Author: tirana

Policia e Kosovës thotë se nëpër mediave të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masive në orën 12:00 në Jug të Mitrovicës dhe me synim për marshim në veri të vendit. Policia fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm. “Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar…

Read More

Këtë të enjte, liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane do të mblidhen në Kishiniev të Moldavisë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian për të diskutuar një varg çështjesh që shqetësojnë kontinentin, mes të cilave edhe tensionet në veri të Kosovës. Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa një tjetër takim mendohet të jetë ai mes Macron dhe Vjosa Osmanit. Një ditë më parë, Borrell takoi në Bratislavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe u përpoq të organizonte…

Read More

Serbët në veri të Kosovës, edhe këtë të enjte do të vijojnë protestën e tyre. Protestat po mbahen në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Kërkesat e tyre janë që këta kryetarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës dje njoftoi se protesta ishte e qetë fillimisht por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale…

Read More

Këtë të enjte, mbi 30 mijë maturantë do të zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Testi nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Provimi do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë…

Read More

Këtë të enjte, moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës në bregdetin e Jugut, pasdite vranësirat do të zhvillohen duke u pasuar nga reshje në formën e stuhive dhe rrebeshe lokale. Temperaturat minimale do të luhaten 10-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 20 -22°C në veri , 23 -26°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Read More

Këtë të enjte, presidentja e Hungarisë, Katalin Novak do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë. Novak do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Bajram Begaj. Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:00 në Presidencë. Homologët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila do të nisë në orën 11:30. Nga ana tjetër, Novak ka edhe një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, në orën 13:00.

Read More

Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve. 1 qershori është një festë e madhe e dedikuar tërësisht buzëqeshjeve dhe lumturisë së vogëlushëve kudo në botë. Por nuk është vetëm një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Në fakt 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së…

Read More

Dashi Gjatë ditës së enjte, në këtë ditë yjet na këshillojnë të shohim përpara dhe t’i lëmë historitë që duket se nuk po shkojnë askund. Në punë ka shumë angazhime por nëse menaxhohen mirë mund të sjellin kënaqësi të madhe. Demi Të enjten ana juaj emocionale është intensive, por mbetet e fshehur. Dhe kur rishfaqet është shumë e parakohshme dhe nuk dini si ta mbani me ritmin e duhur. Është koha për të transformuar anën tuaj të fshehur dhe për ta nxjerrë atë hije në dritë. Binjakët Përfitoni nga dhurata juaj e madhe të enjten. Për të komunikuar dhe shprehur…

Read More

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Burrelit. Policia zbardhi detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Matin mëngjesin e kësaj të enjteje. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Bashkim Koçi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosor me armë zjarri shtetasin Akil Dedja.

Read More

Të gjithë e mbajmë mend “gjyqin” midis Mandi Nishtullës dhe Silva Gunbardhit për këngën e tyre të përbashkët “Të ka lali shpirt”. Kujt i përkasin të drejtat autoriale të kësaj këngë, ishte çështja që përfundoi deri në “Shihemi në Gjyq”. Ky gjyq u mbyll me Mandin që i puthi dorën Silvës, duke marrë një vëmendje mediatike të madhe. Pikërisht për përmasat që mori u vu në dyshim edhe vërtetësia e këtij konflikti. Pra realisht ekziston një çështje gjyqësore mes tyre apo ishte për “show”? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje së fundmi Aldor Nini themeluesi i “Acromax”, në emisionin “Ditë…

Read More

Milena Deraj, një 29-vjeçare nga Vlora, por me banim në Tiranë, ish-punonjëse në Bankën e Shqipërisë dhe në Kuvend, u përball me makthin e saj më të madh në jetë, pasi u përfshi në një skemë mashtrimi. Ajo mori 340 mijë euro për t’u mbyllur çështjen gjyqësore, një familje në Shkodër, që kërkonte të shpëtonte të afërmit e tyre, nga dënimi i përjetshëm. Ajo që e bën edhe më intriguese të gjithë vënien në skenë të mashtrimit, janë vetë personazhet e njohur të përfshirë në të, por edhe vetë historia se si Milena Deraj u përfshi në këtë ngjarje. Sipas…

Read More