Familjarët e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Dorëzues i padisë janë Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Ervis Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj, Daris Kacorri, Alfio Kacorri dhe Valentino Kaco. Familjarët kërkojnë heqjen e sekuestros ndaj shoqërive “King Kasino”, “Alba Telecommunication”, “Mati Union”, “Martinaj E.M.”, “Real Fenix”, “Drenica Martinaj PF”, subjekti “Valentino Kacorri PF”, shoqëria S.P.E. Energy, 21 për qind e aksioneve dhe aseteve të shoqërisë S.P.E. Gjadër etj. Kjo lëvizje e familjarëve të Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej rreth 10 muajsh, vjen…
Author: tirana
Një çrregullim i ekuilibrit shkakton një ndjesi paqëndrueshmërie ose marramendjeje: Një marramendje e shkurtër e rastit na ndodh të gjithëve, por fjala vertigo mund të ketë kuptime të ndryshme për persona të ndryshëm: për disa individë vertigo mund të nënkuptojë një ndjesi të lehtë të fikëti, ndërsa për të tjerët mund të konsistojë në një ndjesi intensive rrotullimi (vertigo e vërtetë) që zgjat në kohë. Kjo simptomë është një nga shqetësimet kryesore për të cilat personat e rritur i drejtohen mjekut. Episodet e shpeshta dhe / ose të vazhdueshme mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në jetën e një…
Urdhri i ministrit të brendshëm Bledi Çuçi dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, per shkrirjen e gradave te inspektorëve te policise se shtetit ka shkaktuar mjaft pakënaqësi brenda rradhëve të uniformave blu. Reparti RENEA, FNSH si dhe shumë struktura të tjera janë ankuar pranë Sindikatës së Policisë, pasi kalimi me gradën inspektor i thjeshtë prek pagën e tyre, por edhe nuk u jep mundësinë e promovimit. “Ka një mospërputhje mes urdhrit të ministrit, ose më mirë të themi jo tek urdhri, sepse urdhri është i ligjshëm, por tek organigrama. Një pikë e organigramës që bën fjalë për ndihmës pecialistët, tek disa struktura…
Modelja dhe moderatorja Beniada Nishani feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 32 vjeçe. Beniada u kthye në një nga personazhet më të preferuar të publikut brenda shtëpisë së Big Brother Vip 1. Gjithmonë e çiltër dhe humor të mirë ajo fitoi zemrat e shumë shqiptarëve të cilët e mbështetën atë gjatë aventurës së saj televizive. Sot ajo drejton një rubrikë në programin “E diell” dhe ka hapur linjën e saj të veshjeve.
Rreth 600 mijë persona nga sektori publik në Gjermani, të cilët do të dalin në pension do të përfitojnë një shpërblim prej 3 mijë euro pa taksa. Ata aktualisht po përfitojnë nga marrëveshja kolektive e arritur së fundmi mes punëdhënësve dhe sindikatave në sektorin publik. Gjithashtu është rënë dakord për një rritje pagash prej 5.5 % nga 1 marsi 2024. Deri atëherë do të paguhet gradualisht një ndihmw financiare ndaj inflacionit, pa taksa, prej 3 mijë eurosh. Kjo rregullore vlen edhe për zyrtarët komunalë. Ndërkohë është në proces hartimi një projektligj për transferimin në përputhje me sistemin e rezultateve të…
Prokuroria e Posaçme, SPAK ka reaguar në lidhje me arrestimin e sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Joana Duro nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender. SPAK sqaron se sekretarja Duro është ndjekur me metoda speciale të hetimit për për të vërtetuar provat, ku është vërtetuar se kjo e fundit ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Duro akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të…
E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut “Dita X” në shenjë solidariteti me ekstremisten e majtë të dënuar Lina E. Me gjithë demonstratën e ndaluar për të shtunën, sipas një vendimi gjykate ka pasur trazira. Trazira në Lajpcig në përkrahje të studentes së dënuar Lina E. Njerëz të maskuar kanë sulmuar policinë natën e së shtunës në lagjen Konevitc në Lajpcig duke hedhur gurë dhe materiale piroteknike në drejtim të policisë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Policia përdori gazin lotsjellës. Shumica e barrikadave të ndezura u shuan në mesnatë. Megjithatë gjatë natës të së…
Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga: Janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Janë konstatuar parakalime të gabuara dhe…
Lulzim Basha vijon turin e takimeve më të rinj dhe simpatizante të PD në të gjithë vendin. Përmes një postimi në facebook, ai ndau këtë të shtunë disa fragmente nga takimi me të rinjtë dhe të rejat e Degës 14 në Tiranë. Sipas tij, debati që ai nisur mbi platformën për ndryshim, bashkon me gjithë shoqërinë Kënaqësi të bashkëbisedoja me të rejat dhe të rinjtë e Degës 14 në Tiranë. Dëgjova me vëmendje shqetësimet dhe propozimet e tyre dhe ndava me ta platformën për ndryshimet themelore që i nevojiten vendit, për të krijuar hapësirën e domosdoshme që rinia të shpalosë…
Pas disa javë hetimesh proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks 2”. Në kuadër të këtij operacioni, në Velipojë janë evidentuar dhe shkatërruar 6 minisera, ku ishin të kultivuara 270 bimë të dyshuara kanabis. Në kuadër të operacionit shërbimet e Policisë duke përdorur dhe dronë për të monitoruar lëvizjet e autorëve, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: – O. J., 33 vjeç dhe L. Sh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Baks, Velipojë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ato të Hetimit të Krimeve të DVP Dibër, kanë vijuar intensivisht kontrolle në fshatra dhe zona të pyllëzuara me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në vendin e quajtur “Maja e Manjolës”, në fshatin Selicë, u gjetën të kultivuara 164 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Si rezultat i hetimeve dhe provave të sekuestruara për këtë rast, u identifikua…
Një kamion është djegur në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti ka marrë flakë në ecje. Pasi e ka nxjerrë nga rruga në një xhep, drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit. Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por gjithsesi kabina dhe motori i trajlerit janë shkrumbuar plotësisht.