Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Braverman ‘kryqëzoi’ emigrantët shqiptarë, Dua Lipa kritikon ministren: Je mendjengushtë

15:35 / June 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dua lipa albanian citizenship 112822 42970264919c46f28353b2a0bda6a18a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka kritikuar ministren Suella Braverman, sa i takon ‘kryqëzimit’ të saj për emigrantët shqiptarë.

Këngëtarja e lindur në Londër me prindër shqiptarë nga Kosova, thotë se mënyra se si është diskutuar për shqiptarët i ka dhembur.

Dua Lipa, ka kritikuar mënyrën se si ministrat i kanë diskutuar emigrantët si “sipërfaqësor dhe mendjengushtë”.

Ylli i popit, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë kosovarë, tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka shkaktuar atë “të lënduar” pasi ajo bëri thirrje për “më shumë empati”.

“Sigurisht që më dhëmbi. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë përbërëse e qytetit.

Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhemb. Është sipërfaqësore dhe mendjengushtë. Por, kjo është mënyra sesi mendojnë shumë njerëz.

“Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punën. Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre“,- tha ajo.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman , veçoi “kriminelët shqiptarë” dhe pretendoi se kishte një “pushtim” të Anglisë nga emigrantët shqiptarë.

Fjalori i saj i përdorur është kritikuar ashpër edhe nga kryeministri Rama.

Prindërit e Lipës u larguan nga Kosova rreth vitit 1992, pasi filluan të dalin në sipërfaqe tensionet që çuan në luftën që filloi gjashtë vjet më vonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.