Karim Benzema i thotë lamtumirë Real Madridit. Sulmuesi francez ka njoftuar zyrtarisht klubin se do largohet nga Galaktikët për të shkuar në Superligën e Arabisë Saudite. Ai do të nënshkruajë një kontratë për dy sezone për një total prej 200 milionë eurosh me Al-Ittihad dhe gjithashtu do të marrë një bonus për të qenë ambasador i ofertës saudite për Kupën e Botës 2030. Largimin e Benzema e ka konfirmuar edhe Real Madrid në një komunikatë për mediet. Francezi i shprehu presidentit Florentino Perez dëshirën për t’u larguar. Nuk është vetëm për arsye ekonomike. Real Madrid ka përgatitur një lamtumirë për…
Author: tirana
Si rezultat i kontrollit nga toka dhe ajri, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit…
Në Firenze të Italisë është duke u mbajtur edicioni i Diamond League, ku marrin pjesë atletët më të mirë në botë, duke garuar në disa disiplina. Atletja shqiptare Luiza Gega u rendit në vendin e 10-të, në maratonën e 3 mijë metrave me pengesa. Gega e mbylli me kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat. Kampionia shqiptare ishte më pak se dy sekonda larg rekordit të saj, duke bërë mirë në garën e Diamond League. Me këtë kohë, Gega ia ka dalë që të kapë edhe normën për në kampionatin Botëror. Tanimë Gega ka treguar formën e mirë…
Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua sot gara e vrapimit “Run for Autism”, kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin. Gara e organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, erdhi në kuadër të Javës Italiane të Kulturës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se më shumë sesa çmimi ka rëndësi kauza për të cilën po garohet. “Sot rëndësi ka ta bëjmë garën, të marrim pjesë, të kuptojmë sa e rëndësishme është t’i japim një dorë njëri-tjetrit. Asnjeri nuk ia del vetëm. Të gjithë kemi nevojë për një dorë që na ndihmon, për një vesh…
Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, më 7-9 qershor 2023, viziton Shqipërinë, Presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis. Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Estonisë në Shqipëri dhe një ngjarje e shënuar në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. Sipas axhendës së vizitës të bërë publike nga zyra e shtypit të Presidëncës, pas ceremonive të mirëseardhjes, që do të zhvillohen më 7 qershor 2023, ora 15:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të kryesojnë delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar. Në…
Nga Albert Vataj “Jetova si një filozof dhe po vdes si një i krishter”, këto ishin fjalët që shqiptoi në shtratin e vdekjes, më 4 Qershor 1798 , Xhakomo Kazanova, (Giacomo Giralomo Casanova). Ai u lind më 2 prill 1725 në Venecia. Ishte i pari i 6 fëmijëve të prindërve, aktorja Zanetta Farussi dhe aktorit aktorit dhe balerin, Gaetano Giuseppe Casanova. Vitet e fundit të jetës ishin më të trishtat për njeriun e llamburitjeve vërbuese të hoveve të pasionit. U dëbua nga “Edeni” i dehjes dhe epshtit, shturjes dhe dalldisjes, dallavereve dhe mashtrimeve, si një “Adam” heretik, si ai që…
Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa, ka mbërritur këto ditë në Tiranë ku është takuar dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sëbashku ata kanë vizituar Piramidën, e cila është transformuar tërësisht në qendrën më të madhe të teknologjisë në rajon. Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar Veliaj dhe Dukagjin Lipa, por me siguri një tjetër projekt i madh pritet të vijë në jetë. Vitin që kaloi Tirana mikpriti në verë Sunny Hill Festival, ndërsa në vjeshtë u zhvillua në sheshin “Skënderbej” një koncert gjigand nga ylli i muzikës botërore Dua Lipa.
Nga Albert Vataj N’se don me mësue se ç’ka mundet me ba dhimbja e nji gjoksi qi s’mundet me gjimue, e një zemre qi kurrë nuk ka me e mësu, se n’sa copa asht shpërba, e një shpirti qi lyp prehje n’ç’ka e trazon, ti duhet më mësu se si me lexue “… nji letër t’pashkrueme”. N’se ke pas fatin mos me ken idhnue n’kurrgja, e mos me pas asnji takim me vdekjen, ti duhet me ba ç’mos me dit, se kah dilet prej kësaj jehone qi t’thrret e t’përpin. T’duhet me patjetër me i lyp shpirtit tand, dhimbje qi…
Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë në fshatin Gjoricë të Bulqizës, pasi vetëm një ditë më parë, 30 banorë u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkak i helmimit dyshohet të jetë uji i ndotur. Nga analiza paraprake që është bërë, uji ka dalë i kontaminuar dhe për këtë arsye është marrë edhe masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë deri në daljen e përgjigjes së analizave laboratorike.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shpërthyer me akuza ndaj ministrave anglezë, për mënyrën sesi ata i kanë trajtuar emigrantët në ligjëratat dhe vendimet e tyre. E revoltuar, Lipa kritikon mënyrën “shkurtëpamëse” sesi ministrat britanikë i etiketojnë emigrantët. Ylli i muzikës tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë, teksa bëri thirrje për me shumë empati ndaj tyre. “Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, kjo të dhemb. Është dritëshkurtër…
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për BCC, ku ka folur për tensionet në veri të Kosovës. Kurti thotë se kryetarët e komunave janë në godinat dhe zyrat e tyre dhe nuk do largohen nga aty. “Në këto tri komuna ne kemi tri objekte komunale dhe nëse jo kryetarët, kush duhet të jetë aty. Dhe nëse këto komuna nuk janë për kryetarët, për kënd janë? Kryetarët janë në zyrat e tyre, kështu duhet të jetë dhe të qëndrojë. Ata janë struktura ilegale të ndikuara nga Beogradi që duan ta destabilizojnë vendin tonë. Ne duam republikë demokratike, dhe në këto…
I dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar ka deklaruar se Albin Kurti duhet të tërheq policinë nga objektet komunale urgjentisht dhe do duhet të nisë nga puna për krijimin e Asociacionit. Këto dy hapa për Escobar, duket se janë zgjidhja për të ndalur tensionet në veri të vendit të cilat kanë vijuar prej ditësh. Në një intervistë për BBC Radio, Escobar tha se dy shtetet duhet të shmangin tensionet. “Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale, dhe urgjentisht, urgjentisht të fillojë punën për punën e Asociacionit”, tha Escobar. Për tensionet në veri të Kosovës, Miroslav Lajçak…