Author: tirana

Apeli i Përgjithshëm ka lënë të pandryshuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për Elsi Levendin, i cili u dëua me 10 vite e 8 muaj burg për vrasjen e Jurgen Kurtit në 18.03.2019. Trupi gjykues ishte i përbërë gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami. NJOFTIM PER MEDIA Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E.L, i akuzuar për kryerjen…

Read More

Tre persona të moshave të ndryshme janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje. Policia bën me dije se në dy raste, dy të rinj, përkatësisht 25 dhe 37 vjeç, kanë dhunuar dhe më pas i kanë përndjekur ish-bashkëjetueset e tyre. Kurse një 61-vjecar ka dhunuar gruan dhe fëmijët e tij të mitur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rasteve dhe vendosjen e autorëve p[ara përgjegjësisë ligjore./abcnews.al

Read More

Një episod që do të mbahet mend gjatë nga “Big Brother Vip Albania 2” do të jetë shpulla që Kejvina Kthella i dha Luiz Ejllit gjatë një spektakli. Modelja u eliminua me zarf të zi pas këtij veprimi dhe të gjithë menduam se marrëdhënia e tyre do të pësonte klrisje. Por, pas daljes nga BBV, Kejvina në mënyrë surprizuese vazhdoi të mbështeste Luizin dhe ky i fundit edhe pse nuk kishte informacion, vazhdon të kishte mendim të mirë për modelen. Pak kohë më parë, Kejvina tërhoqi sërish vëmendjen me komplimentet që i bëri Luizit tek fotoja e këtij të fundit…

Read More

Të gjithë koordinatorët e Shtabit Elektoral të Fredi Belerit, kandidatit fitues në zgjedhjet e 14 Majit 2023, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Himarë, rezultojnë të jenë vënë në përgjim me qëllim arrestimin e tyre për veprime korruptive në blerjen e votave. “Ora News” mëson se 7 persona mes tyre, vetë kandidati i arrestuar në 12 maj në Himarë, Alfred Beleri dhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, ishin vënë në përgjim nga gjykata e Vlorës, e cila caktonte prokurorinë dhe policinë, të kryenin përgjime, fotografime dhe ndjekjen e tyre në teren. E gjitha kjo duhet të kryhej brenda një periudhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak me shtetin shqiptar. Kryeministri ndau në rrjetet sociale një foto me Arjeta Pucën, sipërmarrësen që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën. Së bashku me familjen, Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj.

Read More

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit këtë të premte, ku tha se ky i fundit u la i lirë pasi nuk u provuan akuzat për korrupsion. Ngjela tha se nëse Tahiri ka plotësuar 5 kushtet e depozituara në Gjykatës, duhej të lirohej pasi në këtë vendim ka ndikuar dhe sjellja e tij si ministër. “Nuk ia provuan dot korrupsionin, vjedhjen dhe e dënuan për shpërdorim detyre dhe ai e bere. Nuk mund t’i kërkohet dënim me vdekje. Nëse ka plotësuar 5 kushtet do dali patjetër. Nuk është lirim me kusht, por benefit…

Read More

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit. Ai ka qëndruar sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Ndërkohë, pas këtij takimi, ai ka postuar një status në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar me disa foto, ku ndër të tjera ka shkruar se, sovraniteti është i patjetërsueshëm. “Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është…

Read More

“Për situatën në Partinë Demokratike dhe humbjen e thellë në zgjedhjet vendore, kërkohet reflektim!” Kështu shprehet nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. Tabaku u shpreh se gjithsecili në PD duhet të shoh rezultatin e 14 majit dhe të shohë përgjegjësinë tek vetja. E pyetur nëse do të marrë postin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se këtë do të vendosë kryesia, e se për të rëndësi ka e mira e përgjithshme e PD-së. ”Nuk ka rendësi se çfarë do të bëjë unë, rendësi ka e mira e përgjithshme…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kontratën ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş., për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot BAYRAKTAR TB2. “VENDIM Nr. 336, datë 31.5.2023 PËR MIRATIMIN E KONTRATËS, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş, PËR FURNIZIMIN ME SISTEM MJETESH AJRORE PA PILOT BAYRAKTAR TB2 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të pikave 1, shkronjat “dh” e “i”, dhe 2, të nenit 5, të ligjit nr. 36/2020, “Për prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, dhe të…

Read More

Gazetari Elton Qyno në një intervistë televizive, sqaroi nëse mundet që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund të kthehet në politikë. Ai tha se çështja është në Gjykatë të Lartë dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, atëherë nuk ka asnjë pengesë që ai të marrë poste publike. Qyno: Çështja është në gjykatë të lartë dhe nëse do të merret në shqyrtim dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, nga ana ligjore nuk ndalohet që të kandidojë për të marrë funksione publike apo në Partinë Socialiste. Ai ka qenë kryetar i PS-së për Tiranën dhe…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 18 vjeç që i vuri flakën derës së banesës së ish-vjehrrit të motrës së tij për shkak të prishjes së marrëdhënies së mëparshme familjare. Po ashtu është shpallur në kërkim vëllai i të arrestuar, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin. Njoftimi i policisë: Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identifikimi”. I vuri flakën derës së banesës së një 61-vjeçari, për shkak të prishjes së një marrëdhënieje të mëparshme familjare, ndërmjet tyre, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai i të arrestuarit, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin, për jetën si dhe për të mos…

Read More