Në mesnatë makina e kandidates së PD-së për Këshillin Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia është thyer në Shëngjin të Lezhës. Persona ende të paidentifikuar i kanë thyer xhamat e pasmë. Në një prononcim për mediat, Haxhia tha se nuk ka konflikt me askënd dhe nuk e di kush e ka bërë. Ajo u shpreh se policia e Lezhës ka ardhur pas dy orësh në vendin e ngjarjes. “Kam një biznes privat në qytetin e Shkodrës, gjithashtu operoj edhe në pjesën e politikës shkodrane. Mbrëmë rreth orës 10 të darkës, kam parkuar makinën time me targa të huaja deh sot në mëngjes…
Author: tirana
Selim Balika, bletërritës trego mënyrën se si mblidhet qumështi i bletës, i cili konsiderohet si ilaç për shumë sëmundje. Ai tha se 10 miligram qumësht blete kushton 30 mijë lekë të vjetra. Sipas tij para përdorimit të këtij qumështi personi duhet të bëjë analizat përkatëse. “10 ml/gram qumësht blete bën 30 mijë lekë të vjetra. Para se të përdoret qumështi i bletës duhet të bëhen analizat, pasi qumështi i bletës mund të rris qelizat kancerogjene ose mund ti vrasë ato”.
Enriko Aliaj u vra me plumb në kokë në Itali nga vëllai i tij, dhe babi i tyre ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike për mediat italiane. Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre. Shpendi tregon se nata e zezë e 3 qershorit ku 20-vjeçaru humbi jetën ishte tërësisht aksidentale. Ai thotë se djali i tij i dytë ishte duke luajtur me armë dhe e qëlloi Enrikon gabimisht. “Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me…
Ministria ruse e Mbrojtjes, thotë se ka penguar një ofensivë të madhe ukrainase në Donetsk, teksa ka pretenduar se kanë vrarë 250 trupa dhe kanë shkatërruar 16 tanke ukrainase. Sipas Rusisë, Ukraina ka nisur ofensivën në shkallë të gjerë në rajonin e Donetsk duke përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh. Ministria ruse pretendon se ukrainasit janë përpjekur që të depërtonin në atë që Kievi e shihte si pjesën më të cënueshme të vijës së fronit, por se “nuk patën sukses”. Nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë koment nga Kievi dhe pretendimi i Rusisë akoma nuk është…
Pas “javës së gjelbër”, 140 deputetët do të diskutojnë këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë, për problemet e qytetarëve që kanë evidentuar në terren, ndërsa janë parashikuar 4 orë diskutime. Diskutime – jo më shumë se 4 orë. Partia e Lirisë 5 minuta PSD 5 minuta Sali Berisha 3 minuta Edmond Spaho 3 minuta Flamur Noka 3 minuta Ludovik Hasani 3 minuta Oerd Bylykbashi 3 minuta Agron Shehaj 3 minuta Petrit Doda 3 minuta
Një tjetër grua u godit me thikë, dhe rrezikon jetën. Çifti Aleko dhe Manjola Myrtollari kishin prej kohësh grindje dhe probleme mes njëri-tjetrit dhe 1 muaj e gjysmë më parë janë shpërngulur nga Tirana në Korçë. Bashkëshorti Aleko Myrtollari ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten. Bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë. Ata jetonin me qira, kishin konflikte për motive xhelozie, bashkëshorti që dyshonte…
Humbja e PD-së, rikthimi i Bashës dhe kaosi në selinë blu, do të marrin zgjidhje këtë javë. Gazment Bardhi, i cili tashmë mban dy postet më të rëndësishme në parti pas kryetarit, atë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreut të grupit parlamentar ka thirrur sot deputetët dhe nesër kryesinë e PD, me qëllim vlerësimin e situatës politike, e veçanërisht hapat që duhet të marrë PD në ringritjen e saj, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të ri. PD është e ndarë në 2 qëndrime kryesore, i pari që PD të futet në garën për kryetarin sa më shpejt, duke vulosur përfundimisht ndarjen…
Ende në veriun e Kosovës ka tensione dhe kjo situatë është në vëmendje të ndërkombëtarëve, e pikërisht për të arritur një zgjidhje të situatës mes dy palëve, dy ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi do të zbarkojnë këtë të hënë në Beograd. I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë një takim ‘kokë më kokë’ me Vuçiç, në fokus të së cilit do të jetë tensionet në veri dhe marrëveshja e nënshkruar në Ohër mes dy palëve. Një ditë më pas, të martën Escobar dhe Lajçak do të mbërrijnë në Prishtinë dhe do të…
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një thirrje për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Nga ana tjetër, Rama tha se bëhet fjalë për 1579 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF. “MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, për të aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Thirrjen VIII, për 1579 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, ju uroj një…
Këtë të hënë, moti do të jetë me diell në zonën Perëndimore dhe bregdet, vranësira do të zhvillohen duke sjellë reshje në formën e rrebeshe në zonën malore. Temperaturat minimale do të luhaten 11-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 22 -25°C në veri , 27 -31°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.
Dashi Dita nis me pak lodhje, ndihesh pak i mërzitshëm dhe ke nevojë për shtytjen e dikujt. Mundohuni të mos mbylleni në shtëpi, por të jeni me ata që ju duan. Vetëm ata që ju duan dhe i doni mund ta kuptojnë se çfarë nuk shkon apo vuajtjet tuaja kur përballeni me një periudhë të keqe. Demi Të hënën çdo gjë po shkon mirë si në aspektin e dashurisë ashtu edhe në atë të punës pa kulme ulje-ngritjesh. Nëse do të ndryshoni diçka në jetën tuaj, veproni, gjithçka varet vetëm nga ju. Binjakët Ju po ndiheni të dashuruar si kurrë…
Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evropian, është afër synimit për tu klasifikuar si vend “pa duhanpirje”. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të marrë këtë status, niveli i pirjes së duhanit në një vend duhet të jetë më pak se 5 për qind. Suedia është shumë afër arritjes së këtij niveli. Në zonat publike në Suedi, një vend me 10.5 milionë banorë, nuk është e zakonshme të shohesh njërëz duke pirë cigare. Pirja e duhanit është e ndaluar në stacionet e autobusëve, platformat e trenave, jashtë spitaleve dhe ndërtesave të tjera…