Author: tirana

Sali Berisha ka akuzuar sërish kundërshtarin e tij politik Edi Rama si një “anti-shqiptar që kujdeset për interesat e aleatit të tij Aleksandër Vuçiç”. Teksa komentonte tensionet në veri, Berisha në fjalën e tij në Kuvend, dënoi ato që i cilësoi si “sulme të turpshme” të kryeministrit Edi Rama ndaj homologut të tij të Kosovës, Albin Kurti. “Edi Rama nuk kurseu për sulme, qoftë edhe për fatkeqësinë shtetërore të ish-kryetarit të LDK, Isa Mustafa, padinë në gjykatë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, vetëm pse ata nuk pranonin diktatin e padronit të tij, Vuçiç. Këto sulme të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit…

Read More

Nga salla e Kuvendit, Sali Berisha ka përsëritur thirrjen për protesta në kuadër të asaj që opozita e ka cilësuar si “maskarda e 14 majit”. Drejtuesi i PD-së së Rithemelimit akuzoi mazhorancën se ka manipuluar rezultatin e 14 majit me “zgjedhës fantazmë”. Këta të fundit, sipas tij, kanë votuar mbi një herë dhe në qytete dhe vende të ndryshme. Sipas Berishës, zgjedhësit fantazmë në të gjithë vendin janë 547 mijë. “Në Bashkinë e Vlorës ata arrinin në 29 për qind, në Bashkinë e Vorës 15 për qind, në Përrenjas 28 për qind, në Kurbin 30 për qind, në Konispol 34…

Read More

Të dielën në ekran u shfaq pjesa e parë e serialit “The Idol” me protagoniste Lily-Rose Depp, vajzën e aktorit Johnny Depp dhe këngëtarin e njohur The Weeknd. Debutimi në televizion është shoqëruar me polemika mbi përmbajtjen seksualisht eksplicite dhe degraduese të serialit, ku protagonistët shihen në skena të nxehta. Seriali është ndërtuar mbi personazhin që përfaqëson Lily-Rose Depp. Ajo është Jocelyn, një këngëtare që pëson një krizë nervore në turneun e saj të fundit. Më pas ajo takohet me drejtuesin e një klubit nate misterioze Tedros (The Weeknd) për të provuar të kthejë karrierën e saj në rrugën e…

Read More

Ish-kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe foli në seancën plenare në Kuvend edhe për bujqësinë. Në fjalën e tij ai tha mbetet ende një problematikë që infektimi i tokave bujqësore në Myzeqe, që ndonëse ai e ka ngritur si shqetësim që në muajin shkurt, Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë masë. Po ashtu Braçe tha se ka kuptuar sa e parëndësishme është që të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, kur shkon në terren dhe sheh që ministria s’ka marrë asnjë masë. Braçe tha se Krifca ka ende kohë që të shohë veten në raport me…

Read More

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë. Gazetari Muhamed Veliu bën me dije se këtë të enjte në vednin tonë pritet të zhvillohet një takim i formatit “retreat”. Takimi do të zhvillohet në kuadër të iniciaticë të “Open Balkan”. Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”.Sigurisht situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve. Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës.

Read More

Kanë nisur hetimet për një 64-vjeçar i cili dyshohet se ka ndodhur ujin e pijshëm me të cilin furnizohej fshati Gjoricë në Bulqizë. Më 3 qershor janë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë me simptoma helmimi disa banorë të fshatit për të marrë ndihmë shëndetësore. Për rastin nisi procedimi penal në gjendje të lirë për K. M., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”. Nga hetimet rezulton se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e…

Read More

Alma Beqiri, ushtronte funksionin e agjentes në postën private “Adex” në Korçë dhe Pogradec. 46 vjeçarja shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i derdhte në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim. Sipas prokurorisë gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro. Por rasti i Alma Beqirit riktheu dhe njëherë historitë e grate mashtruese që grabitën miliona euro në…

Read More

Ish-kryeministri dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur sa i takon debatit për arrestimin e sekretares së përgjithshme tek Ministria e Shëndetësisë. Në Kuvend, Braçe thotë se të fundit që duhet të flasin për drejtësi janë ata që kanë pranuar dhe as kanë këmbëngulur të hetohej më tepër tragjedia e 21 janarit. “Të shash nuk të bën deputet. Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zv ministër të arrestuar. Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. E di si është puna o Dash,…

Read More

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar hapjen e Thirrjes 8 të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikimet e së e cilës do të qëndrojnë të hapura deri më 30 qershor 2023. Janë hapur 1597 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që disponojnë minimalisht diplomën bachelor dhe që nuk kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme, për të zhvilluar një praktikë 3 mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune. Vetëm me një CV dhe letër motivimi çdo i ri mund të aplikojë për t’u bërë pjesë…

Read More

Klea dhe Elgiti u martuan në një dasmë madhështore mbrëmjen e djeshme. Para betimeve të tyre, ata i kanë dedikuar disa fjalë njëri-tjetrit. Madje Elgiti është prekur dhe është përlotur nga fjalët i ka dedikuar Klea. “Të pakta janë herët ashtu siç ndodh në jetë, kur kemi menduar t’i japim fund. Por sot jemi këtu për të thënë që fati na ka destinuar të jemi bashkë. Shpirti im e mban mend kur kërkoje diell në sytë e mi dhe brenda teje kishte stuhi?! Sepse dashuria kështu është, mot i paqëndrueshëm, por që ngroh dhe ndriçon jetën e atyre që dashurojnë…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu përgjigj akuzës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili i kërkoi dorëheqjen, pas arrestimit së sekretares së Përgjithshme, Joana Duro. Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë është e distancuar dhe se me Duron do të merret drejtësia. Ministrja shtoi se çdokush është i barabartë përpara ligjit. “Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë jo vetëm për këtë ngjarje nga e cila si institucion distancohemi. Këtë qëndrim do të kemi gjithnjë për çdo rast të shkeljes së ligjit, të detyrës etj. Dhe ky person që i shkel këto, do përballet…

Read More