Author: tirana

Max Verstappen nuk fal në Formula 1. Holandezi ia doli të triumfojë në Çmimin e Madh të Spanjës, duke zhvilluar një garë fantastike. Paraqitje të mira bënë edhe Lewis Hamilton dhe George Rusell, që me makinat Mercedes u rënditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të 3-të. Perez dhe Sainz e shohin veten në pozicionin e katërt dhe të pestë. Fitorja është e pesta në sezon për Verstappen në shtatë garat e para të vitit 2023 dhe rrit epërsinë e tij ndaj shokut të skuadrës Sergio Perez në 50 pikë.Formula 1 sa vjen e bëhet me interesante.

Read More

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në Itali. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Milano, ndërsa tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mesa bandave rivale, shqiptare dhe afrikane. Pas konfliktit sherri degjeneroi në përdorimin e thikave, ndërsa njëri prej tre shqiptarëve të plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Sakaq autoritetet po punojnë për kapjen e autorëve , të cilët theksohet se janë anëtarë të bandës afrikano-veriore.

Read More

Dubai është shndërruar në “parajsën” e bosëve të krimit, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë vende të tjera të botës. Krerët e bandave kanë zgjedhur Dubain si vendin e tyre të sigurt për t’i shpëtuar drejtësisë në vendit e origjinës. Një nga arsyet është mos lejimi i ekstradimit të tyre dhe lehtësirat në qarkullimin e parave të pista që Dubai mundëson. Për këtë çështje ka folur edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka deklaruar se pranë ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme ka dërguar 4 kërkesa ekstradimi të shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por janë ende…

Read More

Prej disa ditësh tashmë në Serbi po organizon protesta kundër presidentit Aleksadër Vuçiç, me moton “Serbia kundër dhunës”. Protestat kanë nisur si pasojë e masakrave të dhunshme në dy shkolla në Beograd, por kanë vijuar më tej. Ndërkohë, shefi i kabinetit të president Vjosa osmani ka thumbuar presidentit Vuçiç me anë të jë postimi në Twitter. Ai ka shpërndarë një video ku duket sheshi i mbushur me qytetarë, të cilët po protestojnë qetësisht. Duke bërë një paralelizëm me protestat e serbëve në veri të Kosovës, protesta që Kosova pretendon se janë të nxitura e madje edhe të paguara nga Beogradi,…

Read More

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të ndryshojë qasjen kundërshtuese ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën veri-atlantike. Sipas tij, Stokholmi i ka adresuar shqetësimet e Turqisë, lidhur me sigurinë. “Suedia ka marrë hapa konkretë për t’i shmangur shqetësimet e Turqisë”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve, pas takimit me Erdoganin. “Suedia i ka përmbushur të gjitha obligimet”.Shefi i NATO-s ka marrë pjesë të shtunën në inaugurimin e Erdoganit, i cili e ka nisur edhe një mandat presidencial pesëvjeçar. Turqia, anëtare e NATO-s, është duke e bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë. Ajo dhe Hungaria,…

Read More

Një 70 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet se duke drejtuar makinën tip Benz ka përplasur një grua. Sipas policisë mësohet se për shkak të përplasjes shtetasja ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. “Me datë 04.06.2023, qytetin e Peshkopisë, 70 vjeçari, duke drejtuar një automjet tip ‘Benz’, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shoferit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për…

Read More

Një kishë historike 280-vjeçare në shtetin amerikan Masaçusets është shkatërruar nga një zjarr masiv që shpërtheu një ditë më parë. Mediat e huaja shkruajnë se shkaku kryesor për këtë zjarr është bërë rrufeja, duke shkatërruar kishën e Parë Kongregacionale të Spencer-it. Departamenti i Zjarrfikësve Spencer u përgjigj menjëherë dhe luftoi me flakën për orë të tëra, ndërsa tymi dilte nga ndërtesa, e cila ishte tërësisht prej druri. Zjarri u përhap shpejt dhe kambana e kishës u përfshi plotësisht nga flakët para se të rrëzohej. Fatmirësisht në momentin e flakëve nuk kishte persona brenda. Ndërkohë edhe një herë tjetër kisha kishte…

Read More

Karim Benzema ka marrë vendimin për t’u larguar nga Real Madrid dhe të transferohet në Arabinë Saudite ku do të përfitojë 100 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme. Një vendim ky që detyron Los Blancos të vihen në kërkim të një sulmuesi që do të jetë në gjendje të zëvendësojë francezin, i cili ka qenë lideri absolut i madrilenëve në sezonet e fundit. Kështu, pasi kanë zyrtarizuar lamtumirën e Topit të Artë, madrilenët janë vënë në lëvizje për të gjetur sa më shpejt sulmuesin e së ardhmes dhe ta marrin menjëherë në Madrid. I përzgjedhuri i Florentino…

Read More

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka kritikuar ministren Suella Braverman, sa i takon ‘kryqëzimit’ të saj për emigrantët shqiptarë. Këngëtarja e lindur në Londër me prindër shqiptarë nga Kosova, thotë se mënyra se si është diskutuar për shqiptarët i ka dhembur. Dua Lipa, ka kritikuar mënyrën se si ministrat i kanë diskutuar emigrantët si “sipërfaqësor dhe mendjengushtë”. Ylli i popit, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë kosovarë, tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka shkaktuar atë “të lënduar” pasi ajo bëri thirrje për “më shumë empati”. “Sigurisht që më dhëmbi. Të gjitha ato fjalë të…

Read More

Një studim global nga shkencëtarët në Universitetin McMaster zbuloi një lidhje midis konsumit të mishit të përpunuar dhe një rreziku më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, por jo e njëjta gjë për mishin e kuq të papërpunuar dhe shpendët. Siç raportohet në botimin përkatës në American Journal of Clinical Nutrition, informacioni vjen nga dieta dhe rezultatet shëndetësore të 134,297 njerëzve nga 21 vende në pesë kontinente, të cilët studiuesit i ndoqën për të dhëna mbi konsumin e mishit dhe sëmundjet kardiovaskulare. Pasi i ndoqën pjesëmarrësit për gati një dekadë, studiuesit zbuluan se ngrënia e më shumë se 150 gram mish…

Read More

Luiz Ejlli publikoi së fundmi këngën e tij të re. Kënga titullohet “Përjetësisht” dhe është baladë dashurie që i dedikohet Kiarës. “Përjetësisht” është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka thyer rekord. Ndonëse nuk janë bërë ende 24 orë nga publikimi, kënga ka 1 milion shikime. “Kur jeta më mundi rrugën e gjeta te ti. Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë, kam një jetë që po të kërkoj, unë si ti kurrë nuk kam parë. Se çdo ditë e ndjeja, e ndjeja që një ditë do jem me ty”, këndon Luizi mes të tjerash teksa…

Read More