Luiza Gega ka qenë 2 sekonda larg rekordit të saj në “Diamond League”, megjithatë atletja shqiptare ka bërë një paraqitje bindëse në këtë garë. Në Firenze të Italisë është duke u mbajtur edicioni i Diamond League, ku marrin pjesë atletët më të mirë në botë, duke garuar në disa disiplina. Në garën e 3 mijë metrave me pengesa, atletja shqiptare Luiza Gega u rendit në vendin e 10-të. Ajo është renditur e 10-ta me kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat, duke konfirmuar se është në një formë shumë të mirë. Me këtë kohë, Gega ia ka dalë që…
Author: tirana
Plaga europiane e Romës mbetet e hapur, madje shkakton dhimbje. Polemikat e Budapestit vazhdojnë, por shumë shpejt skuadra e Romës mund të marrë lajme të mira. Edhe pse sportivisht asgjë nuk do të ndryshojë, verdhekuqtë mund të kënaqen me diçka. UEFA ka nisur një hetim për gjyqtarin e finales me Sevillan, Anthoni Taylor, ndaj të cilit mund të merren masa të menjëhershme. Britaniku rrezikon të ndëshkohet për atë penallti të mos akorduar në favor të Romës me pezullimin për një kohë të gjatë nga kompeticionet e UEFA-s . Prekja me dorë në zonë e lojtarit të spanjollëve solli revoltën jo…
Kreu KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, në një intervistë për gazetën italiane “Corriere”, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për veprime të njëanshme dhe hapa mbrapa prej dy viteve. Ristuccia e vlerësoi si “të gabuar” vendimin e Kryetarit të Qeverisë ës Kosovës, Albin Kurti, për të instaluar tre kryetarët shqiptarë në komunat veriore pa u pranuar nga popullata lokale atje, ndërsa intervenimin e KFOR’it e quajti “shmangie të një tragjedie”. Komandant, për çfarë e keni fjalën? “Para së gjithash, vendimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të pa njohur nga shumica serbe,…
Tre anglezë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë, por në bashkëpunim me njëri-tjetrit kishin krijuar një grup kriminal, që shisnin droga të forta në zonën e Dhërmiut. Bëhet fjalë për S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç, të dy të arrestuar dhe shoku i tyre, W. K., 32 vjeç, i shpallur në kërkim. Nga hetimet e kryera rezultoi se këta persona që kishin ardhur para disa ditësh në Dhërmi dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e kokainës, kanabisit dhe ekstazisë në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet…
Gazetari i njohur Bledi Mane ka bërë një deklaratë tipike tijën për Jori Delli, modelja e njohur që u bë pjesë e “Big Brother Vip 2” në mesin e rrugëtimit të këtij edicioni. Ai e konsideroi modelen bukuroshe si “sabioseksuale”, term që përdoret kur dikush tërhiqet seksualisht nga njerëzit inteligjentë. Në dallim nga njerëzit e tjerë që thjesht u pëlqejnë njerëzit inteligjentë, sapioseksualët tërhiqen fizikisht nga inteligjenca. Madje, refuzojnë të dalin me njerëz që s’i konsiderojnë “të zgjuar.” Mane tha se Jori e njohu në shtëpinë e “Big Brother VIP” në një ditë me shi. “E njoha në një ditë…
Mesfushori kuqezi, Anis Mehmeti sapo ka mbyllur një sezon mjaft të mirë në aspektin personal, me karrierën e tij që ka ardhur në ngjitje. Talenti shqiptari e nisi sezonin me Wycombe Wanderers në League One të Anglisë, duke qenë protagonist absolut me ekipin e tij dhe duke realizuar 9 gola. Kaq mjaftoi që interesi për lojtarin shqiptar të rritej dhe ne janar erdhi transferimi te Bristol City, që militon në Championship, kategoria e dytë e futbollit në Angli. Përshtatja ka shkuar mirë dhe Mehmeti po bëhet një lojtar kyç, ndërkohë që forma e tij e mirë solli edhe ftesën e…
Hussein Al-Missaoui festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 119-të, duke u bërë kështu personi më i vjetër në Tunizi. Lamine Bouazzi, një mik i ngushtë i Al-Missaoui për tetë vite thotë se shëndetin i tij është i shkëlqyer pavarësisht moshës së thyer. “Z. Hussein ka lindur në vitin 1904. Ai festoi ditëlindjen e tij të 119-të javën e kaluar. Përfituam nga prania e tij në shtetin Kasserine për të ndjekur gjendjen e tij shëndetësore. Ne përdorëm pajisjet e specializuara mjekësore në dispozicion për të kontrolluar zemrën e tij dhe rezultatet ishin të shkëlqyera. Ai vuan nga presioni i gjakut,…
Kryeministri Edi Rama u shpall sot qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese në Kalabri. I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kryeministri tha se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës. Ai tha se në komunën e Vaccarizzo Albanese është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë. “Fillimisht dua të falënderoj kryekomunarin për këtë gjest miqësie dhe që më dhanë këtë nder që unë dua të them se nuk e meritoj, por që më bëhet shumë qejfi. Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën…
SPAK informon se janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. “Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 03.06.2023 dhe 04.06.2023 urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj shtetasve V. T. dhe S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nene 245 dhe 25 i Kodit…
Një 10-vjeçar humbi jetën në fshatin Bërxullë të Tiranës, pasi dy automjete u përplasën me njëra tjetrën. Aksidenti i fortë bëri që një nga makinat të përfundonte në lokalin ku ishte 10 vjeçari ndërsa goditja rezultoi fatale për vogëlushin. Policia tha se dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident njëri 30 dhe tjetri 63-vjeçar u arrestuan. Banorë të zonës treguan se 10-vjeçari ishte në lokalin në pronësi të babait të tij. Numri i përgjithshëm i aksidenteve është ulur, sërish shkalla e rrezikshmërisë por edhe fatalitetet vijojnë të jenë të larta.
Albi 24 vjeç ia mori jetën nënës duke e mbytur me plastmas të shtunën në Përmet. Në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë vetëm viktima dhe autori. Fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë. Kur ka shkuar babai, ai është përpjekur të parandalonte krimin, por ishte tepër vonë. Pasi vrau nënën 65-vjeçare, Albi tentoi të arratisej, por u kap shumë shpejt nga policia. I riu kishte shfaqur prej disa ditësh probleme të shëndetit mendor. Ajo që bëhet e ditur është se ai kishte studiuar në Amerikë dhe ishte kthyer në shtëpi prej 4 ditësh. Babai i tij është munduar që të…
Një ish-doktor i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer më herët për presidentët Donald Trump dhe Barack Obama, ngre shqetësimin për shëndetin e Joe Biden, duke thënë se do të ishte gabim lejimi i tij për të kandiduar për një mandat të dytë. Doktori Ronny Jackson shprehet se presidenti Biden nuk është në gjendje të mirë fizike dhe mendore për të drejtuar dhe kjo sipas tij është një situatë e keqe për vendin. Jackson kritikon zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që e lejojnë 80 vjeçarin të rikandidojë dhe i bën thirrje familjarëve të tij dhe bashkëshortes Jill që ta…