Author: tirana

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Finer kishte biseduar të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të premten me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, duke shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri. “Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të…

Read More

Më shumë se 280 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1 mijë persona u plagosën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe u përplas me dy trena të tjerë në lindje të Indisë. Cilësuar si një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e vendit, lajmi për aksidentin në qytetin Balasore, në shtetin lindor të Odisha, bëri jehonë në të gjithë Indinë dhe botën. Ndërsa qeveria kohët e fundit ka investuar miliona në përmirësimin e rrjetit hekurudhor, vitet e neglizhencës kanë lënë gjurmë.

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.” Në pranga ka përfunduar edhe një 56 vjeçar me iniciale I. A., banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Read More

Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda do të kurorëzojë lidhjen e tyre më 4 qershor. Çifti ka zgjedhur Livadhin në Jug të vendit për të kurorëzuar dashurinë e tyre, sipas “Vip Magazine”, ku pritet t’i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit përgjithmonë në bregdet në prani të familjarëve dhe miqve të tyre të ngushtë. Edhe pse ceremoninë e kurorëzimit do ta realizojnë këtë verë, çifti prej kohësh bashkëjetojnë dhe janë prindër të një djali, Krid.

Read More

Është identifikuar 20-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Itali, pasi u godit me armë zjarri në shtëpinë e tij në zonën e Piaçenza-s. Mediat italiane bëjnë me dije se i riu që ka humbur jetë është identifikuar si Enriko Aliaj, ku si i dyshuar kryesor mbi ngjarjen është vëllai i viktimës. Ende nuk dihen motivet e plota mbi ngjarjen e rëndë dhe rrethanat sesi ka ndodhur, por autor i dyshuar është marrë vëllai i viktimës 18-vjeçar i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.

Read More

Erdogan është betuar si president i Turqisë, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve me 28 maj. Pas 20 vitesh në pushtet, Erdogan ka siguruar edhe 5 vite të tjera në krye të Turqisë. “Si President do të mbroj ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit, integritetin e pandashëm të atdheut dhe kombit, sovranitetin e pakushtëzuar të kombit. Në prani të Kombit të Madh turk dhe historisë, betohem për nderin dhe dinjitetin tim që nuk do të devijoj nga ideali i të gjithëve për të përfituar nga të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, se do të punoj me të gjitha…

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy takime për kualifikueset e Europianit 2024. Më 17 qershor në “Air Albania”, kuqezinjtë presin Moldavinë, ndërsa më 20 udhëtojnë për përballjen me Ishujt Faroe. Mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren, teksa ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas miratimit dy ditë më parë nga Parlamenti Europian të një raporti që kishte në fokus masat ndaj ndërhyrjeve të huaja në vendet anëtare të BE përmes dezinformimit, sulmeve kibernetike dhe ndërprerjes së infrastrukturës kritike. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një Rezolutë mbi ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike kombëtare në dhjetor 2019. Është koha e duhur, ndoshta e vonuar, ngritja e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për Ndërhyrjet e Jashtme në Proceset Demokratike. Sipas Ballës,…

Read More

Policia Kufitare e Portit Durrës finalizoi operacionin policor të koduar “Bizhutë”.  Në kuadër të operacionit u kalua për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, që udhëtonte nga Italia për në Durrës. Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, (177 unaza, varëse, ora,) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi…

Read More

Mollët janë ndër frutat tona tradicionale. Paraardhësit tanë i dinin efektet e tyre të dobishme në shëndetin e njeriut. Mollët janë një frut i disponueshëm gjatë gjithë vitit, shumë i gjithanshëm, i shijshëm, i lirë dhe me shumë përfitime për shëndetin tonë. Ka vërtet shumë arsye për të ngrënë të paktën një mollë në ditë. Më pak kalori- Çdo mollë përmban vetëm 64.5 kalori dhe përbëhet nga afërsisht 4% proteina, 2% lipide dhe 94% karbohidrate. Është një burim i shkëlqyer lëngjesh sepse 150 g mollë përmbajnë 130,35 g ujë. Një burim i mineraleve- Një mollë 150 g përmban 198 mg…

Read More

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, është caktuar një batalion komando dhe se kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën “Sulltan Murat” në Kosovë deri më 5 qershor. Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, Agjencia tuke e lajmeve Anadoly, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, raporton se “Turqia shfaq qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje, për zgjidhjen me dialog të ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit mik dhe vëlla Kosovës, që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Read More