Në nisje të samitit të Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Kishinau të Moldavisë, Kosova dhe Serbia fajësuan njëra-tjetrën për situatën në veriun e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani tha se Serbia duhet të ndalojë menjëherë aktivitetet që synojnë destabilizimin e Kosovës për t’i dhënë fund dhunës në veri të vendit. Sipas saj, Serbia po mbështet aktivisht “strukturat ilegale” në Kosovë. “Tensionet u shkaktuan pasi presidenti serb Aleksander Vuçiç, po mbështet politikisht dhe po financon strukturat ilegale që janë kthyer në banda kriminale, të cilat sipas thesarit amerikan dhe Britanisë së Madhe janë organizata kriminale. Janë grupe ekstremisht të rrezikshme…
Author: tirana
Në konferencën me homologen nga Hungaria, presidenti Bajram Begaj ka komentuar edhe ligjin për rritjen e pagave, që prek edhe vetë atë. Begaj tha se ligji bëhet për të rregulluar piramidën e pagave, ndërsa theksoi se ende nuk e ka pëlqimin për përmbajtjen ligjit. “Presidenti në fakt zbaton kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ishte vendim i deputetëve. Ishte ligj i miratuar në parlament, me shumicë dhe konsensus. Ligji në fjalë bëhet për të rregulluar piramidën e pagave, në administratë dhe pagat e magjistratëve. Presidenti ka dhënë sipas Kushtetutës pëlqimin paraprak që ky ligj të hyjë në fuqi pas dekretimit.…
Me afrimin e sezonit veror, nisin edhe problemet në plazhet e vendit, kryesisht për vendosjen e shezlongëve. Në Shkodër ka degraduar në dhunë fizike, ku tre të rinj, njëri prej të cilëve është nën hetim dhe dy të tjerët në kërkim kanë ushtruar dhunë ndaj një 64-vjeçari. Sipas njoftimit të policisë, të rinjtë Z. M., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin S. H., 64 vjeç, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin…
Këtë të enjte, në një seancë që u priste lirimi, por që Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Por nga ana tjetër, shoku i tij, Pandeli Kokaveshi është liruar pasi Apeli i GJKKO-së vendosi për të masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Sipas avokatit Marsel Zhupa, klienti i tij ka bërë para një viti transplant zemre dhe nuk mund të qëndronte në paraburgim për shkak te nevojave specifike mjekësore. Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për korrupsion…
Në konferencën për shtyp të zhvilluar me presidentin Begaj në Tiranë, presidentja e Hungarisë, Katalin Novak i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të gjejnë rrugën e paqes. “Bashkë me Begaj jemi interesuar në depërshkallëzim dhe kemi parasysh paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit. Përpiqemi që ndërmjet dialogut të mbështesim paqen dhe integrimin e vendeve të rajonit. Kemi mbi 400 trupa në Kosovë në KFOR. Kanë qenë guximtarë, shpresojmë të mos ketë më një situatë të tillë, të qetësohet sa më shpejt dhe të gjejnë rrugën drejt një paqeje afatgjatë”, tha ajo. Në qendër të bisedës mes tyre ishte bashkëpunimi…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç thotë se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe ta njohë si shtet të pavarur. Plenkoviç tha se mes dy shteteve duhet të normalizohen marrëdhëniet. “E dyta është se ne jemi të vetëdijshëm për situatën delikate të ekuacionit përfundimtar të situatës së Kosovës. Mënyra se si unë e kuptova në shumë aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës është si vijon në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, dhe do ta përmbledh në tre fjalë; kërkim falje për agresionin e Millosheviçit, njohje, dhe pastaj normalizim. Me pak fjalë ky është qëndrimi që ne të…
Në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet këtë të enjte në Kishnjev të Moldavisë, kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç kjo për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës. Të pranishëm në takim ka qenë presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtarja serbe e Kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović. Ka qenë vetë Vuçiç që ka ndarë në fotot me Ramën. “Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i tërheqin, siç i quajti ai, “kryetarët e supozuar” nga komunat me shumicë serbe në veri, për t’i ulur tensionet që kanë shkaktuar dhunë. Duke folur pas mbërritjes në një samit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, Vuçiç tha se një hap i tillë do të ishte “lëvizja më e fuqishme” për zgjidhjen e krizës. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se nuk pret takime të lehta me udhëheqësit evropianë në Moldavi. “Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë paqen dhe…
Nga takimi me të rinjtë në Vlorë, Lulzim Basha ka folur për Sali Berishën dhe thotë se nuk është penduar për ditën kur përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. Madje ai ka ironizuar thirrjet e Berishës për “revolucionin paqësor” që për 6 muaj do rrëzonte Ramën. “Ku jemi sot? Ku e kemi sot revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Edi Ramën? Ku e kemi sot retorikën gjithë inflacion të shitjes së zgjedhjeve? Sepse derisa mora atë vendim, kjo retorikë nuk ekzistonte. Shpifjet dhe balta që hidhen sot ndaj meje, është e njëjta që hidhte Edi Rama kundër meje. Po…
Skena të rënda janë shënuar këtë të enjte në Vlorë nga Policia e Shtetit. Vajza e cila së bashku me të ëmën Tatiana Hoxhaj, hipi mbi tarracën e ndërtesës dy katëshe të planifikuar për t’u shembur nga IKMT në Vlorë, është shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë. Mësohet se në komisariat është shoqëruar edhe nëna për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, IKMT do të vijojnë punën për shembjen e ndërtesës së planifikuar për të lidhur rrugën me Lungomaren.
Këtë të enjte Lulzim Basha po zhvillon një takim me të rinjtë, në kuadër të turit të rikthimit të tij në PD. Ai u ka shprehur të rinjve se në Vlorë njerëzit s’janë të lirë të votojnë dhe zgjedhin vetëm ata që zgjidhen nga kryetari. “Këto 3-4 herë që kam pasur mundësi të shprehem pas heshtjes së gjatë, dhe e kam bërë me dije se çfarë do duhet bërë. Jemi në një Vlorë pa të reja, pa horizont, pa të rinj. Ka potencial shumë të madh, por nuk po mundet ta shpalosë nga mungesa e konkurrencës. Kjo vjen sepse njerëzit…
Zbulohet shkaku i vendosjes së tritolit në fasonerinë e një shtetasi italian në zonën e Freskut në Tiranë. Atij i ishte vendosur një gjobë prej 100 mijë eurosh nga Edmond Arapi nga Himara, i akuzuar me parë për plagosje. 46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë. Italiani nuk pranoi të paguante gjobën, ndërsa Edmond Arapi më pas organizoi vendosjen e tritolit. Arapi fillimisht kontaktoi një 16-vjeçar dhe i premtoi 1 milion lekë të vjetra për t’i vendosur tritolin fasonerisë së italianit. Pas vendosjes së tritolit autori 16-vjeçar dhe porositësi janë larguar për t’u fshehur, ku i…