Endi Demneri fitoi mbrëmjen e së enjtes kurorën e “Miss Universe Albania 2023”. Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve”. 24-vjeçarja e cila ka vite që është pjesë e botës së modelingut dhe e diplomuar në Art Design, mundi konkurencën e dy vajzave të tjera që zunë vendin e dytë dhe të tretë. Kurorën e “Miss Universe Kosova 2023” e fitoi Abesa Rrahmani. Spektakli i madh I bukurise ishte një show i vërtete me shumë surpriza dhe të ftuar VIP që e bënë edhe më të paharruar këtë mbrëmje të vecantë të bukurisë…
Author: tirana
Në Mal të Zi kanë mbetur edhe disa ditë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 15 parti politike, koalicione dhe aleanca do të konkurrojnë për 81 vende në parlamentin republikan. Ajo që të bie në sy është fushata e qetë, pa tensione politike, pa tubime të mëdha në ambiente të hapura, pa pllakata dhe bilborde. Analistë të situatave politike thonë, se “opinioni në Mal të Zi tashmë është ngopur me tema të rënda politike, orientimi i politikanëve ndaj temave ekonomike dhe rekomandimeve për rritjen e standardit të qytetarëve dhe arsyeja e tretë e mosinteresimit të opinionit për zgjedhje është dhe…
Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vazhdojnë edhe këtë të premte. Kurse sot Kuvendi i Republikës së Kosovës do të përfshihet në debate. Ky debat vjen pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët lokal po protestojnë ndaj vendosjes së kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri. Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri. Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën: 1-Zgjedhje të reja tani.2-Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to.3-Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me…
Vetëm 17 për qind e atyre që iu përgjigjën pyetjes në artikull ishin në gjendje t’u përgjigjen saktë të gjithave. Pjesa tjetër prej 87 për qind e pjesëmarrësve në eksperiment dështoi në test. PËRGJIGJE TË MUNDSHME QË JEPEN: Nëse përgjigja juaj është e tillë, për fat të keq është e gabuar. Por, cilat janë përgjigjet e sakta?
Mëngjesin e kësaj të premteje kryeministri Edi Rama e ka nisur me lajmin se spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, është një tjetër investim i ri që hap dyert pas pak ditësh. “MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme, një tjetër investim i ri, që hap dyert pas pak ditësh, duke rritur standardin e kujdesit shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Këtë të premte, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin Shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperature relativisht të larta gjatë orëve të paradites. Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin. Era do fryjë me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim…
Dashi Tani ju mund të merrni me të vërtetë zhytjen që keni qenë duke u përpjekur të bëni për një kohë të gjatë. Takime të mundshme të rëndësishme gjatë një lëvizjeje. Së shpejti Venusi do të fillojë një tranzit që do të zgjasë shumë muaj. Demi Të premten nëse jeni në një lidhje të veçantë, nyjet do të kthehen në shtëpi për t’u ngritur. Në përgjithësi, të gjitha marrëdhëniet e dashurisë kanë kaluar një fazë rishikimi prej disa kohësh. Binjakët Vetëm ata që prej disa kohësh jetojnë në një marrëdhënie të trazuar do të duhet të marrin një vendim. Për…
Presidenti i SHBA Joe Biden u pengua dhe u rrëzua teksa shpërndante diplomat në një ceremoni diplomimi për Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA në Kolorado të enjten. Biden, i cili është presidenti më i vjetër në detyrë i vendit në moshën 80-vjeçare, u pa duke u ndihmuar nga zyrtarët e Forcave Ajrore. Presidenti kishte qëndruar në këmbë për rreth një orë e gjysmë për të shtrënguar duart me secilin prej 921 kadetëve të diplomuar. Drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë tha se “ai është mirë”.
Takimi mjaft i përzemërt i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Georgia Meloni, u bë virale në rrjet. Pjesë nga intervista: Fevziu: Ju pashë sot në një postim viral që puthinit, një puthje kështu e fortë kryeministren e Italisë, Georgia Melonin, ja shife ooop (komenton videon). Rama: Po ku e pe ti përshembull? Fevziu: Ja e kam para syve. Rama: Po si e konstaton në atë distancë që është një puthje e fortë? Fevziu: Mua te puthjet nuk më kanë lënë sytë akoma. Rama: Kjo tregon që po plakesh
Kryeminitri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të bëra një ditë më parë nga ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në Facebook, theksonte se Shefja e Shërbimit Sekret Shqiptar, Vlora Hyseni ka udhëtuar drejt Beogradit, duke vënë në rrezik sigurinë e Kosvës. I pyetur në lidhje me këto akuza në emisionin “Opinion”, Rama tha se kjo është si të hedhë një budalla një gur në lumë, duke hedhur kategorikisht poshtë deklarata e ish-kreminsitrit. Sipas Ramës Berisha mendon se mund të përfitojë nga situata në Kosovë. Pjesë nga intervista: Fevziu: Shefja e Shrbimit Sekret Shqiptar a…
Situata në Kosovë është tensionuar që prej datës 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb. Ditën e djeshme dhe të sotme, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar takime në Bratislavë dhe Moldavi. Kryeministri i vendit, Edi Rama tha në “Opinion” se është takuar me Kurtin dhe Osmanin, por nuk kanë pasur…
Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 14 maji erdhi si pasojë e mungesës së ofertës së opozitës dhe luftës brenda PD. Ai u shpreh se për sa kohë që opozita nuk nxjerr alternativë, fytyra të reja dhe nuk riorganizohet, situata nuk mund të ndryshojë. Sula ka shtuar se krerët e opozitës, referuar Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, kanë kohë deri në shtator që të reflektojnë mbi atë se çfarë ka ndodhur, ndryshe ai deklaron se kryeministri Edi Rama dhe PS i kanë të fituara zgjedhjet në vijim. “Gjynahet më të mëdha në këtë Shqipëri…