, a do ketë rikthim të normalitetit në veri? Albin Kurti: Epo, siç…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka vijuar turin e falenderimeve në Njësinë 8, ku tha se fitorja në këtë njësi është edhe një ndër më të bukurat e 30 viteve të fundit. Ai tha se puna dhe përkushtimi bënë që qytetarët t’i besonin sërish Partisë Socialiste për ta çuar Tiranën përpara. “Këtu në Njësinë 8, e cila dikur quhej si bastioni më i fortë i kundërshtarit – një njësi, për të cilën pala tjetër thoshte se ‘e kemi në xhep’, ‘aty kemi varur xhaketën, fitojmë edhe sikur të mos shkojmë fare’, ne kemi marrë fitoren më të…

Read More