Author: tirana

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të punës së saj për muajin Maj të këtij viti. Uniformat blu një fokus të madh e kanë pasur në procesin zgjedhor. Policia thotë se ruajti jo vetëm standardin e arrirë më parë në drejtim të mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore në vend, por me profesionalizëm dhe paanësi kontribuoi për promovimin e mëtejshëm të rolit ligjor dhe të paanshëm të strukturave të Policisë së Shtetit, në këto procese. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në betejat e përditshme për parandalimin dhe goditjen e…

Read More

Policia e Kosovës njofton se një makinë re policisë së Kosovës është sulmuar gjatë ditës së djeshme, por këtë informacion e bëri publik vetëm sot. Mësohet se ka vetëm dëme materiale. “Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”, njofton policia.

Read More

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ajo e Elgitit dhe Kleas do të mbahet sot në Livadh të Himarës, ku të ftuar do të jenë personazhe të njohur të showbizit dhe ekranit shqiptar. Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda do të kurorëzojë lidhjen e tyre disa vjeçare, pikërisht sot më 4 qershor, në ditëlindjen e tretë të djalit të tyre, Kridit. Klea dhe Elgiti kanë ndarë një video nga përgatitjet që po bëhen në Livadh ku pritet të mbahet dasma magjepsëse ashtu siç çifti ka paralajmëruar se do të jetë. Çifti ka bërë të ditur për publikun…

Read More

Recep Tayyip Erdogan ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, me të cilën pritet të drejtojë vendin për 5 vitet e ardhshme. Bie në sy se përbërja e kabinetit qeveritar është pothuajse e ndryshuar dhe vetëm dy ministra kanë mundur të “mbijetojnë” nga ky riformatim ai i Shëndetësisë dhe Kulturës. Eksperti i njohur Mehmet Simsek, ish-ministër i Financave dhe më pas Zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike, merr Ministrinë e Financave. Ai pritet të vendosë rregull në politikën financiare të vendit, për të rifituar besimin e investitorëve. Nga detyra largohet dhe ministri Mevlut Çavusoglu. Tashmë Ministria e Jashtme do të drejtohet nga ish-kreu…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, në foksusin e së cilës kanë qenë tensionet në veri. Kurti shkruan se nëse serbët ndalojnë dhunën që po ushtrojnë në veri, do të nisin zbatimin e marrëveshjes së arritur mes dy palëve në Bruksel deri në zgjedhjet e ardhshme në veri, të cilat janë paralajmëruar pas kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë. “Pati një telefonatë me Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e gjatë të Emirateve të Bashkuara Arabe gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është…

Read More

Një helikopter i KFOR-it qarkullon mbi veriun e Kosovës. Trupat e NATO-s janë përforcuar në veri pas trazirave të hënën e kaluar me 700 ushtarë shtesë. Me gardhe me gjemba dhe bllokime rrugësh, forcat e KFOR-it gati i kanë izoluar hermetikisht disa godina të komunave veriore. Dhuna shpërtheu pas përpjekjes për të filluar detyrën tre kryetarë shqiptarë të komunave të banuara me shumicë serbe, të zgjedhur me një numër shumë të vogël votash pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët. Një nga këta kryetarë bashkish është Izmir Zeqiri. Pas së hënës ai nuk është kthyer më në komunë. “Megjithëse kam kompetenca…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore informon se ka arrestuar një zjarrfikës në Roskovec, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i 22-vjeçarit E.SH u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në automjetin Honda Civic që drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, si dhe dy aparate telefonike celularë, një kartëmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë. Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer në banesën e E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparate telefonikë celularë. Materialet procedurale…

Read More

Diplomacia perëndimore ka vazhduar thirrjet që Kosova dhe Serbia të marrin veprime për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës kur për më shumë se një javë po mbahen protesta para ndërtesave të komunave. Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi të shtunën në rrjetet sociale se ka biseduar për këtë çështje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke e inkurajuar “të nxisë qetësinë mes serbëve të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar…

Read More

Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Serbisë të shtunën për të pestën herë në një muaj, pas dy vrasjeve në masë që tronditën kombin, ndonëse presidenti populist i vendit hodhi poshtë çdo përgjegjësi për krizën dhe injoroi kërkesat e protestuesve për të dhënë dorëheqjen. Turma, duke brohoritur parulla kundër presidentit Aleksandër Vuçiç, parakaloi rrugëve të Beogradit, për t’u mbledhur para selisë së tij në qendër të qytetit. Ata lëshuan një tullumbace të madhe me mbishkrimin “Vuçiç ik”. Studentët e universitetit udhëhoqën parakalimin, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Serbia kundër dhunës!”. Protestuesit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve të…

Read More

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!”, tha babai i 24 vjeçarit, i cili mbrëmë mbyti me plasmas nënën e tij në një apartament në lagjen “Partizani” të Përmetit. I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit. Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ata kanë pasur frikë se mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa…

Read More

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje në formën e stuhive dhe rrebeshe lokale në zonën malore dhe qendrore. Temperaturat minimale do të luhaten 10-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 20 -21°C në veri , 22 -26°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Read More