Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Partizani shpallet kampion i Shqipërisë. Të kuqtë fitojnë titullin e 17-të

18:06 / May 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
partizani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Partizani fiton titullin e sezonit 2022-2023 pasi e mbylli javën e fundit me një fitore të lehtë 2-0 ndaj Teutës duke mos e lënë fatin e një sezoni në këmbët e të tjerëve.

Skuadra e Giovanni Colella-s rikthen titullin në shtëpinë e kuqe pas 4 viteve mungesë pasi për herë të fundit një gjë të tillë e bëri Skënder Gega në vitin 2019.

Të kuqtë e dominuan që nga minuta e parë deri në të fundit skuadrën durrsake që bëri pak rezistencë, ndoshta edhe për shkak të forcës sportive që ushtroi ekipi vendas në një stadium të tejmbushur në kapacitet maksimal. Talenti Arinaldo Rrapaj, i cili është edhe në orbitën e Kombëtares, tregoi klas dhe këmbëngulje në minutën e 39 teksa u ndal vetëm me goditjen finale të topit në rrjetë.

Menaxhim i lehtë gjatë pjesës së dytë edhe pse emocionet peshonin dukshëm më këmbët e të kuqve që gjatë gjithë 90 minutave duhej të tregoheshin të kujdesshëm për të mos pësuar dhe për të kontrolluar sfidën. Ata shënuan edhe të dytin në kohën shtesë me Carën pa e pasur mendjen te ajo që po ndodhte në Durrës mes Erzenit dhe Tiranës ku bardheblutë e mbyllën pjesën e parë 1-1 dhe më pas fituan 2-1 por ndryshoi asgjë me një fitore që finalizon një sezon shumë të dhimbshëm për ekipin e Orges Shehit që do të kujtojë gjatë atë penallti të Kridens Metës në Rrogozhinë kundër Bylisit që i zbriti nga vendi i parë pas shumë javëve si kryesues e duke ngjitur Partizanin në majën e podiumit.

lg.php?bannerid=219&campaignid=117&zoneid=5&loc=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fsport%2Fpartizani kampion i shqipris nuk ka surpriza ne javen e fundit te kuqte fi i1091263&referer=https%3A%2F%2Fwww.oranews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.