Author: tirana

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshëm të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Për këtë…

Read More

Familjet shqiptare njihen për sakrificat dhe vështirësitë që kanë kaluar si pasojë e emigrimit. Shumë të rinj e të reja kanë ikur nga vendlindja për një të ardhme me të mirë jashtë shtetit. Disa me dokumentacion të rregullt, e disa të tjerë “pa letra”. E tillë është historia e gazetarit shqiptar, Isa Myzyraj, i cili ka emocionuar të gjithë me historinë e tij tepër prekëse. Ai ka takuar vëllain pas 24 vitesh, pasi ky i fundit ishte larguar nga Shqipëria drejt Anglisë që në moshën 12-vjeçare. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Isai ka ndarë emocionet e…

Read More

Më në fund Kim Kardashian ka zbuluar detajet e ndarjes së saj me Pete Davidson, pas një viti lidhjeje në dukje idilike. Ajo foli për mënyrën se si shkoi ndarja, duke thënë se ajo dhe Pete kishin komunikim të mirë. Me këtë rast, Kim po ashtu ka konfirmuar se aktualisht nuk është në një lidhje dhe se është krenare sesi ajo dhe Pete e kanë përballuar përfundimin e lidhjes. “Kemi pasur shumë biseda, kemi biseduar për këtë. Kështu që në fund doli që ne e vendosëm për më mirë”. Ajo shtoi: “Është padyshim e trishtueshme. Nëntë muaj janë një kohë…

Read More

Dy vëllezër janë arrestuar në Sarandë, ndërsa babai i tyre 58 vjeç punonjës policie është vënë nën hetim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të njërit prej të arrestuarve. 24-vjeçari ishte konstatuar duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 23-vjeçari Perikli Naçi, i cili është me masën “arrest në shtëpi”, ndodhej jashtë godinës kur është pikasur nga polici. Ai është afruar për ta arrestuar, por 23-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e dhunuar. Bëhet me dije se bashkë…

Read More

Lionel Messi do të ndryshojë skuadër pasi nuk ka pranuar që ta vazhdojë kontratën me Paris-Saint-Germain. Një rikthim i tij te Barcelona është njëri nga skenarët më të përfolur, por situata jo stabile në aspektin financiar e klubit katalanas ka bërë që të zbehen pritjet e tifozëve blaugranë për ta parë sërish ikonën e klubit duke luajtur në “Camp Nou”. Ofertat e mëdha nga Arabia Saudite nuk mungojnë dhe duket se atje do të jetë destinacioni i tij i ri pasi ka pak klube që mund t’ia ofrojnë pagën që ai kërkon, ndërsa Interi është njëra nga skuadrat më të…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ishte një ditë më parë e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel. Gjatë intervistës me Bieta Sulon, ajo foli për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri por edhe me çfarë po merret tani. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e njohur e ngacmoi paksa edhe për pagesat që merr për reklama tani që “Big Brother VIP” ka përfunduar. “Po nuk e them tani se më prish punë”, thotë Dea duke qeshur, ndërkohë Bieta i thotë: “Me sa zero, na thuaj zerot”. “Me tre zero”, i…

Read More

Presidendi i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në Tiranë homologën e tij hungareze, Katalin Novak. Pas takimit që patën në presidencë, Begaj e Novak dolën në konferencë për mediat, ku ndër të tjera Begaj u pyet edhe për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Presidenti tha se ngjarje të tilla nuk janë në shërbim të askujt dhe për më tepër pengojnë proceset integruese të Rajonit në BE. Ai shtoi se në këtë moment nevojitet një çtensionim i situatës dhe të tregohet maturi dhe durim. “Natyrisht që ngjarje të tilla nuk janë në shërbim të askujt. Nuk…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka hequr dorë nga vendimi që kryetarët e komunave veriore të ushtrojnë detyrat në objektet komunale, pavarësisht situatës së krijuar në veri. Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur atje janë legal dhe mandatin duhet të ushtrojnë në bazë të kompetencave të tyre. “Nuk duhet të ketë paralelizma në veri, nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele”, ka thënë ai para gazetarëve. Ndërsa lidhur me raportet me ShBA-të, Kurti ka thënë se ato janë të shkëlqyeshme mirëpo ka raste kur dallojnë në qasje, e cila sipas tij nuk është thelbësore.

Read More

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, është rikthyer sërish në vëmendje historia dramatike e familjes Vrenozi. Ka qenë 54-vjeçari Skënder Vrenozi, i cili nëpërmjet rrëfimit të tij dhe videove ekskluzive, tregon se ish-bashkëshortja e shantazhon dhe e provokon për të nxitur dhunë. “Jam baba i tre fëmijëve, të cilët as më duan dhe as më flasin pas ndarjes me nënën e tyre. Apeloj ndihmë pasi jeta ime ka qenë shumë e vështirë dhe vazhdon të jetë e tillë. Prej kohësh jetoj në qiell të hapur, pasi ish-gruaja më mori banesën me akuza dhune duke marr kështu urdhra mbrojtje…

Read More

1 Qershori shënon në mbarë botën Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ditë nuk është vetëm ditë festive, por njëherësh shërben për të sensibilizuar prindërit dhe fëmijët në lidhje me rëndësinë e përzgjedhjes së produkteve të sigurta për jetën dhe shëndetin e tyre. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) organizoi një aktivitet për rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve mbi rëndësinë e përzgjedhjes së produkteve për kujdesin e fëmijëve të tyre, si dhe lodrat që ata përdorin. Inspektorët e ISHMT u dhanë këshilla prindërve mbi mënyrat e përzgjedhjes së produkteve dhe lodrave për fëmijë. “Ky aktivitet që ne kemi organizuar ka…

Read More

Ditën e sotme, është finalizuar policor i koduar “Road Guard 60”. Është kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, ku është vënë në pranga një 37-vjeçar. Noftimi i policisë: “DVP Gjirokastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 60”. U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga…

Read More