Një automjet tip “Volkswagen” ka përfunduar në një kanal buzë rrugës në aksin Lushnjë- Rrogozhinë. Shoferi, Gledion Velcani, 30 vjeç, po udhëtonte së bashku bashkëshorten e tij në momentin e aksidentit. Mësohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Personat fatmirësisht shpëtuan pa dëmtime. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 15:48 të kësaj të mërkure në Ksamil. Një motor mbi të cilin dyshohet se udhëtonin dy minorenë është përplasur me një makinë. Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe duket sikur është skenë e ndonjë filmi. Nga video e publikuar nga JOQ, shikohet se motori ka qenë kundravajtje dhe është përplasur “kokë më kokë” me makinën dhe dy minoretë, të cilët ishin dhe pa kaskë mbrojtëse, kanë përfunduar mbi kofanon e mjetit.
Personi që shihni në foton e mësipërme është 46-vjeçari Edmond Arapi, i cili pagoi me 100 mijë lekë një 16-vjeçar për t’i vënë tritol fasonerisë së biznesmenit Roberto del Gaido i cili nuk pranoi t’i jepte 100 mijë euro. Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto del Gaido dhe kërcënuar disa herë që nëse nuk do t’a paguante, do të ishte i rrezikuar, por vetë italiani kishte refuzuar. Dyshohet se gjoba e majme të jetë vënë për shkak të ndonjë konflikti pune. I vetmi që ka folur përpara hetuesve në lidhje me sasinë e lëndës plasëse…
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp këtë të enjte bëri më dije se vendimi për reformën e pagave është shtyrë, dhe se nuk do të aplikohet as për muajin maj. “Miratuam tetë vendime të Këshillit të Ministrave por patën diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, pagat e të cilëve u miratuan që në prill, zbardhja e vendimeve merr një kohë më të gjatë. Kjo është edhe arsyeja që për të qenë më…
Ndonëse janë ndarë prej vitesh, Bora Zemanin dhe Vin Veli kanë treguar se dinë të jenë prindër shembullor pavarësisht raportit mes tyre. Në një intervistë të fundit, DJ është pyetur për raportin e tij aktual me moderatoren. “Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin”, tha ai për T7. Ndërsa i pyetur për të birin, Vin Veli tha se është gjithë kohës pranë tij. Dhe kur është larg Tiranës komunikon përmes telefonit. “Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë.…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai paralajmëroi se situata aktuale i pengon proceset e integrimit euroatlantik për të dyja vendeve. “Ne e mbështesim procesin e integrimit euroatlantik për Kosovën dhe Serbinë. Por, përshkallëzimi aktual më shumë i pengon sesa i ndihmon përpjekjet për të ecur në atë drejtim”, tha ai. “Ne kemi qenë shumë të qartë në shqetësimet tona për disa nga veprimet e fundit që janë ndërmarrë. Këtë ua kemi thënë drejtpërdrejt liderëve të përfshirë duke përfshirë kryeministrin…
Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë në qytetin suedez Eskilstuna, ku të paktën katër persona janë plagosur. Nxënësit e shkollës ishin në mesin e të plagosurve, megjithëse ata nuk ishin në shkollë në momentin e incidentit. Tre prej të plagosurve janë dërguar në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. “Ka pasur një përleshjeje mes disa personave. Nuk e dimë nëse ka dy ose më shumë banda personash të përfshirë, por bëhet fjalë për disa persona,” tha një zëdhënës i policisë.
Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit të GJKKO-së për të refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri për pushimin e çështjes ndaj tij. Përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme greke nënvizon se lënia në burg e Belerit nuk është në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor. Reagimi i plotë: Refuzimi i sotëm i ankesës së kryetarit të zgjedhur të Heimarrës, Freddy Beleris, kundër vazhdimit të paraburgimit të tij, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësues i zgjedhur i…
Kristi është shprehur nëpër intervista se kapitullin me Keisin e ka mbyllur, dhe se nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin. Mirëpo mbrëmjen e djeshme dyshja kanë qenë bashkë. Shkak u bë një event që i detyroi të qëndrojnë në të njëjtin ambient. Aty, Ronaldo Sharka ka mundur t’i filmojnë teksa qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit, edhe pse dallohet distanca mes tyre.
Pagat nga 0-50 mijë lekë nuk do të tatohen.Duke nisur nga 1 qershori tatimi mbi pagat do të përllogaritet me fasha të ndryshme. Nga këto ndryshime të punësuarit me pagë, nga 40-50 mijë lekë në muaj, nuk do të paguajnë tatim çka do të thotë se rreth 65 mijë individë do të jenë jashtë skemës së taksimit dhe të ardhurat që deri dje i paguanin në formën e taksave, do t’i kenë për konsum individual. Ata do të paguajnë vetëm kontributet shoqërore e shëndetësore dhe do të përfitojnë deri në 13 mijë lekë shtesë në pagë. Deri më tani pagat…
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin, mbi hapat që do të ndiqen me pronat e konfiskuara, si pasojë e tejkalimit të lejes së ndërtimit apo ato që janë ndërtuar pa leje. Varianti i miratuar në qeveri parashikon 4 programe administrimi, një prej të cilëve është shitja e tyre. Sipas vendimit, programi i shitjes përfshin ofrimin për blerje me vlerën e tregut, subjekteve që kanë të drejtën e parablerjes, ku përparësinë e ka pronari i truallit e më pas personat e tretë. Këtu bëjnë pjesë personat fizikë apo juridikë, të cilët kanë marrëveshje juridiko-civile në lidhje me objektin e konfiskuar, të…
Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas parashikimit të SHMU. Pritet të ketë kthjellime në pjesën e parë të ditës, ku gjatë pasdites do të ketë prezencë edhe të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht përgjatë ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Hera- herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë në drejtimin veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët i…