Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. Një mjet tip furgon ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur. Polica ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Author: tirana
Një avokado në pjatën tënde, nuk është veçse një shtojcë e shijshme, por mbi të gjitha shumë e shëndetshme. Sipas një studimi të ri shkencor në SHBA, njerëzit që hanë të paktën dy racione avokado në javë (çdo porcion është gjysmë avokado) kanë një rrezik më të ulët kardiovaskular sesa ata që hanë avokado rrallë ose kurrë. Studiuesit analizuan të dhënat nga gati 69,000 gra të moshës 30-55 vjeç dhe 41,700 burra të moshës 40-75 vjeç pa kancer, sëmundje koronare të zemrës ose goditje në tru në fillim të studimit. Ka pasur 9,185 raste të sëmundjes koronare të zemrës dhe…
Interi do të masë forcat me Manchester Cityn në finalen e UEFA Champions League. Legjenda e zikaltërve, Javier Zanetti ka folur për Sport Mediaset, në lidhje me ndeshjen që do luhet me 10 qershor në Stamboll. “Ndjej emocion të madh, nëse shohim rrugën, mund të them se djemtë ia dolën me meritë të shkojnë në këtë finale. Tani duhet sforco e fundit dhe ëndrra bëhet realitet. Një finale e Ligës së Kampionëve nuk vjen çdo ditë. Ekziston kjo mundësi e madhe dhe shpresojmë të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme” – Tha ai.
Deputetja demokrate, Flutura Açka ka komentuar vendimin për riorganizimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave. Përmes një postimi në “Facebook”, Açka ka ironizuar faktin se asnjë zë autoritar nuk është ngritur për të kundërshtuar ndonjë shkelje. Postimi: Kushi dhe Gjinushi Mjafton shkrirja e fjalës “Akademi Albanologjike” për të nënkuptuar dëmin e madh që po i bēhet kulturës, gjuhës, arkeologjisë, letërsisē dhe historisë shqiptare. Pas mbylljes së kopshte e shkolla, nuk duhet të përfshinin në cv tuaj politike, për asnjë kusht, mbylljen e një akademie aq emblematike, zonja Kushi. Mjafton fakti që asnjë zë (ose ndonjë i rrallē)…
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Lezhë ku një i ri dyshohet se u mbyt në lumin Mat, në afërsi të Urës së Zogut. Më herët për mediat u tha se i riu i cili humbi jetën ishte vetëm 17-vjeç, ndërkohë tani thuhet se viktima është identifikuar si Valentin Nikolli, 22 vjeç, nga Fushë Miloti. Ishin dy shokët e 22-vjeçarit ata të cilët lajmëruan policinë ku thanë se i riu ishte futur për t’u larë dhe më pas e ka marrë rrjedha e lumit.
Kafeja është një pije e dashur në të gjithë botën, por a e dini se koha që e konsumojmë mund të ndikojë në efektet e saj në trupin dhe mendjen tonë? Kafeja ofron përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien. Ajo mund të përmirësojë përqendrimin, vëmendjen duke na ndihmuar në luftimin e lodhjes. Megjithatë, për të përfituar sa më shumë nga kafeina, është e nevojshme të konsumoni kafe në kohën e duhur. Momenti ideal Koha ideale për të marrë kafeinë është në mëngjes, në një hark kohor nga 9.30 deri në 11.30. Thotë Steven Miller, neuroshkencëtar dhe studiues në Universitetin…
Një alpinist dhe skiator ekstrem i njohur nga Gjermania është gjetur i vdekur në malin e tretë më të lartë të botës në Himalaje. Trupi i pajetë i Luis Stitzinger u zbulua dje në majën Kanchenjunga në lartësinë 8,400 metra. 54-vjeçari ishte bërë i njohur në skenën e sporteve të ngjitjes edhe me zbritjet e spektakolare me ski. Ai raportohet se kishte arritur majën Kanchenjunga pa bombula shtesë oksigjeni apo ndihmën e guidave lokale. Ngjitja e tij kishte nisur pasditen e një jave më parë nga kampi në lartësi 7,600 metra, dhe kishte arritur majën për 24 orë. Stitzinger planifikonte…
Ideja e vjetër italiane për të ndërtuar një ujësjellës që do të lidhte burimet ujore në Jugun e Shqipërisë me rajonin e Pulias, që është goditur nga thatësira e viteve të fundit, duket se do të marrë jetë së shpejti. Sipas Corriere.it, që i referohet një deklarate të presidentit të rajonit të Pulias, Michele Emiliano, qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile Italisë për projektin e ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën me Galugnano, në Salento. Ideja që dikur iu propozua ish-kryeministrit Fatos Nano për të çuar ujin me tubacion nga burimi i “Syrit të Kaltër” në Delvinë drejt Jugut…
Leonard Beleri, vëllai i Fredi Belerit, ka dhënë sot një intervistë për televizionin Skai në Greqi. Ai thotë se vëllai i tij ndodhet në spitalin e burgut në Tiranë në gjendje të mirë. I pyetur nëse do të ribëhen zgjedhjet në Himarë ai nuk di të thotë me siguri sepse s’ka dhe një precedent në të kaluarën se si do të veprohet. “E sigurt që çështja kryesore pse nuk lejojnë Fredi Belerin në krye të bashkisë është bregdeti dhe pronat e Himarës. Duan të ndërtojnë resorte të mëdha për njerëzit e tyre prandaj kanë frikë se mos ne e pengojmë…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka kërkuar mbështetje për stabilizimin e paqes në rajon. “Presidenti turk Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës. Ai gjithashtu pyeti kreun turk shteti të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha shërbimi për shtyp i presidentit serb, ndërsa u zbulua se ai gjithashtu ftoi liderin turk të vizitojë Serbinë. Ministria e Jashtme turke të hënën tha se ishte e…
Keisi Medini foli për eksperiencën e saj në Big Brother në emisionin “Live from Tirana”, dhe u ndal tek historia me Lorencin. Kujtojmë se me futjen e Lorenc Hasramës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ujërat u trazuan pasi këngëtari deklaroi se kishte pasur një romancë me bukuroshen në kohën që ishin jashtë. Sot që të dy janë jashtë shtëpisë së “BBV”, si i ka raportet Keisi me të? “Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristin por thjesht kaq. Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën…
Ushtarë, tanke dhe mjete të rënda luftarake, të grumbulluar të gjithë në një bazë ushtarake në veri të Kosovës. Ky është mesazhi që prej disa ditësh Beogradi u ka dërguar autoriteteve në Prishtinë, por edhe ndërkombëtarëve. Gjatë vizitës në bazë këtë të mërkurë, ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç, tha që, nëse qoftë edhe një serb vritet në Kosovë, atëherë do të ketë luftë.