Author: tirana

Luiz Ejlli tashmë do të publikojë së shpejt një tjetër këngë. Personazhi më i përfolur i momentit pritet të thyejë rekord me këngën “Përgjithmonë”. Ai ka vendosur të vijë me një solo, pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me artistin Donald Veshaj, që arriti miliona shikime. Pritet që në orën 19:00 balada e dashurisë të publikohet në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Read More

Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe djalin e vogël, Zaho, kanë zhvilluar një vizitë të veçantë në Kalabri. Gjatë vizitës, Rama u mirëprit nga Imzot Donato Oliverio, i cili në gjuhën shqipe tha se me ardhjen e tij sot është “një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse u kujton lidhjen me nënën Shqipëri.” “Një vizitë e veçantë në Kalabri, në Eparkinë arbëreshe të Ungrës që ruan me krenari rrënjët dhe identitetin tonë”, shkruan Rama në postimin e ti. Në këtë takim të ngrohtë nuk kanë munguar as dhuratat simbolike, ku mes tyre…

Read More

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen dhe hetimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas arrestimit të sekretares së përgjithshme të këtij institucioni, Joana Duro, e cila akuzohet se ka përfituar mijëra euro duke shpërdoruar detyrën. DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE Korrupsioni sistematik në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të kalojë në heshtje dhe nuk mund të kalojë pa përgjegjësi politike. Arrestimi në flagrancë i zyrtares më të lartë publike të Ministrisë së Shëndetësisë provon sesa i përhapur është korrupsioni në qeverinë e Edi Ramës. 3 vite më parë, në kulmin e pandemisë, PD provoi me dokumenta zyrtarë se…

Read More

Romeo Veshaj ka treguar në emisionin e tij “Më Lër Të Flas” një ndër arsyet që e pengojnë atë të krijojë një lidhje. Sipas tij, arsyeja është sepse e di që ai është një i dashur shumë i mirë dhe sipas tij kjo është një punë shumë e vështirë. “E di pse nuk lidhem unë, sepse unë e di që jam një i dashur shumë i mirë. Dhe të jesh një i dashur shumë i mirë është punë shumë e vështirë. Duhet ta zgjosh në mëngjes, ti thuash ato fjalët e mira. Është punë shumë e vështirë.”, tha Romeo.

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një arrestim të bujshëm që pritet të ndodhë brenda këtyre ditëve nga SPAK. Postimi i Hoxhës: Mbani frymen njerez…. Duke pritur kryeministrin, te paralajmeroje nje lajm bombe, nje super arrestim te SPAK… Besoj do ta kete lajm ekskluziv??!! Eshte nga “te vetet”, nga ata qe “vjedhin dardha” pas shpines se komandantit… Ka plasur konkurence e madhe per keto lajmet bombe. Vate dhe ky zanati yne, tani qe perveshen menget KETA te medhenjte… Deri para pak kohesh, konkuronim vetem me qytetarin digital te Marshallit. Tani konkurenca eshte bere e ashper fare, me futjen në tregun e…

Read More

Edi Paloka përsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet vendore të 14 majit janë të manipuluara dhe të vjedhura nga kryeministri Edi Rama. “Nuk prisja rezultat të atyre përmasave, por manipulimet, blerjet dhe format që u përdorën nga Rama, i prisja. Duke rënë politikisht Rama ka shtuar dozën e manipulimit dhe blerjes së votave. Por nuk prisja të manipulonte dhe Kamzën, apo të ndodhte ajo që ndodhi në Shkodër… Të gjitha janë të faktuara dhe një pjesë e dokumenteve kanë dalë. Ikëm të gjithë ne, erdhën të rinj? Rama nuk do t’i vjedhë më votat? Kemi ne mundësi t’i përgjigjemi? Nëse…

Read More

Këngëtarja Enca Haxhia shpeshherë ndan me ndjekësit në “Instagram” çaste si nga jeta e saj personale, ashtu edhe nga ajo profesionale. Artistja njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese, ku i tillë ishte dhe postimi i fundit që ajo ka bërë në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ajo ka postuar një shkrim, ku ka bërë të gjithë të mendojnë se është në një lidhje dashurie. “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”, ka shkruar Enca, ndërsa pas këtij postimit ajo ka publikuar edhe një foto tjetër në det pranë një djali.

Read More

Fundjava në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit ka nisur me një fluks të lartë të mjeteve dhe qytetarëve kosovarë, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar. Në orët e para të ditës së shtunës, në pikën e kalimit kufitar në Kukës Morinë kaluan rreth 5 600 automjete të vogla dhe autobusë me rreth 9 800 qytetarë. Pavarësisht fluksit të lartë, nuk u krijuan radhë teksa zbatohet marrëveshja e dy qeverive për kalimet pa kontrolle në kufi për sezonin turistik, e cila hyri në fuqi më 1 qershor.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Rama nënvizoi se BE nuk mund të ishte më e qartë, ndërsa shtoi se shpreson që Kosova dhe Serbia të zgjidhin konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta kundër tyre. “BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të…

Read More

Lionel Messi ka njoftuar largimin e tij nga PSG pas dy sezonesh. Ylli argjentinas vendosi të mos e rinovojë kontratën me parisienët. “Jam i lumtur që arrita të përfaqësoj PSG-në. Më pëlqeu shumë të luaja në këtë ekip me lojtarë kaq të mirë. Dua të falënderoj klubin për një përvojë të mrekullueshme në Paris”, citohet Messi nga gazetari Fabrizio Romano në rrjetet sociale, duke cituar ESPN. Të shtunën, Messi do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e PSG-së.

Read More

Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të ulur tensionet dhe të punojnë për vendosjen e qetësisë në veriun e trazuar të Kosovës, duke paralajmëruar se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative për të dyja palët. Në një deklaratë, përmes kryediplomatit Josep Borrell, është dënuar dhuna që ka ndodhur në veri ditë më parë dhe që Kosova të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet. “Aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave në veri të Kosovës. Dhuna mund të ishte shmangur dhe…

Read More

Fatmir Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari”, quhet autori i dyshuar për plagosjen e dy personave ditën e sotme në Sarandë. 52-vjeçari i shpallur në kërkim është person me precedentë penalë dhe mësohet se më herët është arrestuar 3 herë për vepra të ndryshme penale. Me profesion peshkatar, ai rezulton i arrestuar në vitin 2000 në Korfuz nën drejtimin e një skafi me të cili kryente “trafik droge”, ngjarje për të cilën u dënua me 2 vjet burg. Po ashtu, në vitin 2009 u arrestua nga policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg marijuanë, por u lirua pas…

Read More