Dashi Fundjavë emocionuese. Shumë prej jush do të jenë në gjendje të rizbulojnë anën më të ëmbël dhe më të dashur të jetës. Mund të merrni një ftesë tërheqëse ose të keni mundësinë të merrni pjesë në një ngjarje frymëzuese. Demi Të dielen ju jeni duke përjetuar një fundjavë të vendosur në shtëpi. Shumë prej jush do të kenë punët e shtëpisë për të menaxhuar. Edhe nëse ndiheni të lodhur, në fund do të jeni të kënaqur me punën tuaj dhe mundësia për të jetuar në një mjedis harmonik do të ndikojë pozitivisht në mirëqenien tuaj. Binjakët Mund të merrni…
Author: tirana
Buka e bardhë apo pluhuri i zanave janë disa prej pseudonimeve që përdorin shpërndarësit e kokainës në kryeqytet. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti policia e kryeqytetit ka sekuestruar 7.5 kg kokainë ndërsa vitin e kaluar në Tiranë u sekuestruan në operacione të ndryshme 9 kg kokainë. Shifrat tregojnë për rritje të konsumimit të kokainës por edhe forcës goditëse të policisë. Zonat më të frekuentuara nga shitësit dhe grupet kriminale që merren me këtë aktivitet janë qendra e Tiranës, zona e Bllokut, Komuna e Parisit si dhe Kodra e Diellit. Disa ditë më parë policia e Tiranës…
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit, pranë në karburanti në Rrëshen. Ajo thotë se janë përplasur dy mjete, ndërsa shtatë persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe tre fëmijë. Në aksident janë përfshirë një “Audi” drejtuesi i të cilës po lëvizte me gruan dhe tre fëmijët e tij dhe një mjet “BMW”, brenda së cilës ishin dy shtetase nga Kosova. “Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin e Përmetit. 24-vjeçari me inicialet A.M., i dyshuar në gjendje depresive, ka mbytur nënën e tij, shtetasen 65-vjeçare me inicialet Z.M. Autori është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Një sherr me thika është shënuar në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar. Bëhet me dije se rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 03.06.2023, në rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe…
Avokati Spartak Ngjela e cilësoi një goditje të nivelit të lartë nga ana e Prokurorisë së Posaçme arrestimin e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. “SPAK-u ishte në pozicion të ngrirë deri më tani siç e kisha parë unë. Ndoshta ka filluar të lëvizë, goditja ishte e nivelit të lartë. Nga eksperienca deri tani dimë se sekretarët e shtetit në Shqipëri kanë bërë shumë abuzime. Nuk flas për këtë në veçanti se do shohim provat. Por flas në 30 vite, sekretaret e shtetit në ministri kanë vënë firma për korrupsion. Mirëpo do shohim si do përparojë SPAK-u…
Xhesika Berberi jeton prej kohësh në Amerikë ku ushtron profesionin e saj, atë të modelingut. Ajo ka rrëfyer se në SHBA shkoi nëpërmjet kontratës me një agjenci modelingu, ndërkohë që u shpreh se tashmë ndihet shumë mirë. “Amerika më ka hapur shumë mendjen. Jam bërë më spirituale. Kam mësuar t’i besoj shumë intuitës some dhe vetes sime. Çdo njeriu ja sugjeroj New Yorkun, të jetojnë të paktën dy muaj. Aty jam ndjerë më mirë se kudo”, tha ajo. Xhesika tregoi edhe për vështirësitë dhe anët e errëta të profesionit të saj. “Është diçka e bukur, por s’është aq glamoroze sa…
Mijëra qytetarë serbë kanë protestuar në ditën e pestë para Kuvendit kundër dhunës pas tragjedive në shkollën fillore të Beogradit dhe dy fshatra afër Mlladenovcit, ku mbetën të vdekur 18 persona. Në protestë u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në të cilin shkruhej “Vuçiç ik”. Gjithashtu disa protestues mbanin në duar edhe fotografinë e politikanit të ndjerë nga Kosova, serbit Oliver Ivanoviq, i cili u vra vite më parë në Mitrovicë. Organizatorët e protestës kërkojnë edhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe pranimin e dorëheqjes…
Fatmir Jashari është arrestuar pas rreth 5 orësh në kërkim për plagosjen me thikë të dy personave sot në Sarandë. Pas një konflikti për motive të dobëta, Jashari plagosi me thikë Edmond Sulon 54 vjeç dhe Spiro Llambrin 62 vjeç. Dy të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i plotë Sarandë/Plagosi me mjet prerës (thikë), 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar. Sekuestrohen një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde plasëse artizanale, që u gjetën në banesën e autorit…
Pasditen e sotme, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç. Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ndodhej në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se nuk mund të ketë kryetarë të rinj në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – pa zgjedhje të reja. “Unë e kuptoj që zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës, kanë pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet, e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”, ka deklaruar Kurti. Kurti u është referuar kryetarëve të rinj shqiptarë, të cilët i kanë fituar mandatet në këto komuna, në procesin zgjedhor të prillit, të cilin e kanë…
Sali Berisha ka reaguar lidhur me qëndrimet që kryeministri Edi Rama ka mbajtur ndaj Albin Kurtit. Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se janë dy arsye madhore përse Rama vepron kështu. Së pari, sipas Berishës, Rama e bën për të mbrojtur presidentin Aleksandër Vuçiç, si dhe për t’i kthyer forcat politike në Kosovë kundër Kurtit. Reagimi nga Berisha Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit! Të dashur miq, ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka…