Author: tirana

Zhaklina nuk do të jetë në ekranin e Topit as tek formati veror dhe as sezonin e ardhshëm të Big Brother. Bëhet fjalë për moderatoren simpatike Lei Kraja e cila prej pak kohësh duket se i ka munguar ekranit shqiptar në rolin e moderatores. “Kryefjala” ka zbuluar se Lei do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj. Nga ana tjetër do të jetë Eni Shehu që do ta shoqërojë në…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë në Vlorë, ka arritur të sekuestrojë asete me vlerë 13 milionë euro përgjatë një viti, në qytetin bregdetar shqiptar. Sipas një komunikate për shtyp nga vetë organi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër pastrimit të parave dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, ka qenë në vëmendjen e Prokurorisë. Ndaj, për këtë arsye, janë arritur të sekuestrohen pasuri që tejkalojnë vlerën e 13 milionë eurove. Sipas të dhënave, shuma totale vjen nga sekuestrot preventive të vendosura mbi 33 pasuri të paluajtshme në total në vitin 2022.…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta hodhi poshtë tezën se po të mos ishte ai dhe Sali Berisha në koalicionin “Bashkë fitojmë”, do të kishte më shumë pjesëmarrës në zgjedhje. Në Intervistën me Merita Hakljan ai tha se edhe kjo është një tezë që ushqehet nga Rama për të fshehur faktet e shkatërrimit të procesit zgjedhor. “Kjo tezë ushqehet nga Edi Rama për të fshehur faktet publike të shkatërrimit të procesit zgjedhor. Janë votues që mund të votojnë për alternativa të tjera që ekzistojnë. Askush nuk e pengon një iniciativë të re politike, por asgjë nuk ndryshon thelbin asaj…

Read More

Një 33-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ka tentuar të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri. Në pranga është vënë shtetasi Amir Bunjaku, banues në Zyrih, i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Atij i janë gjetur 4 pako me ekstazi gjatë kontrollit të ushtruar në taksinë ku udhëtonte si pasagjer. “Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet taksi. Gjatë kontrollit…

Read More

Është zbuluar skema e mashtrimit të një agjente të shërbimit postar privat në Korçë. Alma Beqiri ishte e punësuar në një postë private dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3.000.000 euro. 46-vjeçarja, sipas uniformave blu, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim. Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër…

Read More

Pas një sezoni të mbyllur mes turbullirash, por siç komentohet në ambientet bardheblu se janë ata fituesit moral të këtij edicioni pavarësisht ngjarjeve të fundit, Presidenca e K.F. Tirana i ka kërkuar trajnerit durrsak të mbetet bardheblu. Shehit i është kërkuar për të vazhduar një projekt të nisur dy edicione më parë dhe të konkretizuar me vende të para dhe të dyta, duke mbajtur një ecuri shumë pozitive për ekipin më të titulluar në vend.

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Mësohet se mjeti ishte parkuar pranë Bashkisë së Durrësit. Nga dyshimet e para, mendohet se zjarri në mjetin tip “KIA” u shkaktua nga një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, forcat zjarrfikësi kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Read More

Policia ka arrestuar Alma Beqirin, 46-vjeç në qytetin e Korçës. Prej disa muajsh, ajo ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lek dhe valutë, duke mashtruar bizneset të cilat operonin online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë. Sipas të dhënave, mësohet se pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, A.B. nuk ua dorëzonte këto pagesa bizneseve duke i mashtruar. Hetimi ka filluar pak muaj më parë, pas denoncimeve të bëra nga disa biznese, ndërkohë që nuk dihen ende shifrat që ajo ka përfituar duke…

Read More

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në rrethana misterioze ditën e djeshme në Itali. Viktima është një 20-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është plagosur me armë zjarri në kokë brenda një banese në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenzas. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Brenda shtëpisë ndodhej dhe një burrë tjetër, i cili qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe të hapte derën për policinë. Efektivët e kanë kanë shoqëruar dhe tashmë ndodhet në paraburgim.

Read More

Duket se ngacmimet e Luiz Ejllit ndaj Armaldo Kllogjerit gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” nuk kanë qenë vetëm në kuadër të lojës. Duket se tenori është personi tek i cili ai gjen batutat e duhura. E teksa, pas daljes nga BBV, nuk janë më afër fizkisht, ngacmimet vazhdojnë me komente në rrjetet sociale. Luizi i ka komentuar sërish Armaldos tek postimi i radhës dhe i ka marrë sërish të gjithë vëmendjen. “Jemi ne stinen me te pershtatshme per te kuruar mykun e thoit dhe kembes…Pasi kemba rri me e ajrosur duke veshur kepuce te hapura…

Read More

Në Shqipëri, ritmi i rritjes së çmimeve të apartamenteve është shumë herë më i lartë se rritja e të ardhurave mujore. Niveli i ulët i të ardhurave mesatare dhe çmimet e larta, kanë sjellë që peshën më të lartë të shpenzimeve ta zënë blerja e ushqimeve. Pesha e shpenzimeve mujore për ushqime për një familje me katër anëtarë në Shqipëri është 41,3% e të ardhurave mujore, sipas strukturës së buxhetit të familjes së INSTAT në vitin 2021. Totali i të ardhurave mesatare është 84,548 lekë në muaj për familje. Pas shpenzimeve për ushqimin, peshën më të lartë e zënë ato…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kështu ka thënë ai në një intervistë me gazetarin amerikan Chuck Todd në kuadër të emisionit “Meet the Press Now” në NBC, duke theksuar se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike. “Kryetarët e rinj duket se nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votueseve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi ka kërkuar nga qytetarët serbë që t’i bojkotojnë…

Read More