Author: tirana

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë me një qëndrim zyrtar sa i takon situatës së krijuar brenda PD si pasojë e përçarjes dhe humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Në një prej pikave të qëndrimit të mbajtur, theksohet se është e nevojshme të krijohet një grup pune përbashkues që do të ndjekë hapat për certifikimin e anëtarësisë aktuale, zgjedhjet në nivel seksionesh dhe dege si dhe nisjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

Read More

Igli Tare nuk do të jetë më drejtori sportiv i Lacios. Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-futbollisti i Kombëtares, i cili i jep fund kështu aventurës me kryeqytetasit e Italisë pas 18 vitesh. “Pas 18 vitesh, eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lacios ka ardhur në fund. E bëra këtë zgjedhje prej disa kohësh, por prita deri sa Lacio të arrinte objektivin për të shkuar në Ligën e Kampionëve, i sigurt që ndërtova një skuadër të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm që arritën këtë objektiv. Ishte një aventurë e gjatë e krijuar me momente të lumtura,…

Read More

Kryeministri britanik Rishi Sunak këtë të hënë në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se në kuadër të marrëveshjes me Shqipërinë deri më tani janë kthyer në vendin e tyre 1800 shqiptarë. Sunak është shprehur se marrëveshja gjithashtu ka sjellë edhe efekt parandalues, në numrin e njerëzve që mbërrinin ilegalisht nga Shqipëria me “pothuajse 90%”. “Marrëveshja e kthimit me Shqipërinë ka çuar në kthimin e 1,800 personave dhe kishte një efekt parandalues, me numrin e njerëzve që mbërrinin nga ai vend me “pothuajse 90%”, ka thënë ai. Në deklaratën e tij për mediat Sunak, ka theksuar gjithashtu se janë…

Read More

Meri Shehu ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin Qershor, ku ka treguar specifikisht për çdo shenjë, se çfarë të mira dhe të këqija i presin. E pyetur se cila nga shenjat është më e pabesë nga ana sentimentale, ajo shprehet: Zakonisht shenjave që nuk i zihet besë, janë ato shenjat e lëvizshme, të paqëndrueshme, që janë të paqëndrueshme edhe në punët e tjera sepse kështu e kanë karakterin, janë shenja që sjellin ndryshimet. Janë Peshqit, Binjakët, Shigjetarët që janë të zjarrtë, Ujorët që janë të lirë dhe të pavarur. Por ata që e bëjnë pabesinë shumë më…

Read More

Jurgen Kollçaku, i arrestuar nga Policia në Berat si pjesë e një grupi kriminal, rezulton të jetë nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku. Grupi kriminal merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë. Në pranga janë vënë 4 pjesëtarë të tij, Jurgen Kollçaku, Gjergji Braha, Kleo Doko dhe Sherif Isaj. Arrestimet janë bërë pas 2 muajsh hetime që sollën më pas finalizimin e operacionit “Vëzhgimi”. Njoftimi i policisë në Berat: Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”, pas një hetimi dymujor, me metoda proaktive, për dokumentimin dhe goditjen…

Read More

Këtë të hënë, ish-kyebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, do të dalë para gjykatës, ku pritet që të njihet me masën e tij të sigurisë, në lidhje me kërkesën që ka bërë për zëvendësimin e masës arrest me burg. Raportohet se Alla herë pas here, ka shfaqur edhe probleme shëndetësore, duke bërë që të të jetë dhe një ndër arsyet se pse ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në detyrim paraqitje, ose në arrest shtëpie. Ndërkohë, kujtojmë se ish-kreu i bashkisë Bulqizë, është arrestuar disa muaj më parë së bashku me një pjesë të mirë të…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, gjatë javës që lamë pas 16 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa lejedrejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 863 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Gjithashtu 388 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie…

Read More

Mbrëmjen e djeshme Elgiti dhe Klea kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u mbajt në Himarë me të ftuar familjarë e miq të dyshes. Në ceremoni nuk kishte si të mungonte një ndër shokët e ngushtë të Elgitit, Olsi Bylyku. Aktori ka publikuar një video epike në Instastory ku tregon sa lekë i ka lënë në dasmë. Olsi shihet duke numëruar një shumë të madhe parash, teksa shprehet: Për një shok që kam nuk diskutohen këto gjëra.  Mirëpo ai i fut në zarf vetëm 500 lekë të reja. View this post on Instagram A post shared by Xing.al (@xing.al)

Read More

Del video e aksidentit tragjik në Bërxullë, ku humbi jetën një 10-vjeçar teksa ndodhej në lokalin e babait të tij. Siç shihet edhe nga pamjet filmike, makina vjen me një shpejtësi skëterrë dhe përplaset në lokal me një mjet tjetër. Fëmija mësohet se po qëndronte në lokalin e familjes, ndërsa të afërmit kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. Policia ka vënë në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin me vdekje ndërsa nga të dhënat e para njëri prej tyre ka rezultuar në gjendje të dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës, në kryqëzimin e Laknasit, ku buzë…

Read More

Autoritetet amerikane mbrëmjen e djeshme urdhëruan ngritjen e avionëve luftarakë F-16 për të realizuar një ndjekje supersonike të një avioni të vogël udhëtarësh, pasi piloti nuk iu përgjigj thirrjeve të ushtrisë dhe shkeli hapësirën ajrore mbi zonën e Uashington DC. Sipas raportimeve nga mediat amerikane, avioni që mbante në bord katër persona u rrëzua pas ndjekies në malet e Virxhinias jugperëndimore. Policia më pas njoftoi se ekipet e shpëtimit nuk gjetën të mbijetuar në bordin e avionit të “Cessna Citation”. “Ushtria amerikane ishte përpjekur të krijonte kontakte me pilotin, i cili nuk u përgjigj, derisa Cessna më pas u rrëzua…

Read More

Mesditën e kësaj të hëne, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të zonës të quajtur “Labinot Fushë”, ku një automjet ka përplasur një shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet. I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Read More

Deputeti i PD-së, Saimir Koreshi ka goditur sërish në seancën e kësaj të hëne në Kuvend. Teksa foli për situatën në Lushnje, zonë që ai përfaqëson, Koreshi renditi disa problematika që vijnë nga ky qytet, që nga shkrirja e gjykatës dhe prokurorisë, në kuadër të hartës së re gjyqësore, e deri te gjendja në spital. Ai mes ironisë ai tha edhe se në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe. “Ju falënderoj që na hoqët gjykatën dhe Prokurorinë. Kismet inshalla del në shtator, të bëjmë rehat dhe plazhin. Shyqyr që na iku Apeli i Vlorës, menduam që të shkonim në kryeqytet.…

Read More