Author: tirana

Për shpalljen “non grata” të Tom Doshit dhe Sali Berishës, kreu i PSD-së bën përgjegjës Lulzim Bashën. Ndërsa Berishën e këshillon që të krijojë parti ose të bashkojë demokratët. “Sa ishte në pushtet, Berisha e çoi Bashën në të gjitha ministritë sepse e kishte ndër njerëzit më të besueshëm. Tani na dalka tradhtar ai. Të njëjtën gjë ka bërë Sali Berisha edhe me Ramiz Alinë. Ramizi e çoi si të besuar te studentët dhe ai e futi në burg. Unë kam pasur rastin të takoja Ramiz Alinë dhe e pyeta: Po si ka mundësi të sillet Berisha me ty kështu.…

Read More

Nga përplasjet e dhunshme mes protestuesve serbë dhe trupave të KFOR-it në Zveçan, u plagosën me mjete të forta dhe sende piroteknike të paktën 25 ushtarë italianë dhe hungarezë. Gjatë së hënës pati bisedime të shumta mes kreut të Listës Serbe dhe komandatin të KFOR për uljen e tensioneve. Nga sa mësohet, komandanti i KFOR nuk ka pranuar kërkesën e serbëve për heqjen e simboleve të Kosovës nga godina e komunës, si dhe largimin e trupave speciale. Ishte pikërisht ky momente ku ka nisur dhe dhuna, ku elementë kriminalë serbë të maskuar dhe armatosur me mjete të forta kanë dhunuar…

Read More

Edhe mëngjesin e kësaj të marte ka nisur grumbullimi i protestuesve në tri komunat në veri të vendit, atë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq. Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, ka bërë të ditur se nga zhvillimet e ditës së hënë në veri mbetën të plagosur 30 ushtarë. Siç thuhet në njoftim 11 ushtarë ishin nga kontigjenti italian dhe 19 nga kontigjenti hungarz. “Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke…

Read More

Njerëzit në mbarë botën po bëhen të varur nga ilaçet duke i konsumuar, madje edhe në rastet kur nuk janë realisht shumë të nevojshme. Po ashtu ka pacientë të cilët vuajnë nga disa sëmundje njëkohësisht dhe për këtë arsye janë të detyruar të pinë disa tableta të ndryshme çdo ditë. Në Angli, rreth 15% e popullsisë merr pesë ose më shumë barna me recetë në ditë. E njëjta gjë është e vërtetë për 20% të amerikanëve dhe kanadezëve midis moshës 40 dhe 79 vjeç. Të moshuarit janë përgjithësisht më të sëmurë, numri i pilulave që një individ gëlltit priret të…

Read More

Dhjetë të vdekur është bilanci i një përleshjeje me armë mes policisë meksikane dhe një grupi të rrezikshëm kriminal në Nju Meksiko. Ministri i Sigurisë së shtetit të Nuevo Leon, Gerardo Palacios ka konfirmuar se përplasja me armë ka ndodhur përgjatë autostradës për në Nuevo Laredo, qytet pranë shtetit të Tamaulipas. “Personeli i policisë u sulmua me armë zjarri nga disa persona, të cilët lëviznin në bordin e tre kamionëve të blinduar”, u shpreh në një reagim në Twitter Palacios.

Read More

Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e së martës është e qetë, thanë nga Policia e Kosovës, teksa sot gjatë ditës serbët lokalë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat. “Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, tha për Radion Evropa e Lirë, Veton Elshani nga Policia e Kosovës. Ai tha se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Read More

Presidenti Bajram Begaj, thotë se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk mund të vihet në pikëpyetje nga askush, por gjithashtu i bëri thirrje autoriteteve kosovare që të kenë më shumë durim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë. “Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë. Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Askush nuk mund të vërë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me plazhin e Durrësit, një nga zonat më popullore për sezonin veror. Kreu i qeverisë, thekson se qyteti bregdetar është në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër. “MIRËMËNGJES dhe nga plazhi i Durrësit, ku paralelisht me projektin e Rilindjes Urbane të tij, punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal, në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Këtë të martë orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje ku priten edhe rrebeshe. Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke sjellë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke…

Read More

Tensionet e forta në veriun e Kosovës, po pezullojnë çdo aktivitet, edhe ndërkombëtar. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, njoftoi se për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohen. Detaje të tjera nuk u dhanë. Nga 21 maji, Kosova është bërë nikoqire e stërvitjeve më të mëdha ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”, [Mbrojtësi i Evropës 2023]. Është paraparë që këto stërvitje të zgjasin deri më 2 qershor dhe në to të marrin pjesë mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku…

Read More

Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç është paralajmëruar të vijojë edhe këtë të martë Dje ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit e të lejonin lëvizjen e dy makinave të forcave të posaçme. Protestuesit iu përgjigjën me gaz lotsjellës e gurë duke lënë të paktën 25 ushtarë të KFOR-it të plagosur. Ditën e djeshme, NATO bëri thirrje të ndalet dhuna e paprovokuar dhe i quajti sulmet të papranueshme.

Read More

Dashi Do të jetë e këndshme në disa mënyra, por edhe shqetësuese në të tjera. Situatat mund t’i ndiqni nga larg, ndërkohë që jeni mënjanë, pak vetëm për t’u fikur dhe për t’u çlodhur. Jeni të lidhur me jetën në punë, energjia juaj ju shtyn drejt dialogut. Demi Të martën në këto orë keni liri të pakufizuar veprimi. Ekonomikisht gjërat po duken më mirë dhe mund të hiqni qafe gjithçka që e konsideroni si barrë. Jeta juaj private do të ketë miratimin e yjeve, karizma juaj do të frymëzojë edhe të tjerët. Ju pret një ditë e mrekullueshme argëtimi ku…

Read More