Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Komunikimi i rrezikut dhe angazhimi i komunitetit janë me rëndësi jetike në emergjencat shëndetësore

11:15 / May 31, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7537df1c eada 46cc 9686 3802265b609b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një trajnim dy-ditor në Tiranë të organizuar nga Zyra e OBSH-së në Shqipëri, me mbështetje teknike nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën, dhe posaçërisht ekipi për komunikimin e rrezikut, angazhimin e komunitetit dhe menaxhimin e infodemisë (RCI) dhe Programi i Emergjencave të OBSH-së për Ballkanin, si dhe me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përfaqësues të OSHC-ve, autoriteteve shëndetësore, partnerëve dhe aktorëve të tjerë të interest diskutuan për rëndësinë e angazhimit të komunitetit dhe mënyrat se se si mund të realizohet më mirë identifikimi i komuniteteve përkatëse dhe krijimi i mekanizmave të posaçme për dialog me komunitetet.
Në përshëndetjen e saj në këtë aktivitet, Dr. Eugena Tomini, Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, u shpreh se, “Komunikimi efektiv për rrezikun gjatë një emergjence përmes angazhimit të komunitetit është një ndërhyrje me rëndësi jetike për shëndetin publik. Ai shpëton jetë njerëzorë gjatë emergjencave dhe çdo investim në fushën e komunikimit të krizave dhe angazhimin e komunitetit është një investim për shëndetin dhe sigurinë shëndetësore të një shoqërie të sigurtë.”
Ne kemi parë gjatë pandemisë COVID-19 që grupe të cënuara shoqërore mund të preken në mënyrë jo-proporcionale nga një krizë e shëndetit publik, dhe gjithashtu, ato janë shpesh të nën-përfaqësuara në grupet aktive të palëve të interesuara që i përgjigjen krizës, shtoi ajo.
Prandaj, parimet e angazhimit të komunitetit duhet të synojnë në thelb dhe veçanërisht grupet më të prekura sociale të popullsisë. Kjo kërkon përfshirjen e partnerëve me bazë në komunitet në shkëmbimin e informacionit mbi rrezikun dhe ndërtimin e themeleve të besimit për një vendimmarrje të përbashkët që, përveç shqetësimeve shëndetësore, adreson domosdoshmërisht edhe një sërë çështjesh sociale, ekonomike, politike dhe mjedisore.
Qëllimi përfundimtar i aktiviteteve të angazhimit të komunitetit është të mundësojë një informim sa më të plotë e të saktë të komunitetit që – në bashkëpunim me sektorët përkatës shëndetësorë dhe jo-shëndetësorë – të jetë i aftë për të mbrojtur dhe siguruar të gjithë anëtarët e tij.
Për Leonardo Palumbon, Specialist i Angazhimit të Komunitetit në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, përgjigjet ndaj emergjencave të udhëhequra nga komunitetet nuk kanë qenë kurrë më të ndjeshme në axhendën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe autoriteteve shëndetësore se sa gjatë pandemisë COVID19. “Angazhimi i audiencave kritike të komunitetit qoftë si përfitues apo qofte edhe si mbështetës publikë të vaksininimit ndaj COVID-19 është me rëndësi jetike për të komunikuar me grupet e synuara më në nevojtë të popullsisë,” tha ai.
Pjesëmarrësit në seminar u trajnuan nga ekspertët e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën se si të hartëzojnë strukturat e komunitetit, se ti të ndërtojnë ura dialogu me komunitetet dhe se të mund të ndërtojnë partneritete të qëndrueshme me aktorët përkatës të komunitetit, përfshirë OSHC-të. Përveç kësaj, ata diskutuan edhe mbi mësimet e nxjerra gjatë reagimit ndaj pandemisë COVID-19, të cilat ndihmuan në identifikimin e sfidave aktuale, duke përfituar nga përvojat në komunikimin e masave parandaluese të COVID-19 me grupet e margjinalizuara dhe përcaktimin e rolit të komuniteteve në emergjencat shëndetësore.
Bernard Segarra, Drejtues Programi në Seksionin e Operacioneve për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, deklaroi se, “Shtetet kanë nevojë për mbështetje për të ndërtuar kapacitete në komunikimin e riskut dhe angazhimin e komuniteteve, dhe të sigurohen se kjo është në qendër të të gjitha ndërhyrjeve në shëndetin publik, sidomos në rastet e emergjencave. Të gjithë kemi parë se si këto iniciativa fuqizuese të bazuara në komunitet ndihmuan me sukses në përgjigjen ndaj pandemisë.”
Në fjalën e saj në këtë aktivitet, Dr. Najada Çomo, Shefe e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, theksoi se “Autoritetet shëndetësore mund të ndihmojnë në krjimin e kapacitetve më të qëndrueshme të komuniteteve, të cilat mund të jenë më të përgatitura për sigurimin e Shëndetit gjatë emergjencave, duke vlerësuar metodat në nivel komuniteti të përdorura në tejkalimin e COVID-19 dhe duke forcuar më tej kapacitete përkatëse të pjesëtarëve të komunitetit.”
“Me qëllimin e përgjithshëm të forcimit të kapaciteteve të vendit për angazhimin e komunitetit para, gjatë dhe pas emergjencave të shëndetit publik, seminari ndihmoi gjithashtu në krijimin e strukturave, sistemeve dhe aftësive për një bashkëpunim trepalësh midis autoriteteve shëndetësore, OBSH-së dhe OSHC-ve për të rritur pranimin dhe pranimin e masat parandaluese, duke përfshirë vaksinimin dhe qëndrueshmërinë e komunitetit ndaj emergjencave shëndetësore,” tha Dr Gazmend Bejtja, Zyrtar i Shëndetit Publik në Zyrën e OBSH-së në Shqipëri.
Identifikimi i veprimeve prioritare dhe mësimet e nxjerra në seminar do të përdoren për të rikalibruar aktivitetet e ardhshme të RCI-së në vend, dhe posaçërisht, vaksinimin dhe promovimin e vaksinimit kundër COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.