Dita e sotme karakterizohet nga vranësira kalimtare në pothuajse gjithë vendin tonë, deri në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke u luhatur nga 10°C deri në 28°C.
Author: tirana
Dashi Elementet janë në vend që ju të bëni përparime të mëdha në punën tuaj sot. Ekziston një shkallë e lartë energjie në ajër që mund ta shfrytëzoni thjesht duke i bashkuar pjesët dhe duke i shfrytëzuar ato në avantazhin tuaj. Prosperiteti ju pret. Demi Energjia e ditës ju inkurajon të zgjeroheni. Mendoni shumë. Kjo është koha juaj për të shkëlqyer. Aplikoni për një promovim ose një rritje. Dërgoni CV-në tuaj tek një kompani që nuk e kishit menduar kurrë se do t’ju punësonte në një milion vjet. Suksesi është i juaji. Përqafoje atë. Binjaket Një mundësi e madhe pret…
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për BBC ku foli për tensionet në Veri. Ai doli krah BE-së dhe SHBA-së duke kundërshtuar kështu qasjen e Albin Kurtit në këtë situatë. Sipas tij kreu i qeverisë së Kosovës është tërësisht i gabuar sepse SHBA dhe BE nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel. Deklarata e plotë: Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti…
Popullsia e Shqipërisë ka shënuar sërish rënie. Në 1 janar të 2023-it janë regjistruar 2 761 785 banorë në vendin tonë. Sipas INSTAT rënia e popullsisë ka ardhur si pasojë e emigracionit, ndërsa vitin e kaluar 46 460 persona u larguan nga vendi. Gjithashtu janë rikthyer 13 690 persona, por diferenca e migracionit vijon të jetë e madhe. Në vitin që lamë pas, pati vetëm 690 lindje më shumë se vdekje. Ndërkohë mosha mesatare e popullsisë është rritur në 38.8 vjeç nga 38.2 që ishte një vit më parë, duke sinjalizuar edhe njëherë tjetër emigrimin e të rinjve dhe plakjen…
Tahiri la sot burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për ta liruar. Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit. Gazetarja Anila Hoxha mëson se në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Kërkesa, që…
Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar këtë të premte. Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Duro dyshohet për korrupsion.
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi deklaron se në këtë institucion nuk merr rroga, por vetëm 300 mijë lekë të vjetra si honorar. Ai tha se fondet shkojnë për projektet e Akademisë, teksa sqaroi se vetëm tre prej tyre janë akademikë, të tjerët janë profesorë. “Akademikët marrin vetëm një shpërblim mujor, nuk janë me pagesë. Unë nuk marr as rrogë në Akademinë e Shkencave, marr një honorar 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Pse? Sepse ky fond është vetëm për 3 projektet dhe i marrin drejtuesit e projekteve dhe shumica e autorëve janë jashtë Akademisë së Shkencave. Janë…
Kompozitorja legjendare, Cynthia Weil, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Fituesja e “Grammy” ishte më e njohur për hitin e madh të vitit 1964 “You’ve Lost The Lovin’ Feeling”. Lajmi u njoftua nga vajza e saj me një deklaratë emocionuese që ndau në rrjete sociale. “Nëna ime, Cynthia Weil, ishte nëna, gjyshja dhe gruaja më e mirë që familja jonë mund të kërkonte ndonjëherë. Ajo ishte shoqja ime më e mirë, partnerja ime në krim dhe një idhull për gratë në muzikë”, shtoi ajo. Në vitin 1987, Cynthia u fut në “Songwriters Hall of Fame” së bashku me bashkëshortin e…
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka kërkuar hetim dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it në veri. ‘Një kërkesë shtesë dhe thelbësore: Hetim të plotë dhe ndjekje penale atyre që sulmuan ushtarët e KFOR. Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës ushtarëve të KFOR dhe i urojmë shërim të shpejtë”- shkruan raportuesja për Kosovën në një postim në Twitter.
Një pallat 7 katësh në zonën Colli Aniene të kryeqytetit italian, Romë, ka marrë flakë mesditën e kësaj të premte. Për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 17 të tjerë. Dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa viktima është një djalë 20-vjeçar. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një makinë elektrike e parkuar poshtë ndërtesës. Ndërtesa ndërkohë është shkrumbuar plotësisht.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin e falënderimeve pas “Lokaleve”. Ai është ndalur në Kamëz, nga ku theksoi se kjo fitore nuk vjen vetëm nga socialistët, por edhe nga demokratët që votuan masivisht me mendje dhe jo me zemër në Kamëz. “Në Kamëz të djathtët votuan masivisht, votuan me mendje”, tha ai. Kreu i qeverisë evidentoi se harta e fitores ashtu siç tregon se njerëzit nuk e kanë humbur shpresën në këtë qeveri, është edhe sfiduese dhe mund të kthehet në problem pasi tregon se pritshmëritë janë të mëdha.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në takimin falenderues që mbajti në Tiranë për rezultatin fitimtar në zgjedhjet e 14 majit, kreu i qeverisë tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. “Këtu ne kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i kësaj kutie për të vazhduar avazin e sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbrojturit e këtij vendi, asnjëherë nuk janë thirrur nga…