Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet të ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet ai kërkon paqe në veriun e Kosovës. “Sfida vjen nga Serbia, një vend që ende duhet ta pranojë të kaluarën e tij”, tha Osmani për agjencinë e lajmeve Reuters. Ajo po merr pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinau të Moldavisë. “Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që e rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë, dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi që i bën Serbia ekzistencës së…
Author: tirana
Në Bresha të Italisë, dy shqiptarë janë përfshirë në një konflikt dhe për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital pasi është goditur me thikë. Viktima është Alfonso Kola, 33 vjeç. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali pas një debati pasditen e së mërkurës. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga thika. Ndërkohë, si autor i dyshuar për këtë ngjarje është vënë në pranga një tjetër shqiptar, Petrit Gega, 52 vjeç.
Një tubim është mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi në mbështetje të serbëve në veriun e Kosovës. Ata u mblodhën në fillim para një kishe, për të zhvilluar më pas një marshim në rrugët e Podgoricës. Protestuesit mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe kishin veshur bluza me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, “Rusi-Mali i Zi”, dhe kishte edhe disa me shkronjën “Z” dhe imazhin e Ratko Mlladiç e Vladimir Putin. Raportohet se tubimi ishte organizuar përmes rrjeteve sociale.
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka mbërritur në Tiranë. Ajo është pritur me vizitë zyrtare nga presidenti Bajram Begaj. Pas takimit që do të kenë kokë më kokë, dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, e cila pritet të nisë rreth orës 11:30.
Me rastin e 1 Qershorit, fëmijët kanë vizituar këtë të enjte bazën ajrore të Farkës. Të vegjëlve iu dha mundësia të shohin bazën ajrore, të prekin mjete e pajisje, të cilat përdoren në raste emergjencash dhe jo vetëm, të takojnë pilotët apo të zhvillojnë edhe fluturime të shkurtra me helikopterë. Ky aktivitet, përveçse është një mënyrë për të kënaqur fëmijët në ditën e tyre të festës, është edhe një mundësi promovimi për Forcat e Armatosura, për të frymëzuar brezin e ardhshëm të orientohen drejt FA. Aktivitete të tilla kanë si qëllim promovimin e aviacionit dhe të nxjerrin në pah profesionalizmin…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka uruar 1 qershorin të gjithë fëmijëve. Teksa ka publikuar një video duke luajtur me të birin në lisharëse, Veliaj shkruan: “Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve, të vegjël e të mëdhenj”. View this post on Instagram A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se pas bisedës së djeshme me kolonelin e trupave amerikane të KFOR-it dhe pas kërkesave të kësaj partie, misioni i NATO-s i ka dislokuar forcat e veta në pesë pika në qendër të Zveçanit. Për të kjo është bërë me qëllim që “të parandalohet hyrja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës” dhe “të mos ndodhë ndonjë incident”. Forcat e KFOR-it janë të pranishme në rrugët e Zveçanit që nga pasditja e djeshme, por nga KFOR-i nuk kanë konfirmuar se arsye për këtë është parandalimi i Policisë së Kosovës. Rakiq tha se pret…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar fëmijët për 1 qershorin. Në mesazhin e tij, Meta thekson se duhet që të kemi një Shqipëri të sigurt. “Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve shqiptarë. Ne duam një Shqipëri të mundësive për ta, të sigurt dhe të bekuar për të ardhmen e tyre”, shkruan Meta. 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.
Për shpërthimin e një sasie tritoli në një fasoneri në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë, Policia ka arrestuar dy persona. Në pranga ka rënë një 46 vjeçar dhe një adoleshent 16 vjeçar. Edmond Arapi i ka ofruar të miturit shumën prej 1 milionë lekësh për të vendosur lëndën eksplozive jashtë portës së fasonerisë në pronësi të shtetasit italian Roberto Bingaido. NJOFTIMI Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Explosion”. Identifikohen,…
Gertjana Hasalla, eksperte punësimi flet për arsyjet pse shqiptarët zgjedhin të largohen nga vendi dhe të punojnë jashtë nuk është vetëm paga, por edhe mungesa e kushteve dhe dinjitetit. Ajo tregoi se ka shumë punëtorë shqiptare që zgjedhin punësimin sezonal në vendet arabe, kryesisht në Katar ku pagat janë mbi 5 mijë euro. “Ka pasur shumë shqiptarë që kanë shkuar në Dubai ose Emirate por s’e di sa u përshtatet kultura e jetesës atje. Është një kulturë e mbyllur islamike në disa vende. Në varësi të punëve që kanë, p.sh kur ishte Kampionati Botëror në Katar, pagesat ishin shumë të…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se dhuna kundër paqeruajtësve të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë ishte “krejtësisht e papranueshme”. Përleshjet midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komunë në veri të Kosovës, lanë 30 ushtarë të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues, më 29 Maj. Trazirat në veri të Kosovës u intensifikuan prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në këtë zonë me shumicë serbe, më 26 Maj.
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një urim për të gjithë fëmijët, kjo për festën e tyre. Përmes një postimi në Facebook ai ndau një urim për vogëlushët. Por nuk është vetëm një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.