Author: tirana

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk mund të ketë një armëpushim për luftën në Ukrainë, nëse nuk është pjesë e një marrëveshjeje për paqe “të drejtë dhe afatgjatë”, ku përfshihet tërheqja e ushtrisë ruse. Sipas sekretarit amerikan të shtetit, nëse Rusisë do t’i lejohej të mbante territorin e pushtuar ukrainas, kjo do të jepte një mesazh të gabuar për Moskën dhe për të gjithë agresorët e tjerë në të ardhmen. Sekretari Blinken tha se “një armëpushim që thjesht do të ngrinte vijat aktuale” të frontit dhe do t’i lejonte Presidentit rus Vladimir Putin “të konsolidonte…

Read More

Gratë po fitojnë terren gradualisht në fushën e biznesit. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2022, 31.2 për qind e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në Shqipëri drejtohen nga gratë, me një rritje të lehtë me 0.1 për qind krahasuar me një vit më parë. Pra e thëne ndryshe, 39.074 ndërmarrje kanë në krye një administratore grua. Nëse do ti kategorizojmë sipas numri të të punësuarve, ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar. E përkthyer në shifra, 34.816 ndërmarrje kanë 1-4 punonjës, 2.109 ndërmarrje kanë 5-9 punonjës, 1660 kanë 10 -49 të punësuar dhe…

Read More

Rreth një javë më parë, PDIU dorëzoi kërkesën ankimore në KAS për rezultatet e Këshillit Bashkiak në Librazhd, duke pretenduar se është cenuar procesi zgjedhor i 14 majit. Mirëpo, PDIU është tërhequr dhe ka kërkuar nga KAS pushimin e çështjes. Sipas këtij subjekti politik, në Librazhd ishin vërejtur shumë parregullsi dhe në momentin e procesit të numërimit të votave, nga drejtuesit e KZAZ-ve, në disa raste nuk shqiptohej me zë të lartë pasqyrimi i votës.

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas lirimit nga burgu të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ambasada shprehet se po e ndjekin me shqetësim lirimin e ish ministrit dhe se kërkojnë dokumentet e procesit. “Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thuhet në reagimin e ambasadës. Tahiri la sot burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin. Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg për…

Read More

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që vija bregdetare të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave, por pa prani të reshjeve. Meteorologia Lajda Porja shprehet se zonat malore do të jenë nën masa të paqëndrueshme të motit, ku rrebeshet dhe reshjet e shiut do të jenë prezente. “Fundjava do të sjellë përmirësime të dukshme të motit, në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta sidomos gjatë vijës bregdetare ku dhe pse do të ketë vranësira nuk do të kemi reshje. Sa i përket zonave malore do të vijojnë të jenë në masa ajrore të…

Read More

Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit vendosi sot nisjen e procedurës së hetimit administrativ për verifikimin mbi vendvarrimet e dyshuara, qartësimin e fatit të dyzetekatër të zhdukurve, bashkëpunimin me organet e pushtetit lokal për ruajtjen nga tjetërsimi, si dhe bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese për rikuperimin e eshtrave të personave të vrarë ose të vdekur gjatë vuajtjes së dënimit, në burgun e Spaçit. Grupi i specialistëve të Autoritetit, në bashkëpunim me institucionet vendore punuan për mbledhjen e fakteve paraprake, dëshmive dhe të dhënave rreth burgut të Spaçit me qëllim hedhjen dritë mbi pasojat që ka sjellë shfrytëzimi i…

Read More

Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, sipas Klevis Balliut, ka prapavijë politike. Ai u shpreh se ish-ministri i Brendshëm doli nga burgu si miliarder, ndërsa shtoi se pasuritë e tij duhet të ishin konfiskuar. “Duke dalë nga burgu ai fitoi, tani i mbetet vetëm të shijojë paratë. Tahiri krahasuar me Ramën ishte një cigare hashashi. A ka drejtësia sot një logjikë që ndryshoi akuzën nga akuzat për kanabizim të vendit tek shpërdorimi i detyrës?! Sot kjo situatë, liria që iu dha Saimir Tahirit vërteton mungesën e drejtësisë. Tahiri gjatë kohës kur ka qenë deputet dhe ministër nxori një urdhër që…

Read More

Dhoma e ulët e parlamentit të Zvicrës votoi kundër një propozimi që autorizonte transferimin e armëve të prodhimit zviceran në Ukrainë. Votimi në parlament erdhi pasi presidenti zviceran Alain Berset u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, ku dyshja diskutuan çështjen e eksporteve të materialit luftarak. Pozicioni afatgjatë i Zvicrës ka qenë ai i neutralitetit ushtarak të armatosur mirë dhe vendi pa dalje në det me 8.8 milionë banorë ka rekrutim të detyrueshëm për burrat. Kështu, me gjithë presionin nga Kievi dhe aleatët e saj, Zvicra deri më tani ka refuzuar të…

Read More

Në shtëpinë zikaltër të gjithë mendimet, ëndrrat, lidhen me Stambollin, me finalen e Champions League. Simone Inzaghi dhe të besuarit e tij kanë përpara pengesën e fundit për ta shndërruar këtë sezon në histori suksesi, por kur kthen kokën pas, Inzaghi e kupton se kjo është një arritje e madhe, plotësisht e merituar. “Ajo që kemi përjetuar në fushë është një rrugëtim i gjatë, i vështirë, por është një finale plotësisht e merituar. Është një motiv krenari pasi kishte kohë që një skuadër italiane nuk luante një finale Championsi. Kundër Man.City nuk nisemi si favorit, por futbolli është i bukur…

Read More

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti sot ka bërë të ditur se i ka drejtuar Serbisë një shkresë për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Hoti ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë ka kërkuar të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Ai ka shtuar se shkresa e parë ka nisur me Drenicën, sepse siç ka shkruar ai, në këtë zonë Serbia ka filluar krimet massive ndaj popullit të Kosovës. “Në…

Read More

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar hapjen e aplikimeve për praktikat e punës në administratë. Janë 1597 vende pune vakante për të gjithë të rinjtë të moshave 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht diplomën bachelor. Afati i aplikimeve shtrihet deri më datën 30 qershor 2023 dhe bëhet duke paraqitur një CV dhe letër motivimi. “U hap Thirrja VIII e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç për këtë vit! Si aplikohet? Shumë thjesht! Mjafton të bashkangjisni CV-në tuaj dhe një letër motivimi për institucionin ku dëshironi të zhvilloni…

Read More

Një 50-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia e Beratit i implikuar në atentatin e parandaluar dy ditë më parë që ishte planifikuar të kryej nga një grup kriminal. Gjatë kontrollit në banesën e G. M., 50 vjeç banues në Korçë shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora u shpallën në kërkim dy ditë më parë për organizimin dhe pjesëmarrjen në atentatin e dështuar në Berat. Të tre këta persona ishin nisur mbrëmjen e djeshme për të ekzekutuar një person. Në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre dhe të…

Read More