Erisa Fero kërkon lirimin nga qelia. Ish-zyrtarja e AKSHI-t u arrestua nga policia në Dhjetor të vitit të kaluar bashkë me dy persona të tjerë si pjesë e një grupi që merrej me trafik droge. Ajo u vu në pranga nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis. Sipas policisë, Erisa Fero 29 vjeçe nga Pogradeci dhe banuese në Tiranë, Likë Basha 33 vjeç nga fshati Mafsheq i Krujës dhe 18-vjeçari Maringlen Karaj nga Kruja, kanë udhëtuar nga Tirana me ngarkesën e drogës për…
Author: tirana
Bordi që përcakton çmimet e karburanteve, që njihet si “Bordi i Transparencës”, është drejt shkrirjes. Në mbledhjen e radhës Këshilli i Ministrave pritet të marrë vendimin për mbylljen e tij. Vizion Plus ka mësuar se vendimi për mbylljen vjen në një moment kur çmimet në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar dhe nuk ka pritshmëri për luhatje të ndjeshme. Komuniteti i biznesit e ka kërkuar me ngulm mbylljen e bordit, por qeveria prej muajit mars 2022, kohë kur nisi lufta Rusi-Ukrainë e deri më sot ka diktuar çmimet në treg, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe shmangien e abuzimeve nga ana…
Stresi si të gjithë shqiptarët është duke ndjekur me ngashëri situatën në veri të Kosovës, e cila përgjatë ditëve të fundit po paraqitet alarmante. E teksa frika për përshkallëzimin e situatës është e madhe, reperi përmes një “InstaStory” ka bërë me dije se është i gatshëm që të shkojë dhe t’i ofrojë ndihmë shqiptarëve të Kosovës. “Le të vinë k*rvat se gati na kanë. I pari prej Tirane me shokë e me miq jemi për Kosovë. Besa-besë”, ka shkruar Stresi në “InstaStoryn”e publikuar ditën e sotme.
Kristi ishte një ndër banorët më të komentuar të “Big Brother VIP”, edhe për lidhjen që krijoi dhe përfundoi brenda shtëpisë me Keisin. I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, Kristi tha se tashmë ajo histori është e mbyllur dhe nuk kanë komunikuar më, dhe as nuk janë takuar. Ai komentoi dhe këngën e re të saj, ndërsa tha se i duket si “diss”. “Nuk jemi takuar, nuk kemi komunikuar, e kam takuar në prapaskenë. Unë Kejsin e kam takuar në Portokalli, i kemi ndarë ato esencialet. Nuk kam interes ta anashkaloj apo ta injoroj. Nuk e di për këngën, nuk…
Puna në tunelin e Murrizit është drejt finalizimit. Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar foto nga ky tunel, ku shkruan se po punohet për metrat e fundit të kësaj vepre të rëndësishme. “Puna në tunelin e Murrizit po vijon. Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, të jetë plotësisht e hapur dhe e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Gjeologjia solli vonesat në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të…
Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite e 5 muaj burg, pasi është kapur me 45 kg kokainë dhe me 404 mijë euro cash në Itali. Arrestimi ka ndodhur më 14 maj të vitit 2022 në Reggio Emilia, ndërsa vendimi u mor më datë 26 maj të këtij viti. Bashkë me 46-vjeçarin janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj. Shqiptari u ndalua nga policia rrugore e qytetit për kontroll rutinë, ku u gjetën 2.2 kg kokainë dhe 17 mije euro cash të fshehura në një fener të makinës. Ndërsa në banesën e tij u gjetën 3 valixhe…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shtruar në rrjete sociale disa pyetje ndaj aktorëve politikë në vend, për të cilat kërkon një përgjigje. Basha ka parashtruar 4 kauzat e artikulimit pas rikthimit të tij që kanë të bëjnë me hapjen e listave, vetingun në politik, kufizimin e mandateve dhe rritjen e kompetencave të presidentit. Sipas tij sulmet dhe baltosja që kryet në emër të tij bëhet me qëllimin për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin. “Kthejuni një përgjigje njerëzve. A jeni për listat e hapura? Po apo jo? A jeni për vettingun në politikë? Po apo…
Është koha të mësoni se shenjat e mëposhtme të horoskopit mund t’ju zbulojnë pas pak një karakter krejtësisht të ndryshëm nga ai që treguan në fillim. Qofshin në nivel miqësor apo romantik, personat që i përkasin këtyre shenjave të zodiakut, ka mundësi që një ditë të mos i njihni. Dashi Dashi ka karakteristikat e një shoku dhe partneri të mirë, por kur këta njerëz kuptojnë se nuk i bëni prioritet në jetën tuaj, mund të ndryshojnë 360 gradë. Nëse një Dash mërzitet shpejt dhe ju nuk dëshironi të njëjtat gjëra si ai, atëherë ka shumë mundësi që së shpejti t’ju…
Klubi i Juventusit është dënuar me një gjobë prej 718.000 eurosh në lidhje me manovrat mbi pagesat e lojtarëve. Ky vendim vjen si pasojë e një marrëveshje mes Prokurorisë Federale dhe klubit bardhezi që pranoi fajin dhe përfitoi një dënim më të zbutur. Për klubin torinez i rëndësishëm është fakti që nuk u penalizuan me pikë duke qenë se në këtë sezon morën një penalitet me 10 pikë për shkak të çështjes së plusvalencave. Sakaq, penalitete në gjoba ka pasur edhe për disa nga drejtuesit e së të kalurës ndërsa diferencë bën ish-presidenti Andrea Agnelli i cili ka vendosur ta…
Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga, i ka dërguar një letër kryeministrit Rama ku i kërkon të mos e firmosë VKM-në e përgatitur nga Ministria e Arsimit për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Në shtatë faqe letër, akademiku Fuga rendit arsyet se përse institutet e albanologjisë, bashkë me to edhe Akademia të mos kalojnë në varësi të Akademisë së Shkencave të drejtuar nga Skënder Gjinushi. “Unë nuk e kam zakon të lutem. Por, nëse kjo do ta lehtësonte sadopak presionin mbi Ju nga ana e atij teksti projekt vkm-je, dhe lobive jashtë-shkencore që qëndrojnë pas tij, unë pa…
Një gjykatë në Kaliforni ka hedhur poshtë një padi të ngritur nga aktorët kryesorë të filmit të vitit 1968 të ‘Romeo dhe Juliet’ kundër Paramount Pictures. Procedura është nisur për shkak të një skene në të cilën personazhet e tyre zgjohen lakuriq në shtrat së bashku, shkruan “New York Times”. Aktorët, Olivia Hussey dhe Leonard Whiting, në një padi të ngritur vitin e kaluar, thanë se regjisori i filmit, Franco Zeffirelli, i siguroi ata se do të mbanin të brendshme ngjyrë mishi gjatë skenës së dhomës së gjumit. Ata ishin të dy të mitur në atë kohë. Por në mëngjesin e xhirimit,…
Policia e Orikumit, ka bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve anglezë, të cilët kishin humbur rrugën në një terren malor të fshatit Dukat. Sipas policisë, mësohet se menjëherë pas marrjes së njoftimit se 2 turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë. Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku…