Author: tirana

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak gjatë vizitës në Tiranë, ka mbajtur një fjalim të veçantë edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo u shpreh se është parë sa pak duhet për të rritur tensionet dhe situata të kalojë në nivel lufte. Novak theksoi se është e rëndësishme të ruhet stabiliteti dhe siguria e vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Kam ardhur në Shqipëri në një kohë kritike. Europa po përballet me vështirësi. Në radhë të parë, lufta në Ukrainë dhe pasojat e kësaj lufte. Në radhë të dytë Ballkani perëndimor, stabiliteti. Dhe së treti rritja e vazhdueshme e imigracionit ilegal, Së katërti sfidat…

Read More

Deputeti i PD-së Myslim Murrizi është shprehur se Tom Doshi ka marrë 114 këshilltarë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa komentoi një foto ku ky i fundit shihet krah socialistëve. Në një intervistë për Euronews Albania, Murrizi theksoi se Doshi në Shkodër është ‘baba’ pastaj vijnë të tjerët. Më tej nënvizoi se Doshi ka pasur gjithmonë një mandat deri sa ambasadorja amerikane Yuri Kim, filloi luftën me të. “Për mua dorëheqjet janë të stisura. Ka marrë 114 këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Atje është baba, pastaj vjen PS më pas PD. Tom Doshi ka që 18 vjet në politikë. Ai ka…

Read More

Cristiano Ronaldo e mbylli vitin pa asnjë trofe, ndërsa skuadra e tij renditet në vend të dytë, me pesë pikë më pak se sa fituesit e kampionatit Al Itihad. Që në nisje, 38 vjeçari përjetoi zhgënjim. Skuadra e tij u mund në Superkupën e Arabisë Saudite nga Al Ittihad disa ditë pas mbërritjes, ndërsa më vonë u mposht nga Al Uehda në Kupën e Mbretit. Për më tepër që ekipi i portugezit kurrë nuk ka qenë në pozita të mira për të arritur kryesuesit e kampionatit. Në pesë muajt e tij në Arabinë Saudite, Ronaldo ka shënuar 14 gola. Në…

Read More

Babë e bir në Tiranë kanë janë arrestuar pasi shisnin në rrjete sociale monedha floriri. Në pranga kanë rënë Kadri Forgali, 65 vjeç, dhe Klevis Forgali, 35 vjeç. Në kuadër të operacionit “Gold coins”, u sekuestruan 467 monedha floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve. Disa prej monedha dyshohet se janë të vjedhura. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Kreu i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi foli për mediat ku tha se e ka ende të paqartë nëse do të qëndrojë brenda zyrës. Ai tha se ka mbi 60 orë që është brenda zyrës ndërkohë që jashtë serbët kanë organizuar protesta të dhunshme. Nga ana tjrtër, Hetemi tha se po ushqehet si të jetë në hotel, ndërsa tha se policia u sjell ushqimin sa herë që ndërrojnë turnet. “Kurrë më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet…

Read More

Qendra e Artit “Agimi” është hapësira më e re e artit në Tiranë. Kinemaja, ndër më të vjetrat në Tiranë, është rijetësuar falë ndërhyrjes së Agjencisë së Industrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës dhe do të shërbejë jo vetëm për shfaqjen e filmave, në mbështetje të kineastëve shqiptarë, por do të mirëpresë edhe aktivitete e ngjarje të tjera kulturore. Në ceremoninë hapëse të kinemasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur që kjo qendër e re arti i shtohet kryeqytetit dhe shtoi se, ashtu si bibliotekat, edhe kinematë po kthehen në hapësira multifunksionale. Ai nënvizoi se…

Read More

Prej 30 vitesh, banorët e Bashkisë së Pustecit, përfshi edhe 9 fshatrat e saj nuk kanë një farmaci në zonën e tyre. Kjo mungesë bëhet akoma më problematike, pasi shumica e popullatës në këtë bashki janë të moshës së tretë dhe ilaçet i kanë pjesë të përditshmërisë së tyre. Edhe vetë bashkia e Pustecit duket se ka dështuar të plotësojë këtë mangësi për territorin e saj. Kryetari i bashkisë së Pustecit shprehet se janë bërë përpjekje për të patur të paktën një farmaci në qendër të bashkisë, por deri tani nuk është bërë asgjë konkrete. Sakaq nevoja për një farmaci…

Read More

Këtë të enjte, dhjetëra qytetarë janë përgjigjur thirrjes për protestë tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pavarësisht thirrjeve të institucioneve të Kosovës për të mos e bërë këtë. Thirrja për protestë është bërë përmes rrjeteve sociale dhe Policia e Kosovës ka deklaruar se e njëjta po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta. Në një prej thirrjeve për manifestim shkruhet se shqiptarët duhet të grumbullohen në Urën e Ibrit, me flamuj, sende të forta dhe mundësisht të jenë të gatshëm të përleshen me çdo serb që iu del përpara.

Read More

Armaldo Kllogjeri ose si eshte quajtur ndryshe, Maestro ka qenë i ftuar së fundmi tek “E Diell”, ku ka treguar shumë të pathëna rreth marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë dhe shumë të pathëna. Efi apo Olta kush ta ka bërë 8 me 2? “Asnjë, vetëm Olta në një moment donte të më bënte 8 me 2, po e shkëputëm hatërmbetjen dhe kemi një marrëdhë shumë miqësore”., tha Armaldo.

Read More

Keisi Medini dhe Krist Dragot u njohën brenda “Big Brother VIP Albania”, u pëlqyen, lidhën e më pas u ndanë po aty. Pas përfundimit të eksperiencës, këngëtarja u shpreh se do e priste mirëpo mesa duket ndryshoi mendje rrugës. Edhe Kristi ka bërë deklarata të ndryshme, që nga fakti se s’do kthehen më bashkë dhe e ka mbyllur atë kapitull me Keisin. E kur menduam se mes tyre çdo gjë mori fund, dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shfaqen bashkë. Shkak u bë një event që i detyroi të qëndrojnë në të njëjtin ambient. Aty, Ronaldo Sharka…

Read More

Një tjetër dorëheqje në radhët e grupit të Rithemelimit të Sali Berishës. Shyqyri Dura, kryetari i PD-së së Rithemelimit në Berat njoftoi mbrëmjen e djeshme dorëheqjen pas disfatës në 14 Maj. Me këtë vendim, ai shprehet se i hap rrugën riorganizimit dhe forcimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Read More

Kryeministri Rama ka postuar një video të shkurtër nga Moldavia, aty ku po merr pjesë në Komunitetin Politik Europian. Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike. Ai është në tavolinë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe kryeministrin e Slovenisë. “Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen…

Read More