Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Durrës ka zbuluar të ardhmen e tij në Partinë Demokratike. I pyetur nëse do kandidojë sërish për të qenë kryetar i demokratëve, Basha u shpreh se kur të hapet gara për kreun e PD-së, atëherë do e zbulojë, ndërsa la të kuptohet se kjo do ndodhe shumë shpejt. Ai shtoi se do i takojë anëtarësisë së PD-së të gjykojë jo vetëm investimin e tij në parti, por të gjithë lidershipit. “Shqiptarëve duhet t’u themi se ka një rrugë drejt shpresës. Shqiptarët që nuk kanë votuar presin një projekt nga PD. Që…
Author: tirana
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha po vijon takimet me të rinjtë. Kësaj herë Basha është ndalur në Durrës, ndërsa pati edhe një mesazh për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike. Basha tha ata që thurin planë për asgjësimin e PD-së ta harrojnë se do ndodhë një gjë e tillë. Ai u shpreh se PD do të kthehet në një shpresë për Shqipërinë. “Shërimi është ju jo të flisni, pro me zë të lartë, aq sa të jetë e pamundur për këdo që të mos iu dëgjojë, Unë kam disa propozime që janë pjesë e një platforme jo thjesht time, por…
Ministrja e Infrastkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot nga afër punën në tunelin e Murrizit. Balluku bëri të ditur përmes një postimi se segmenti kryesor i Rrugës së Arbrit do të jetë plotësisht i hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Ky tunel bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të jetë akoma dhe më afër me Tiranën. Ministrja shtoi se faktorët gjeologjikë sollën vështirësi në ecurinë e projektit, por puna ka filluar sërish dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm. “Puna në tunelin e Murrizit po vijon. Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër,…
“Scan Intel” nisur nga të dhënat mbi jetëgjatësinë e pritur në lindje, referuar “Agjencisë Europiane të Statistikave”, kryqëzuar me të dhënat e moshës së daljes në pension, ka përllogaritur se sa vite përfiton ose gëzon pension një qytetar i Shqipërisë, por edhe i Europës që nga momenti i daljes në pension e deri në fund të jetës së tij. Në studim janë marrë vendet e Europës, përfshirë vendet e rajonit, ndërkohë që të dhënat i referohen vitit 2020. Siç e kemi theksuar edhe në analizat e mëparshme të “Scan Intel” Shqipëria për vitin 2020 ka regjistruar nivel të jetëgjatësisë poshtë…
Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës – kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”. “Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur [të komunave në veri] të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne…
Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Korçë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital një nga pasagjeret, shtetasja me inicialet M. M., rreth 50 vjeçe. Ndërkohë raportohet për të plagosur që po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës.
Myslim Murrizi anëtar i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit është i mendimit se në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha do të kishte dalë më mirë në zgjedhje nëse nuk do të ishin në koalicion me Ilir Metën. Duke folur në Report Tv, Murrizi tha se nëse do të kishin dalë në zgjedhje pa Metën ata do të mund të merrnin 100 mijë vota më shumë. ‘Unë kam qenë kundër koalicionit me Metën. Do të kishim 100 mijë vota më shumë po mos të kishim dalë me Metën. Nuk them që fiton, por do të kishte marrë më shumë vota.’-tha Murrizi.…
Partizani fiton titullin e sezonit 2022-2023 pasi e mbylli javën e fundit me një fitore të lehtë 2-0 ndaj Teutës duke mos e lënë fatin e një sezoni në këmbët e të tjerëve. Skuadra e Giovanni Colella-s rikthen titullin në shtëpinë e kuqe pas 4 viteve mungesë pasi për herë të fundit një gjë të tillë e bëri Skënder Gega në vitin 2019. Të kuqtë e dominuan që nga minuta e parë deri në të fundit skuadrën durrsake që bëri pak rezistencë, ndoshta edhe për shkak të forcës sportive që ushtroi ekipi vendas në një stadium të tejmbushur në kapacitet…
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Brikin Rusta, 23 vjeç. Së bashku me të riun, është arrestuar edhe Emanuel Rrapushi, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se Rrapushi ka përkrahur Brikin Rustën. Nga veprimet hetimore të deritanishme, ky i fundit dyshohet se kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar. Në pamundësi për të realizuar planin e tij për vrasjen e 24-vjeçarit, si rezultat…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të hënë turin e tij të falenderimeve ndaj qytetarëve që votëbesuan alternativën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit. Kryesocialisti u ndal në Korçë ku krahas mirënjohjes ndaj qytetarëve dha edhe porositë e tij për ekipin e PS që do të drejtojë këtë zonë në 4 vitet e ardhshme. Ai theksoi se njerzillëku ndaj qytetarit duhet të jetë prioritet dhe çdo personi që shfaqet në administratë i duhet dëgjuar problemi. “I jashtëzakonshëm ishte rezultati në të gjithë Shqipërinë, për këtë arsye edhe unë jam këtu. Po shkoj në të gjitha qarqet sepse…
Gjendja shëndetësore e aktorit Johnny Depp nuk është aq e mirë. Përmes një shkrimi në “Instastory”, ai sqaron ndjekësit se ka thyer kyçin e këmbës, e për këtë i duhet që të anulojë aktivitetet, pasi mjekët e kanë këshilluar që nuk është në gjendje të udhëtojë. Shkrimi i aktorit: “Miqtë e mi të dashur, më vjen keq t’ju them që kam thyer kyçin e këmbës, gjë e cila po më zvarrit!!! Mes Kanës dhe Royal Albert Hall, gjendja e këmbës u bë më keq sesa më mirë. Disa mjekë profesionistë më kanë sugjeruar fuqimisht që të shmang të gjitha aktivitetet…
Policia franceze ka arrestuar një shtetas shqiptar në qytetin e Lionit, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Atij iu gjetën disa doza heroine gati për shitje, ndërsa pas një kontrolli në dhomë ne tij të hotelit u gjet një sasi rreth 200 gramë heroinë, si edhe rreth 50 gramë kanabis. Po ashtu, efektivët gjetën 2000 euro që besohet se janë përfituar nga shitja e drogës.