Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Alfons Kolës në Itali, ku dëshmitarët kanë rrëfyer të dhëna tronditëse. Sipas mediave italiane, Alfonsi e piu kafen e tij të zakonshme në lokalin Leonessa të Calcinato-s, ku ishte klient i shpeshtë. Ai pati një bisedë të shkurtër me banakierin përpara se të dilte për të takuar personin që do ta masakronte për vdekje me thikë. Rruga në të cilën ndodhej lokali u shndërrua në pak minuta në një skenë krimi. Momentet dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë dhe të rrënjosura në kujtesën e pronarit të lokalit, i…
Author: tirana
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burg, por në shtëpi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thotë se ky vendim i marrë nga Gjykata e Elbasanit ishte politik. “Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantojë paprekshmërinë e grupeve kriminale, thellojë bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar. Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa…
“Rithemelimi” i Sali Berishës ka ndryshuar sloganin që do i shoqërojë për muajt në vijim, kjo deri në përfundim të analizës të procesit zgjedhor që kanë nisur të bëjnë, për humbjen e thellë që morën në zgjedhjet lokale të 14 Majit. “Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, është slogani i ri i “Rithemelimit”, ku më parë kanë pasur “Shqipërisë i dalim Zot”, apo edhe “Ndryshimi në duart e tua”. Pas përfundimit të zgjedhjeve, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 Bashki, Sali Berisha ka deklaruar se do të hetojë qendër për qendër për të vërtetuar se 14 maji ishte…
Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar këtë të premte nga burgur, ish-ministrin Saimir Tahirin. Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse si nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit. Në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Kërkesa që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë…
Milena Deraj e akuzuar për “mashtrim” ankimon masën e sigurisë, pretendon se e ka njohur borxhin financiar dhe se e kishte kthyer një pjesë të parave. Sipas saj, ajo nuk ka mashtruar askënd. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë “arrest në burg”. Në seancë, Deraj ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mosmbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme. Ajo kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes. Deraj dyshohet se ka marrë përmes mashtrimit një shumë prej 340 mijë euro. Ajo ka mashtruar…
Pak më shumë se 1 vit në burg, fillimisht tek 313 në Tiranë, më pas Fier dhe për disa muaj në Lushnje, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë këtë të premte qelinë. Gjykata e Elbasanit vendosi që Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu. Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Saimirin Tahirin me 5 vite burg, kjo vetëm për akuzën e “shpërdorim të detyrës”. Me gjykim të shkurtuar dënimi u ul…
Protestuesit serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Ata kanë ngritur pankarta propaganduese se gjoja po dëbohen nga shtëpitë e tyre. “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”, thuhet në pankartat që ata po mbajnë në duar. Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesës së kësaj komune. Të gjithë të punësuarit në institucione publike në veri të vendit janë të obliguar të dalin në protestat që po mbahen në…
Kryeministri Albin Kurti deklaroi këtë të premte në Kuvend se protestat e fundit në komunat e veriut kanë shërbyer vetëm për një gjë që ka të bëjë me identifikimin e personave që i organizojnë ato, një pjesë e të cilëve me të kaluar kriminale. Kreu i qeverisë i përmendi emër më emër serbët e dhunshëm dhe që financojnë protestat dhe kërkoi nga deputetët e kuvendit që të mbështesin Policinë e Kosovës e cila sipas tij është në një përballje me një milici fashiste. “Është në dorën tonë beteja e radhës për sundim të ligjit dhe Kushtetutshmëri. Policia ka nevojë për…
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë të takojë të gjithë kundërshtarët politikë të kryeministrit Albin Kurti në sallën e Kuvendit të Kosovës, para nisjes së seancës ku debatohet lidhur me situatën në veri të vendit. Haradinaj ka takuar deputetin e larguar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ndërsa aty ka shfrytëzuar të takojë edhe shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Më pas, Haradinaj takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Më pas bisedoi edhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Gjithashtu, Haradinaj takoi edhe deputetët e…
Deputeti i PD-së dhe i grupit të Rithemelimit, Flamur Noka pas vizitës në SPAK, përballë gazetarëve tha se vizitat e tij në Prokurorinë e Posaçme do jenë të shpeshta sepse ka shumë për të për denoncuar. Në një kohë kur “Rithemelimi” ka hedhur akuza mbi SPAK-un duke e cilësuar si “organ të qeverisë”, Noka tha se këto denoncime për procesin zgjedhor të 14 maj do të jenë një provë për ta. Për Nokën, këtu mund të kuptohet mjaft mirë nëse SPAK është një organ i pavarur siç pretendohet të jetë, apo është “nën sqetullën e qeverisë”. “Do të denoncojmë përditë…
Ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta këtë të premte është parë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku është thirrur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. Kosta ka rezultuar në marrëdhënie biznesi me Ahmetajn. Sipas burimeve në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit, SPAK ka marrë më herët në pyetje edhe biznesmenë të tjerë.
Në një seancë që vjen pas një situate në veriun e Kosovës, kryeministri Albin Kurti doli përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ka bërë një kronologji të situatës në veri të vendit që nga tërheqja e serbëve nga institucionet e deri në incidentet pas betimit të kryetarëve të rinj. Kurti lëshoi sërish kritika ndaj ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij njohën zgjedhjet, por harruan të mbështesnin kryetarët e rinj, të cilët pas një rezultatit të njohur, sipas Kushtetutës duhet të nisnin dhe detyrën. “Eskalimi i situatës më 29 maj ishte i planifikuar dhe kishte autorë. Ai ishte Beogradi zyrtar. Ngritja…