Author: tirana

Ministrja Elisa Spiropali nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e saj në Kuvend, Spiropali tha se nuk ka pranuar asnjëherë humbjet, duke shtuar se oferta e opozitës për shqiptarët është vetëm balta mbi kundërshtarin. “Të pranosh humbjen është po aq e rëndësishme. Ju nuk keni pranuar asnjë herë humbje, ju keni vetëm diskursin; ‘lufta nis tani’. Oferta juaj për shqiptarët ka qenë balta mbi kundërshtarin duke sjellë si alternative 3 personat më të urryer në Shqipëri, Iliri, Saliu dhe Monikën. Nëse doni ta dini përse keni humbur në Kamëz mjafton të shkoni të shihni se…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ndalesën e radhës të turit falënderues për votën e 14 Majit, u takua me banorët e Lagjes 12 dhe zonës së Dajtit, të cilëve u shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe deklaroi se fitorja erdhi vetëm në sajë të punës së përditshme. “Nuk dua t’i jap mend palës tjetër, se në fakt jam shumë krenar që i mundëm, por kur ata mundohen të kërkojnë fajtorin, fajtori mund të ketë një emër dhe në analizën e tyre ta gjejnë emrin ku të duan, por unë di të them kush është fituesi. Fituesi është ajo…

Read More

Trajneri i i kuqezinjëve, Sylvio Mendes Campos Júnior i ka objektivat e qarta, 6 pikë nga 2 ndeshjet e parë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. “Sigurisht që të gjitha mundësitë i kemi për të marrë fitore në këto dy ndeshje, përveç lojës së bukur për të marrë edhe gjashtë pikët, por fusha do të na tregojë më shumë se sa jemi në gjendje ta bëjmë këtë”, tha Sylvinho në një konferencë për mediat, para dy sfidave të qershorit. I pyetur për lënien jashtë të Odise Roshit, trajneri kuqezi u përgjigj: “Është një lojtar…

Read More

Një ambient tregu që u inagurua nga bashkia e Lushnjes pak ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, por që sot tregtarët ankohen për kushtet. Sipas tyre brenda ambientit është nxehtë për shkak të mbulesës dhe po u prishen produktet. Ata ankohen edhe për tarifën. Në këtë treg janë rreth 60 shitës ambulant. Ky ambient u ndërtua pasi prej 30 vitesh tregtarët në Lushnjë shisnin në rrugë.

Read More

Paraditen e kësaj të hëne, pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i kanë hequr një pjesë të telave gjemborë që i ka vendosur ditë më parë, për të rritur sigurinë. Telat gjemborë janë parë, një ditë pas përleshjes që ka ndodhur mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it. NATO-ja dhe diplomatë vendorë e të huaj i kanë dënuar sulmet në instancat më të larta.

Read More

Arrestimi i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, u bë temë debati në Kuvendin e Shqipërisë. Për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, është arritje. Ai tha se ka ikur koha kur urdhrat e prokurorisë nuk zbatoheshin, duke sjellë në vëmendje urdhrat për kreun e gardës apo drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve. “Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike penale janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretar i përgjithshëm se koha kur urdhrat e prokurorisë nuk zbatoheshin për vrasje. Lëshon prokuroria urdhër për komandantin e gardës nuk zbatohej. Urdhri ndaj drejtorit të përgjithshëm i…

Read More

Këtë të hënë, kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka mbledhur deputetët e PD-së në kryesinë e Kuvendit. Pritet që sot të nisin diskutimet për kreun e partisë demokratike. Arbi AgalliuXhelal MziuQani XhafaDhurata CupiHelidon BushatiFerdinand XhaferriBledjon NallbatiZheni GjergjiLefter GeshtenjaSaimir KorreshiAndia UlliriRamadan Likaj?Gazment BardhiFlamur HoxhaDash SulaFlutura AçkaKreshnik ÇollakuJorida Tabaku

Read More

Sali Berisha akuzon se 547 mijë zgjedhës votuan dy herë për PS në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Kësaj akuze iu përgjigj kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili nga seanca plenare në Kuvend, tha se me këtë llogaritje del që për opozitën të kenë votuar më pak 300 mijë persona. Po ashtu Balla tha se Sali Berisha ka humbur në Tropojë, në vendlindjen e tij, e për këtë arsye duhet të konsiderojë largimin nga politika. “U shpreh se ka 547 mijë zgjedhës në gjithë Shqipërinë që paskan votuar 2 herë dhe sipas tij i bie që…

Read More

24-vjeçari, Albi Muhollari doli këtë të hënë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore, me një gjendje mjaft të rëndë psikologjikisht. Fillimisht ka qenë i qetë dhe ka kërkuar të pinte vetëm ujë. Shpesh i riu është dëgjuar t’i ketë thënë vetes: Çfarë është kjo që kam bërë kështu? Përgjatë qëndrimit ka pirë veçse ujë. Ai pranoi dje krimin që kishte bërë, por refuzoi të jepte shpjegime për ngjarjen pasi nuk ishte në gjendjen e duhur.

Read More

Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave: Janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 103 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar; 27 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit; 34 drejtues…

Read More

Prej disa muajsh ai është kthyer në një nga personazhet më të kërkuar në vend. Është fjala për fituesin e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, i cili po kërkohet në koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit. Nga data 9 qershor deri me 19 qershor, këngëtari i njohur do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është ftuar në disa koncerte në shtete të ndryshme. Së bashku me disa artistë shqiptarë, përfshirë edhe Mozzik, Luizi do kënaqë shqiptarët me zërin e tij. E për ta reklamuar mbërritjen e tij, posteri është shfaqur në ‘Times Square’…

Read More

Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke kompensuar tkurrjen e prodhimit vendas. Për periudhën janar-prill 2023, sipas të dhënave të Doganave, sasia e qumështit të importuar u rrit 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Në vlerë importet e 4-mujorit u shtuan 39%. Disa kompani vendase për këtë vit, referuar çmimeve fundore të shitjes në supermarkete kanë ulur çmimet e qumështit të paketuar të lopës deri 30 deri 36% për muajin maj krahasuar me muajin prill. Sakaq sipas të dhënave nga fabrikat përpunuese, qumështi i lopës nga fermeri shqiptar vijon të shitet njëlloj 65 deri…

Read More