Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e ka konsideruar zhgënjyes vendimin e lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa persona, shkruan diplomatja amerikane, vijojnë të jenë prezentë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata…
Author: tirana
Aktori Danny Masterson u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim. Ai u dënua me 30 vjet burg. Ndërkohë, raportohet se Masteron po hetohet edhe për një akuzë të tretë përdhunimi. Vendimi vjen rreth gjashtë muaj pas gjyqit të parë të aktorit. Të tre gratë janë ish-anëtare të Kishës së Scientologjisë, anëtar i shquar e së cilës është Masterson. Masterson mund të përballet me 45 vjet burg nëse shpallet fajtor edhe për akuzën e tretë.
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër ndaj opozitës pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Ai ka kujtuar në rrjetet sociale marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, teksa ka publikuar edhe fjalimin e mbajtur asokohe në komision. Ai thotë se paqëndrueshmëria e të deleguarve dhe përfaqësuesve të PD-së është shkak i humbjeve elektorale periodike. Deklarata e plotë: Kur zgjedh individë që të lëpihen për momentin, herët a vonë do ja vuash pisllikun që mbartin në veten e tyre. PD gaboi në marrëveshjen e ndyrë të 5 qershorit. Gaboi kur pëlqeu më shumë Celibashin e zonës së Dushkut…
Një tjetër urban është aksidentuar ditën e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për autobusin e zonës së Freskut, i cili ka humbur kontrollin, duke përfunduar në pjesën e përparme të një lokali. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas takimit me Aleksandër Vuçiç në Moldavi, në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, Vjosa Osmani tha se presidenti serb “si gjithmonë, vajtonte, ankohej e nuk tregonte të vërtetën”. Në konferencën për media, ajo u shpreh: “S’e kam pasur asnjë plan që të takohesha me Vuçiçin. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel dhe ishte insistim që nga mëngjesi i liderëve evropianë dhe si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dua të tregoj konstruktiviteti, si virtyt të popullit tonë, që të tregojmë vullnet se mund të flasim me të gjithë. Ia…
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar për herë të parë, pasi lirimit nga qelia gjatë ditës së sotme. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Tahiri është shprehur se do të vijojë të kërkojë drejtësinë, ashtu siç sipas tij, ka bërë deri më sot. Ai shton se gjatë këtij procesi ka pasur mundësinë të njihte padrejtësinë dhe falenderon të gjithë ata që kanë besuar tek ai. Reagimi i Tahirit: Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot. Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une! Faleminderit…
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është thirrur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Kjo nuk është hera e parë që Dako paraqitet në Prokurorinë e Posaccme, pasi edhe në muajin Mars ai dha për 4 orë deklarime para prokurorëve. Mësohet se Dako akuzohet për një legalizim fiktiv, pasi ka ligjëruar katet e një pallati që nuk ekzistonte. Dako është prej ish-zyrtarëve të lartë të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-deputetin Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, “Ka informacion të besueshëm se zoti Dako ka qenë…
Balerini Kevin Federline i ka paraqitur avokatëve të ish-partneres së tij, Britney Spears, një kërkesë me afat të limituar për nënshkrimin e transferimit të dy fëmijëve të tyre në Haëaii. Bazuar në komentet e bëra nga avokati i Kevin, Mark Vincent Kaplan, 45-vjeçari planifikon të zhvendoset në Hawaii më 1 gusht me djemtë e tij dhe gruan Victoria Prince, por po përpiqet të bëjë marrëveshje pa miratimin e këngëtares. Ai i ka kërkuar ekipit ligjor të yllit të pop-it se që të bien dakord me kërkesën e tij për të transferuar dy djemtë e tij në një shtëpi të re,…
Vendimin i sotëm për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga qelia e burgut e ka marrë gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetau. Dy ekspertiza mjeko-ligjore bindën gjykatësen për ta pranuar kërkesën e Tahirit për lirimin e tij dhe vendosi që pjesën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë do ta kryejë në shtëpi. Në njërën prej ekspertizave mjeko-ligjore, thuhej se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Ndërkohë, situata…
Bashkia Mat e ka rritur kujdesin për tregtarët. Në qytetin e Burrelit ēshtë ndërtuar dhe funksionon normalisht tregu bujqësor.Në tregun industrial kanë vijuar punimet për krijimin e kushteve më komode për dhjetra tregtarë.Kryebashkiaku Agron Malaj është i vendosur të ndërtojë tregje të tjera në territorin e bashkisë, duke synuar rritjen e prodhimeve bujqësore, blektorale, bimëve medicinale, baxhove, etj. Ndërkaq, kushte më të mira janë krijuar për të gjitha bizneset në qytetin e Burrelit.Ato në rrugët kryesore janë sistemuar në mënyrë të njëtrajtshme si dhe pastrimi dhe gjelbërimi kryhen me cilësi, etj.
29-vjeçari shqiptar, Liridon Gjana është dënuar me 12 muaj burg nga gjykata britanike për akuzën “prodhim i lëndëve narkotike”. I riu u arrestua pasi u kap duke u kujdesur për bimët narkotike në një “shtëpi bari” në Newcastle Street, Burslem. Gjana kishte mbërritur në Angli në mënyrë ilegale me gomone dhe u punësua për t’u kujdesur për bimë narkotike në një “shtëpi bari”. Gjatë kontrollit në ndërtesë, policia britanike gjeti lëndë narkotike të cilat ishin gati për shitje,si dhe pajisje për kultivimin e bimëve. Pas përfundimit të dënimit, ai do të dëbohet përgjithmonë nga Mbretëria e Bashkuar.
Drejtuesi 27-vjeçar i makinës që tërhoqi zvarrë dhe la studenten 21-vjeçare të përgjakur në asfalt nëntorin e kaluar, në qendër të Selanikut, është dërguar në bankën e Gjykatës Penale Treanëtare. Apeli i Selanikut filloi gjykimin. Sipas vendimit të Këshillit të Drejtësisë Penale, arsyetimi i të cilit publikohet nga protothema.gr, 27-vjeçari me origjinë shqiptare, është dërguar në gjyq për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë vdekjen, aksident trafiku dhe ngarje pa patentë. Vihet re se i njëjti testament përjashton pasagjeren 20-vjeçare të mjetit e cila akuzohej për bashkëpunim në drejtim të rrezikshëm dhe braktisje të përgjegjësive penale. Konkretisht, duke vlerësuar faktet,…