Author: tirana

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Sarandë, pasi ra nga lartësia teksa po punonte. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është identifikuar me inicialte E.K, i cili duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Read More

Viti 2022 shënoi numrin më të lartë të vetëvrasjeve të regjistruara ndonjëherë në burgjet italiane. Për këtë arsye observatori i burgjeve italiane “Antigone” ngriti një grup monitorues që vizitoi qelitë e paraburgimit nga veriu në jug të Italisë. Rezultatet e këtij raporti nënë titullin “Tortura është e ndaluar”, u publikuan sot në Romë. Nga mbipopullimi që tashmë është një problem endemik, te kushtet e burgjeve që janë nën standardin që kërkon BE. Ky është raporti i parë i detajuar me të dhëna për rastet e dhunës në qelitë e burgjeve italiane ku vuajnë dënimin qindra shqiptarë. Pasojë e këtyre kushteve…

Read More

Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Kamzë disa vite më parë, ka folur nga burgu 313 për emisionin Uniko. Në bisedën telefonike me gazetarin Spartak Koka, Vladimir Kurti i është përgjigjur Dan Hutrës për të gjitha komentet që ai ka bërë po për emisionin Uniko, të transmetuar 1 muaj më parë. Vladimir Kurti është vëllai i Etleva Kurtit, e cila u vra nga Dan Hutra më 1 Mars 2023. Vladimiri flet për problemet brenda qelisë me Dan Hutrën, çfarë dyshon ai dhe përse mendon se “vrasësi i grave” u ngatërrua me të. Ai ka…

Read More

Këtë të martë, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka shkuar në SPAK. Mësohet se Isai do të merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar. Ai është thërritur në cilësinë e personit që ka dijeni për këtë projekt. Isai fitoi mandatin e dytë në krye të Bashkisë Kolonjë më 14 maj, duke marrë 64,27% të votave, gati dyfishin e kundërshtarit na koalicioni Bashkë Fitojmë, Et’hem Lumani.

Read More

Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati, është shkarkuar nga detyra nga rrupa e Vlerësimit pranë Agjencisë Mbikëqyrjes Policore. Arsyeja e shkarkimit të tij është sepse nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive, detyrim ky ligjor për procesin e vettingut në polici. Për këtë arsye Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore vendosi largimin nga pozicionet drejtuese të Vehbi Bushatit. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në Korçë për turin e falënderimeve, teksa qytetarë të shumtë e kanë takuar dhe përshëndetur. Nuk ka munguar as shprehjet e dashurisë, siç është rasti i kësaj vajze që e ka deklaruar publikisht. Kur kreu i Bashkisë së Korçës i ka dhënë fjalën kryeministrit Edi Rama, ajo ka bërtitur “të dashuroj” duke e shoqëruar dhe me gjeste, deklaratën e saj.

Read More

Në vijim të turit të falenderimeve në çdo njësi të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se fitorja e 14 majit nuk duhet parë si një triumf politik, por si një mundësi për t’u shërbyer të gjithëve njësoj, edhe atyre që nuk i besuan Partisë Socialiste. Në takimin e falënderues në Njësinë 1, ai kërkoi bashkëpunimin e të gjithë këshilltarëve bashkiakë, përfshirë edhe atyre të opozitës. “Pyetja që kemi tani është: Çfarë do të bëjmë me këtë rezultat? Ka dy mundësi: njëra është të sillemi me karshillëk, të shkojmë nëpër njësi e të themi fituam, kurse ju humbët. Por, kjo do…

Read More

Çdo minutë 10 milionë duhanpirës ndezin një cigare dhe 15 njerëz vdesin nga duhani. Shifrat janë bërë publike në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit. Sa janë duhanpirësit? Nga 8 miliardë njerëz në Tokë, rreth 1 miliard janë duhanpirës, ​​sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe The Tobacco Atlas. Më shumë se 5,000 miliardë cigare konsumohen çdo vit, sipas The Tobacco Atlas, një qendër informacioni për duhanin e organizatës joqeveritare amerikane Vital Strategies dhe Universitetit të Illinois në Çikago. Numri i duhanpirësve është në rënie prej disa vitesh falë masave kundër duhanit të miratuara nga shtetet, si rritja e taksave dhe…

Read More

Cila ishte zanafilla e tensioneve? Në nëntor të vitit që shkoi kryetarët e katër komunave në veri (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) përfaqësues të Listës Serbe, që mbështetet nga Beogradi dhanë dorëheqjen. Vendimi erdhi si shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS-Republika e Kosovës. Zgjedhjet në 4 komunat e veriut u zhvilluan më 23 prill Zgjedhjet e jashtëzakonshme fillimisht u caktuan për në dhjetor, por për shkak të reagimeve të serbëve në veri të Kosovës u shtynë për 23 prill të këtij viti. Lista Serbe nuk mori pjesë në zgjedhje, dhe…

Read More

Këtë të martë, Henrik Hoxhaj ka dhënë dëshminë para GJKKO për 4 vrasje të kryera në Durrës, atentatin e vëllezërve Haxhia dhe vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. Para trupës gjykuese, dha dëshminë për krimet që ka kryer në bashkëpunim me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, i cili i kishte premtuar 60 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës por i dha vetëm 35 mijë. Për vrasjen e vëllezerve Haxhia tha se i dha 30 mijë euro. Avokatët e Enver Divës dhe Besian Xhixhos, kërkuan të njihen me deklarimet e Henrik Hoxhajt, që ka dhënë më herët me…

Read More

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për një video që është publikuar në rrjetin social të portalit JOQ që tregon përdhunimin e një vajze. Momenti është filmuar nga një person i tretë. Policia thotë se po punon për të identifikuar personat përgjegjës. Siç edhe dëgjohet nga videoja, vajza ulëret që ai të ndalojë, por është e pamundur. Ndërkohë nuk mungojnë të sharat nga i riu që quhet Klodi. Vajza e gjendur në dhunën e të riut e ka të pamundur të bëjë diçka, teksa Klodi kryen marrëdhënie seksuale. Sipas raportimeve për JOQ ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatrat e…

Read More