Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në Moldavi. Osmani shkruan se me Sunakun ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë të Kosovës me Britaninë e Madhe. “Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani në Twitter. Osmani në Moldavi ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, përfaqësuesin e lartë për politikë…

Read More

Në prangat e Policisë ka rënë një 35-vjeçar, pasi dy ditë më parë aksidentoi një 38-vjeçar i cili për pasojë ndërroi jetë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ndodhi më 31 maj në aksin rrugor Fushë Mamurras-Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, ku shtetasi A.C 38 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Ai është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë. “Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me…

Read More

Ministria e Brendshme reagoi sot pas rastit të transmetuar mbrëmjen e kaluar në media, për të cilin Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vepruan menjëherë. “Ministria e Brendshme falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e punonjësit të policisë që abuzonte me detyrën. Ky punonjës është arrestuar nga AMP e do të përballet me drejtësinë për të marrë ndëshkimin sipas ligjit”, thuhet në një njoftim për shtyp. Ministria e Brendshme inkurajoi investigime të tilla gazetareske, por edhe referimin e qytetarëve për punonjës të Policisë së Shtetit që kryejnë shkelje ligjore apo etike gjatë ushtrimit të detyrës. “Vijimësisht jemi të…

Read More

Do të ketë një bashkim të PD-së, në një kohë që përçarja u pa që i dëmtoi edhe më shumë në zgjedhjet lokale të 14 Majit? Deputeti Flamur Hoxha thotë se formula e bashkimit të grupimeve në PD mund të nisë me përcaktimin e një drejtimi kolegjial nga të dyja palët, por ai drejton gishtin edhe nga grupi i “Rithemelimit” nga të cilët kërkon të ngrenë zërin ndaj përgjegjësit për humbjen e 14 majit. “Ashtu siç ngritëm ne zërin në 6 mars, ashtu duhet të ngrenë zërin edhe ata të kampit tjetër të lexojnë realitetin, PD s’ka nevojë për kryetar,…

Read More

Këtë të premte, Flamur Noka është paraqitur sërish në SPAK. Deputet i PD-së dhe pjesë e grupit të Rithemelimit, ai është thirrur nga SPAK në cilësinë e deklaruesit për kallëzimin që ka bërë për zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 Maj. Kjo ështe hera e dytë brenda pak ditësh që Noka është thirrur në SPAK për të njëjten çështje. Noka tha për mediat se ishte thirrur për kallëzimin që kishte bërë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufit, për të cilën thotë se ka shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët për votën. Nga ana tjetër, Noka tha se është thirrur edhe për…

Read More

Policia e Lezhës ka gjetur një arsenal armësh, dhe në pranga ka rënë Q.A, 66 vjeç. Ai prodhonte mina me telekomandë, siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale. Për pasojë është vënë në prangat e policisë, e ndërsa hetimet vijojnë për të mësuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Në momentin e arrestimit, policia ka gjetur 3 mina me telekomandë, 2 armë zjarri, 40 kallëpe tritoli, 45 kapsolla detonatore, 45 krehra me fishekë dhe rreth 2 200 fishekë luftarak. Njoftimi…

Read More

Në Firence të Italisë, është ndërprerë për të ardhmen vlerësimi i rezidencave në qendër të qytetit në kuadër të aplikacionit për qira afatshkurtër të akomodimit, i cili në përgjithësi është i destinuar për turistët. Kryebashkiaku i Firences, Dario Nardella tha në një deklaratë se qiratë afatshkurtra në rezidencat në qendrën e qytetit historik të Firences, të cilat janë caktuar si zonë e veçantë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do të ndalen tani e tutje. Thuhet se 8500 shtëpi përdoren aktualisht në këtë mënyrë në qendrën historike të qytetit të Firences. Nga ana tjetër,…

Read More

Këtë të premte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin kryetarëve fitues në zgjedhjet lokale të 14 Majit për bashkinë e Lezhës, Tiranës, Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Krujës. Celibashi dha mandatin për Erion Veliajn që do të drejtojë dhe për 4 vite Tiranën, në mandatin e 3-të të tij, Emirjana Sakon në Durrës, Pjerin Ndreun e Lezhës, Sotiraq Filon në Korçë, Ermal Dredhën në Vlorë dhe për kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushin. Në mbledhjen e sotme KQZ shpërndau mandatet edhe për këshillat bashkiakë në Durrës, Krujë, Pukë, Përmet Gjirokastër, Memaliaj e Dibër.

Read More

Bashkia e Tiranës, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, ka akorduar 100 mijë euro ndihmë për Rajonin e Emilia Romagnas në Itali, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive të javëve të fundit. Reshjet masive të muajit maj 2023 në rajonin e Emilia Romagna, Itali, kanë shkaktuar fatkeqësi natyrore me pasoja të rënda. Situata e krijuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në një kohë të shkurtër, duke nxjerrë nga shtrati lumenjtë që kalojnë në këtë rajon, ka sjelle si pasojë dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve, shtëpi private, kryesisht në komunat Forli,…

Read More

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, sepse pas një sherri ai goditi me thikë vëllain e tij. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit, teksa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë dhe ndihmën e parë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet perës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u…

Read More

Vijojnë protestat në veri të Kosovës. Këtë të premte në orën 12:00 është paralajmëruar se do të mbahet protestë edhe në Graçanicë. Në rrjetet sociale qytetarët janë ftuar në një protestë paqësore pikërisht në mesditë, me qëllim që t’i “përkrahin serbët që po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”. Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviç, ka thënë se organizatorët kanë raportuar për mbajtjen e protestës në këtë komunë në përputhje me rregullat në fuqi dhe se policia do ta sigurojë mbarëvajtjen e tubimit.

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin Shkëlzen Gjonaj, i cili u filmua një ditë më parë duke vjedhur para në një makinë, si dhe duke rrahur një të ri në një lokal. Njoftimi i plotë Prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për Shkëlzen Gjonajn, me detyrë specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër, pasi u filmua duke vjedhur para në një makinë si dhe duke rrahur një të ri në një lokal. Urdhërndalimi ndaj 50-vjeçari është nxjerrë për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Kanosje”, në dëm të shtetasve…

Read More