Author: tirana

Vajza e aktores së famshme italiane, Monica Bellucci, është fotografuar nga paparacët në rrugët e Romës duke xhiruar një reklamë për markën luksoze Dolce & Gabbana. Deva Cassel është fotografuar pranë shatërvanit të njohur Fontana di Trevi, me një fustan të zi ndërsa në sy kanë rënë linjat perfekte trupore të 18-vjeçares. Modelja ka rreth 1 milionë ndjekës në Instagram dhe ka nisur të ndjekë tashmë hapat e prindërve të saj, pasi ka firmosur një kontratë të re për një serial të ri në Netflix. Xhirimet për filimin e titulluar “Leopard” filluan muajin e kaluar, ndërsa pritet të zhvendosen gjatë muajve të…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë e mërkurë në kanionin e Langaricës në Përmet ku një turist ka humbur jetën në kanionin e Langaricës. Burimet nga vendngjarja konfirmojnë se shtetasi huaj ishte turist që kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë. Mësohet se shkak për mbytjen e tij ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut e për rrjedhojë ka dalë nga shtrati lumi Langaricë. Policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes. Ndërkaq rrezikohet edhe jeta e turisteve të tjerë në Langaricë.

Read More

Pas tetë vitesh mungesë, rikthehet festivali folklorik i Gjirokastrës, ku 12 qarqe të vendet, por dhe nga diaspora, do të prezantojnë traditat e tyre në skenën tradicionale të kalasë. Aktiviteti do të mbahet nga data 24 qershor deri në 1 korrik dhe do të marrin pjesë më shumë se 1200 artistë. Festivali Folklorik i Gjirokastrës zhvillohet çdo 5 vite, por për shkak të tërmetit, pati një ndërprerje të tij. Këtë vit, do të ketë dhe risi. Organizatorët e tij, kanë bërë më dije se nata finale nuk do të ketë çmime.

Read More

Akullore, plazhe me diell dhe udhëtim përgjatë Rivierës me një skuter Vespa: Skena të tilla mbështesin mitin e “la dolce vita”, jetën e mirë të Italisë dhe një serial të njohur të Netflix. Në fund të viteve 1700, legjenda e letërsisë Johann Wolfgang von Goethe shkroi një libër rreth udhëtimit të tij nëpër Itali që ndihmoi në krijimin e një romance të gjatë gjermane me vendin e Evropës Jugore. “O, sa i lumtur ndihem në Romë!” Gëte shkroi në një poezi të frymëzuar nga udhëtimet e tij. Në vitet e pasluftës, miliona qytetarë gjermanë i kalonin pushimet në të gjithë…

Read More

Një boksier shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke pasi është përfshirë në një sherr me një 36-vjeçar grek i cili tani ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mediat raportojnë se sherri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elefsinë, kur 36-vjeçari Thanos Adam është konfliktuar me shqiptarin. 36-vjeçari është i intubuar në spitalin Atticon me hematoma të shumta në kokë ndërsa shqiptari është arratisur dhe po kërkohet nga policia.

Read More

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Theodoros Pangalos, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij në rrjetet sociale. Ai u zgjodh për herë të parë deputet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1981 me PASOK dhe është rizgjedhur vazhdimisht që nga viti 2012. Në vitin 1996, ai u emërua ministër i Punëve të Jashtme dhe mbajti këtë post deri në dorëheqjen e tij në 1999. Ishte gjithashtu njohës i gjuhës dhe kulturës arvanitase duke deklaruar hapur prejardhjen e tij prej arvanitasve të Atikës. Ai gjithashtu shërbeu për një kohë të shkurtër si…

Read More

Gabimet me paratë mund të jenë të frikshme dhe mund të duket katastrofike. Disa prej tyre me të vërtetë kanë potencialin për të ndryshuar të ardhmen tuaj, por nuk është gjithmonë një rast i krijimit apo prishjes, thonë ekspertët. Dhe ka mënyra për të parandaluar, ose për t’u rikthyer nga pothuajse të gjitha. Mungesa e planifikimit dhe mospasja e qëllimeve specifike janë dy nga gabimet më të zakonshme, thonë ekspertët. Hulumtimet na tregojnë se ata që grupojnë kursimet dhe investimet e tyre në qëllime të qarta, kanë më shumë gjasa të qëndrojnë me të, sipas ekspertëve. Ata gjithashtu shtojnë se…

Read More

Një 27-vjeçare në Indi është maskuar si grabitës dhe ka vrarë vjehrrën e saj brenda në banesë. E reja hyri fshehurazi në shtëpinë e nënës së bashkëshortit të saj dhe sulmoi viktimën në gjumë, duke i shkaktuar vdekjen. Ndër të tjera thuhet se pas ngjarjes ajo i ka marrë dhe bizhuteritë të moshuarës, e cila ka ndërruar jetë në spital. Identifikimi i gruas u bë falë regjistrimeve të kamerave të vëzhgimit.

Read More

Nga Andi Bushati Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më banale të mundëshme, e kanë shndëruar një debat mbi ligjin, të drejtën dhe ekzistencën e një shteti funksional, në një sherrjajë mes “pro” dhe “anti” amerikanëve. Në plan të parë kanë dalë të njëjtët idiotë të dobishëm që përsërisin refrenin, “Albini po na prish me Amerikën”, “Kurti ka pasur gjithmonë këtë qasje”, “ai s’pyeti partnerët ndërkombëtarë”, “për të futur një kryetar komune në zyrë, ai u përplas me Uashintonin” etj. Në fakt, përtjej kësaj qasjeje prej çilimijsh të pakënaqur apo vasalësh folklorikë, qëndron një shqetësim real. Rrallë…

Read More

Rrugëtimi i aktores në “Big Brother VIP Albania 3”, edhe pse i shkurtër, ishte shumë i zhurshëm, pasi u largua me “Zarf të Zi” pas një debati të ashpër me fituesin, Luizin. Aktorja u eliminua vetëm pak ditë pas qëndrimit në ‘BBV’. Ajo kërcënoi Luizin duke përdorur terma që s’lejoheshin, duke iu drejtuar me fjalët “ta çaj kafkën”. Tashmë që kjo eksperiencë ka marrë fund, ajo i është rikthyer jetës aktive. Së fundmi, teksa ka qenë e ftuar në “A Krasta Show”, Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Mënyra se si…

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku thuhet se ky takim u zhvillua për t’i falenderuar ata për bashkëpunimin dhe për t’i nxitur ata më tej në punën e tyre. Gjithashtu thuhet se Kim pohoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Postimi i Ambasadës amerikane “Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin…

Read More