Fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito u bënë pjesë e dasmës së Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Këngëtari preferoi të vishej me ngjyra të hapura, duke u përshtatur edhe me ambientin ku po zhvillohet dasma, bregdet.
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, foli për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Bardhi i kërkoi dorëheqjen ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastrilut, ku edhe u pyet pse heshti. “Qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Ka një tender modest kuptuam % e korrupsionit ka shkuar 40%. Ky është një politikan që karrierën e bazoi te korrupsioni dhe nuk njeh të ndalur. Kemi një kryeministwr me një etje të pakufishme për pushtet. 40% vjedhin këta vetëm me një tende. Duan që populli të besojë s e…
Këtë të hënë, komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka nisur shqyrtimin e ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Belshit. KAS do të shqyrtojë provat e reja të koalicionit, i cili pretendon për tjetërsim votash nga grupet e numërimit. KAS do të vendosë nëse do të hapë kutitë e votimit për Bashkinë e Belshit për të bërë rivlerësimin e fletëve të votimit.
Këtë të hënë, edhe nxënës të shkollave fillore në Zveçan janë mbledhur para ndërtesës komunale, po protestojnë serbët lokalë. Ata kanë paralajmëruar se do të performojnë aty, por nuk dihet se çfarë.
Lulzim Basha i cili është rikthyer në PD, e ka ndalur turin e takimeve të tij në Kamëz, ku ka bashkëbiseduar me mbështetës demokratë. Në një reagim në Facebook, Basha tha se tashmë është koha që sot shqiptarët të bashkohen, të majtë dhe të djathtë për t’i dhënë fuqi votës së lirë, përmes listave të hapura apo dhe vettingut të policisë. “Vendosa të sakrifikoj veten në interes të demokratëve, duke duruar edhe gjithfarë mashtrimi. Ai ka bërë të kundërtën, sakrifikoi interesin e demokrateve për interesat e tij personale. Për këtë, çdo ditë e më shumë, koha po na jep të…
Deputeti PD-së, pjesë e grupit të Rithemelimit, Tritan Shehu ka ngritur sërish në Kuvendin e Shqipërisë çështjen për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Në fjalën e tij, Shehu tha se Kosova është nën një agresion nga Serbia dhe se Shqipëria nuk e miraton këtë rezolutë se qeveria ka hall se i mërzitet Aleksandër Vuçiç. “Një grup deputetësh kanë paraqitur prej një vit e ca një kërkesë për një mocion me debat ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Ende nuk është futur në diskutim pranimi apo jo nga asambleja plenare e këtij diskutimi. Kur mbi Kosovën po realizohet një agresion i…
Princ Harry ka mbërritur këtë të hënë në Gjykatën e Lartë në Londër. Ai do të japë dëshminë e tij për një çështje ku edhe emra të tjerë të showbizit kanë ngritur kundër gazetës “Daily Mirror”. Ata akuzojnë botuesit e këtij grupi mediatik për përgjim telefonash dhe shkelje privatësie. Rasti shënon herën e parë në 150 vite që një anëtar i Familjes Mbretërore del para një gjykate për të dhënë dëshmi. Harry pritet të përshkruajë ankthin dhe zemërimin e tij për shkak të përndjekjes nga paparacët dhe ndikimin e tyre edhe tek ata që e rrethojnë. Familja Mbretërore ka fajësuar…
Kathleen Folbigg, e cilësuar si vrasësja më e keqe femër e Australisë është falur pasi ka shërbyer 20 vjet pas hekurave për vrasjen e katër fëmijëve të saj. Ky rast është konsideruar si një nga gabimet më të rënda të drejtësisë në vend. Prokurori i Përgjithshëm i Uellsit të Ri Jugor, Michael Daley ndërhyri për të urdhëruar lirimin e Kathleen Folbigg , bazuar në gjetjet paraprake të një hetimi që kishte zbuluar “dyshim të arsyeshëm” për fajin e saj për të katër vdekjet. “Kjo ka qenë një sprovë e tmerrshme për të gjithë të interesuarit dhe shpresoj që veprimet tona…
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur t’i plotësohen dy kushte. Ajo ka thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni…
Hashim Xhixha, punonjësi i policisë i cili u arrestuar nga agjentët e AMP, ka krijuar dyshime mbi ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal. Kjo indicie ka ardhur pasi nga dy aparatet telefonike të sekuestruar shtetasit Hashim Xhixha rezultuan me numra te huaj te shtetit anglez. Në një nga telefonat e konkretisht ne telefonin e markës “IPHONE 11”, gjenden biseda ne aplikacionin “SIGNAL”, me numra te huaj ku bisedon për para me fajde si dhe biseda për dhënien e një sasie fishekësh një shtetasi ende te pa identifikuar i cili flet gjuhen shqipe, e pasqyruar ne procesverbalin e aparatit telefonik sekuestruar shtetasit…
Nga Etleva Delia Një person në kërkim, që zgjedh të jetojë në arrati, ka vetëm një synim. Lirinë. Do provojë me çdo kusht të tregojë që është i pafajshëm, edhe atëherë kur nuk është. Në mënyra të ligjshme apo të paligjshme, ka vetëm këtë qëllim. Por arratia ka kostot e saj, qoftë edhe financiare. Për disa të tjerë, jeta në arrati vazhdon njësoj sikur të mos kenë asnjë problem me Policinë. Statusi i tyre shoqëror është i ndryshëm. Ndonjëri njihet si biznesmen. Dikush tjetër si “i forti” i qytetit. Për dikë flitet se është person i rëndësishëm. Ndërsa një tjetër…
Mijëra njerëz pushtuan qendrën e Beogradit mbrëmjen e së shtunës, në një protestë antiqeveritare të thirrur nga forcat opozitare. Ndaj edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, thotë se është e gatshme që të japë dorëheqjen. Përmes një reagimi në Twitter, ajo ka shtuar se kjo nuk është pranuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Ndër të tjera shtoi se nuk është kundër zgjedhjeve. “Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, për të qenë të qartë, në çdo moment jam gati të jap dorëheqjen si kryeministre dhe presidenti i Serbisë Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje”,…