Author: tirana

“Berisha mund të çlirojë PD me tërheqjen e tij”. Kështu tha kryetarja e njësisë 2 e PD, Mirlinda Çollaku, e cila u shpreh se Berisha duhet të hapë garën për të tjerë, jo për veten. Në një intervistë për Report TV në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku tha se nuk ka funksionuar aspak heshtja e demokratëve për të mos përçarë PD. “Për vendimmarrjen se çfarë rruge duhet të eci PD, në bindjen time jemi shumë të vonuar. Gjatë këtij 1 viti e gjysmë, problematika ka qenë mungesa e theksuar e lidershipit për të bërë akte konkrete mbi…

Read More

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë nisur pushimet pas një sezoni të gjatë televiziv. Ka qenë vetë Arbana që ka postuar disa foto ku tregon se i kishte pritur shumë këto ditë relaksi. “Duken si pushime pas një viti jetë”, shkruan Arbana krah fotove duke pozuar me rrobabanjo e herë të tjera e veshur me shumë stil, me këmishë e kapele. Çifti ndodhet në Mykonos të Greqisë, ishullin e famshëm që frekuentohet edhe nga VIP-at botërorë.

Read More

Të njohur për inteligjencën, aftësitë e komunikimit dhe sharmin e tyre, Binjakët shpesh përdorin tiparet e tyre për të manipuluar. Janë disa arsye pse Binjakët konsiderohen si shenjë manipuluese e zodiakut. Ata janë të dyfishtë Të njohur për natyrën e tyre dyfishe, binjakët mund të jenë jashtëzakonisht të sjellshëm, por edhe dinakë dhe mashtrues. Asnjëherë nuk jeni të sigurt se me cilin version të një Binjaku po flisni, gjë që shpesh krijon siklet dhe mosbesim. Ata manipulojnë fjalët Mjeshtrit e komunikimit janë manipulues shumë të aftë. Binjakët i zgjedhin mirë fjalët dhe kështu ngjallin disa emocione për të arritur qëllimet…

Read More

Nëse zgjidhni që të dhuroni një tufë me lule, atëherë kini kujdes që të zgjidhni të duhurat në mënyrë që buqeta të ketë kuptimin që doni të përcillni. Aster Kjo lule e bukur emri i të cilës vjen nga greqishtja dhe do të thotë “yll”, për shkak të formës rrezatuese, është një garanci e vërtetë e besnikërisë. Ajo shpreh ndjenjën e dashurisë së butë dhe të sigurt, por edhe shumë intensive. Një dhuratë ideale për çiftet që kanë një kohë të gjatë bashkë.

Read More

I vrazhdë, cinik, por realist i mprehtë, me aftësinë për të distancuar të paktët nga kostoja politike dhe nga vetë ngjarjet, ministri kryesor i Qeverive të PASOK-ut dhe figura emblematike e postkolonializmit, Theodoros Pangalos, arriti të rrëmbejë në komentet e tij rrëqethëse atmosfera politike e një epoke të tërë, bashkë me tekstet e këqija të realitetit modern grek. Theodoros Pangalos “i hapur” rezervoi të drejtën e kritikave të ashpra, por edhe të mosmiratimeve masive, nga të cilat dukej se nuk e shqetësonte veçanërisht, për të mbrojtur argumentet e tij, por edhe mënyrën e tij personale të shikimit të politikës dhe…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës. “Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgedhje. Osmani e konfirmoi se Macron dhe Scholz kërkuan që Kosova të gjejë mënyra për të mbajtur zgjedhje të reja në veri dhe që serbët të marrin pjesë në…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, ka zbuluar se është një lidhje dashurie. E ftuar si opinioniste në emisionin e “Për’puthen”, ajo tregoi se ka gjetur partnerin ideal. “Jam me dikë që është shumë i urtë, është shumë i dashur dhe më fal atë qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara. Po bashkëjetoj më dikë. Kemi shumë kohë që njihemi, kemi qenë shumë shokë më përpara dhe që po bashkëjetojmë kemi vetëm tre muaj”, tha Mikela Pupa. Kjo e fundit shtoi se partneri i saj nuk është personazh i njohur i ekranit dhe preferoi që të…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të evitojnë kalimet në territorin e shtetit serb. Përmes një njoftimi zyrtar, qeveria e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e saj që të shfrytëzojnë rrugët alternative. “MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Read More

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në Kamëz dhe kërkoi ripërsëritjen e tyre. KAS ka marrë sot në shqyrtim këtë kërkesë dhe vendosi të hapë disa kuti. Aktualisht ka nisur rinumërimi i kutive për të parë nëse përputhet rezultati i zgjedhjeve. Pas përfundimit të rinumërimit, KAS do të publikojë rezultatin përfundimtar.

Read More

Një nënë që nuk ka reshtur kurrë së kërkuari të birin e humbur, ndërsa lotët nuk i janë tharë, pas humbjes nga kjo jetë të djalit tjetër. ‘ Renato Qerimi, 49-vjeçari nga Skrapari doli nga shtëpia për të gjetur punë dhe nuk u kthye më kurrë. Një nga informacionet më të rëndësishme që ka mbërritur në program duke ndezur një dritë jeshile për fatin e Renato Qerimit është një telefonatë e papritur nga Greqia nga një emigrant shqiptad. Sipas kësaj dëshmie dyshohet për një vendndodhje të mundshme të Renatos në një ishull grek. Shtetasi shqiptar pretendon se e njeh prej…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e cila sqaroi pse rritja e pagave nuk do të miratohet as për muajin maj. Duke e konsideruar një maskaradë dhe tallje me ligjin e administratën, ai shtoi se Ibrahimajn nuk do ta pranonin as për mësuese matematike, jo më për ministre të Financave. “Maskaradë! Çfarë tallje me ligjin dhe administratën! Rritja e pagës është miratuar me vendim Kuvendi por Qeveria nuk e shpërndan se nuk ka gati përllogaritjet! Ibrahimaj as për mësuese matematike nuk do ta pranonin, jo për Ministre…

Read More

Në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për sinjalizimin e praktikave korruptive në sektorin publik dhe prova, si dhe për mbrojtjen e sinjalizuesve. Sipas ligjit, çdo institucion publik me më shumë se 80 të punësuar dhe çdo subjekt privat me mbi 100 të punësuar, ka detyrimin për të krijuar një njësi përgjegjëse për sinjalizimin e korrupsionit. Në zbatim të ligjit, deri në fund të vitit 2022, sipas të dhënave zyrtare të ILDKPKI, janë ngritur 199 njësi përgjegjëse në sektorin publik dhe 565 njësi në sektorin privat. Këto njësi sinjalizimi të korrupsionit përbëhen kryesisht nga një punonjës. Të paktën 764…

Read More