Author: tirana

Punonjësit holandezë dhe punëdhënësit e tyre paguajnë një kontribut në fondet private të pensioneve që u garantojnë atyre një shumë të saktë pensioni. Një sistem i tillë, së bashku me fondin shtetëror të pensioneve, u garantonte punonjësve një pension që ishte vetëm pak më pak se paga e tyre, por vitet e fundit ky sistem u përball me vështirësi, sepse normat e interesit dhe kontributet ishin shumë të ulëta për të mbajtur pensionet në përputhje me inflacionin. Situata u ndërlikua më tej nga përkeqësimi i raportit aktive-detyrime të fondit, duke nxitur një debat midis pensionistëve dhe punonjësve për të drejtat…

Read More

Euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët historik duke thyer gjatë javës së fundit çdo ditë rekordin negativ. Banka e Shqipërisë raportoi pak më parë se një euro u ble sot me mesatarisht 108.73 lekë dhe u shit mesatarisht me 109.07 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj. Euro është në rënie te lirë prej disa muajsh, gjë e cila u përshpejtua gjatë fushatës zgjedhore. Dy ditë më parë euro ra nën 110 lekë dhe tashmë duket se ai ishte kufiri psikologjik dhe tani rënie vijon nga…

Read More

UEFA kërkon të përjashtojë Juventusin nga Kupat e Europës. Finalja e Europa League bëri bashkë presidentin e federatës italiane, Gabriele Gravina dhe kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Në bashkëbisedimin e gjatë që dy krerët bënë me njëri-tjetrin mësohet se një nga temat që u diskutua ishte dhe dënimi i Juventusit. Sipas presidentit të UEFA-s, ndëshkimi për klubin bardhezi nga Federata, nuk ishte i duhuri për ngjarjet që përfshijnë fitimet kapitale dhe manovrat e pagave. Sipas mediave italiane, kreu i UEFA-s ka qenë i pakënaqur me dënimin që Juventus mori nga Federata italiane dhe ka diskutuar gjatë me Gravinan. Nga Nion…

Read More

Harry dhe Meghan i kanë thënë lamtumirë angazhimeve mbretërore, por megjithatë kanë fituar titullin Mbret dhe Mbretëreshë… në një tjetër Mbretëri, atë të Google. Duka dhe Dukesha e Sussex janë mbretërit më të kërkuar në Google, me Markle në krye dhe princin pas saj. Në këtë mënyrë përsa i përket interesit të përdoruesve të internetit, ata kurorëzohen në këtë fron. Sipas sondazhit të portalit BonusInsider, historitë e Megan dhe Harry gjatë vitit të kaluar kanë ngjallur interes dhe kuriozitet, që nga botimi i librit “Spare” deri te lajmet për ndjekjen e supozuar. Është dukesha e Sussex-it që ngjall kureshtjen më…

Read More

Pas 1 viti e gjysmë në qeli, ish ministri i Brendshëm, Samir Tahiri është liruar nga burgu. Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi është marrë ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja Matilda Fetahu. Tahiri është liruar për shkak se bashkëshortja e tij është sëmurë dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët, duke ia kaluar në kujdestari ish-ministrit. Vendimi Referuar dokumentit të sjellë nga gazetari Armand Bajrami, ndonëse në “arrest shtëpie”, Tahirit i lejohet që të dalë nga shtëpia, për plotësimin e nevojave familjare, por vetëm pasi Shërbimi i Provës të jetë…

Read More

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla këtë të premte ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit. Ai ka qëndruar sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Ndërkohë, pas këtij takimi, ai ka postuar një status në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar me disa foto, ku ndër të tjera ka shkruar se, sovraniteti është i patjetërsueshëm. “Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur…

Read More

Manchester United dhe Chelsea po përgatiten për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh. “Djajtë e kuq” synojnë të sjellin në “Old Trafford” mesfushorin Mason Mount, i cili kushton rreth 70 milionë euro. Për të zbutur sadopak këtë shumë, Manchester United do të ofrojë në shkëmbim mbrojtësin Harry Maguire. Ky i fundit do të lërë “Djajtë e Kuq”, pasi nuk aktivizohet më nga trajneri Erik ten Hag, ndaj dhe ka pranuar të jetë pjesë e marrëveshjes. Të dy lojtarët, Maguire dhe Mount, janë pjesë e kombëtares angleze. Për momentin Chelsea nuk ka dhënë një përgjigje nëse e pranon këtë shkëmbim, duke qenë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur në seancën e Kuvendit, tha se veprimet e qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen krye më vete pa bashkërendim me aleatët. Për të mbajtja e procesit zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, erdhi për shkak të gabimeve të Kurtit, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave nga targa KM në RKS që çoi në dorëheqjen e punonjësve serbë nga institucionet e Kosovës.

Read More

Dy deputetë demokrat, Flamur Hoxha dhe Lefter Gështenja hodhën idenë e një drejtimi kolegjial për Partisë Demokratike, si në mënyrë e bashkimit të partisë, por Sali Berisha është kategorikisht kundër. “Idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim. Idetë e saj i konsideroj shkatërrimtare për opozitën. Unë di që drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë. Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite. Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot është skenari i shkatërrimi i…

Read More

Maks haxhia, avokat i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit thotë se gruaja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur. ndaj dhe Tahiri do të lirohet me kusht dhe do të ketë kontakt telefonik me shërbimin e provës. “Gruaja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat nuk i shërben dot fëmijëve. Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret. Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës, plotësimi e nevojave familjare. Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt telefonik.…

Read More

Sali Berisha thotë se ish-ministri Saimir Tahiri është liruar me urdhër të Edi Ramës. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri Berisha tha se Tahiri e ka kërcënuar Ramën se nëse do të dalë tani nga qelia, atëherë do të zbërthejë lidhjet e krimit që ka, sipas tij Olsi Rama dhe kryeministri me bandat nga Meksika gjer në Afrikën e Jugut. “Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.…

Read More

SPAK ka konfiskuar pasuritë e Raul Zenunaj, i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Zenunaj rezulton se është duke vuajtur dënimin në një burg të Italisë, ku është ndaluar në 13 shkurt 2019. Në 4 gusht të vitit 2020, ai ishte bërë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Zenunaj është arrestuar si pjesë e një grupi me 36 persona të tjerë, të cilët janë dënuar për trafikimin e 8 tonë e gjysmë kanabis, 10 kilogramë kokainë e heroinë, si dhe armë e municione drejt Italisë. PASURITË E KONFISKUARA: 1) Pasurisë së llojit “Njësi” me sipërfaqe totale 70 m²,…

Read More