Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plagosi me thikë 2 persona në Sarandë, arrestohet autori! Në banesë kishte municion luftarak

19:57 / June 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 10 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatmir Jashari është arrestuar pas rreth 5 orësh në kërkim për plagosjen me thikë të dy personave sot në Sarandë.

Pas një konflikti për motive të dobëta, Jashari plagosi me thikë Edmond Sulon 54 vjeç dhe Spiro Llambrin 62 vjeç. Dy të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë

Sarandë/Plagosi me mjet prerës (thikë), 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar. Sekuestrohen një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde plasëse artizanale, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar.

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. J. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore dhe 3 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. J., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Plagosje sarande thike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.