Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të kombinuar me të zezën e flokëve të lyer dhe të mbjellë pjesërisht. Me një palë pantallona xhinse lisho dhe me të vetmin aksesor në duar, unazën e martesës. Me një fjalor që të krijonte instiktin për të thënë “se ku e kam dëgjuar këtë zë”. Me një sfond rrethor mes një gjelbërimi me rreth 30 të rinj që më shumë e kishin mendjen te apartet e celularëve por ai i quajti Forumi Rinor i PD, Lulzim Basha pothuajse na lajmëroi të mërkurën që shkoi, se erdhi ….vera. Në fakt,…
Author: tirana
Një fshat i populluar është i qetë. Dadkhai është një fshat i largët në Indi, në majë të një kodre që e rrethojnë Himalajet. Arsyeja pas kësaj qetësie, është vërtet e trishtë. Nuk ka fëmijë që bërtasin teksa luajnë, nuk ka të rritur që bëjnë thashetheme, qeshin apo çdo zhurmë tjetër. Me rreth 300 familje, Dadkhai njihet si “fshati i heshtur”. Ky fshat ka një përqindje shumë të lartë të njerëzve shurdhë memecë. Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore zbuloi në 2014-ën pas një hetimi se fëmijët e lindur në këtë fshat kanë të njëjtën sindromë, ata as nuk flasin e…
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka reaguar për situatën në veri të Kosovës ku këtë të hënë trupat e KFOR-it janë vendosur para ndërtesave komunale për të shmangur hyrjen me dhunë të protestuesve serbë. Daçiç shkruan se trupat e KFOR-it po ruajnë objektet nga pronarët e objekteve që sipas tij janë serbët që punojnë aty. Ai tha se në komunat me shumicë serbe nuk mund të ketë kryetarë shqiptarë. “Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të…
Sërish tensione janë shënuar këtë të hënë në veri të Kosovës, kryesisht në Zveçan dhe Zubin Potok, ku qindra serbë janë mbledhur pranë godinave të komunës për të mos lejuar kryetarët e sapozgjedhur të shkojnë në punë. Dy kushtet kryesore që kanë dhënë protestuesit, në mënyrë që ata të largohen nga aty janë: largimi i policisë së Kosovës nga veriu dhe dhënia e dorëheqjes së kryetarit të sapo zgjedhur të Komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. Qindra policë janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë, teksa është vënë re dhe prania e trupave dhe mjeteve të blinduara të KFOR. Sipas…
Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u bënë thirrje sërish të dielën autoriteteve të Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrjen më forcë në ndërtesat e komunave veriore të banuara me shumicë serbe. Ata paralajmëruan se “veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe Bashkimit Evropian. Në një deklaratë të përbashkët diplomatët përsëritën deklaratën e 26 majit “që dënon vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme…
Pas një aksidenti të rëndë mes një autobusi dhe një kamioni, ka lënë 22 persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Sararya, ndërsa mësohet se autobusi kishte votues të partisë së Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Ordu. Në vendngjarje janë nisur ekipet policore, shëndetësore dhe zjarrfikëse. Sipas mediave turke, drejtuesi i mjetit i cili kishte ngecur në autobus është shpëtuar nga zjarrfikësit dhe i është dorëzuar punonjësve shëndetësorë për marrjen e ndihmës së nevojshme. 22 personat e plagosur nga aksidenti janë dërguar në spitalet e Sakaryas dhe Kocaelit pasi u nxorën…
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, mëngjesin e sotëm ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Gazetarët e “Radios Evropa e Lirë” kanë raportuar për prani të shtuar të KFOR-it në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna ku ditëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve. Serbët lokalë të këtyre komunave janë mbledhur më 29 Maj për të kundërshtuar sërish kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 Prillit. Më 26 Maj, grupe të serbëve lokalë dhe Policia e Kosovës u përleshën, teksa kryetarët e rinj komunalë hynë në ndërtesat…
Pas rindezjes së tensioneve në veri të Kosovës këtë të hënë, ka ardhur dhe reagimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier. Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, diplomati amerikan ka ftuar në një takim 4 kryetarët e komunave në Veri. Takimi pritet të mbahet në orën 09:00 në Prishtinë. Kryetarët e komunave duket se kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ku do të jenë të pranishëm dhe ambasadorët e vendeve të Quintit.
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga Pogradeci ku duket një sfond fantastik. Rama ka ndarë një video ku duket pamja piktoreske e Pogradecit. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje e tinguj nga Pogradeci poetik, ju uroj një të hënë të mbarë”,-shkruan Rama.
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do të vijojë të ndikojë edhe mbi vendin tonë për javën që presim përpara. “Moti tropikal” thënë kjo pasi për të gjitha ditët e javës moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Duke nisur pas orëve të mesditës (veçanërisht orët e drekës) deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore shtim vranësirash deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe…
Gjendja tokofobi ndoshta nuk do të thotë asgjë për ju, por mjekët paralajmërojnë se ka shumë mundësi që ta keni atë. Një studim sugjeron se gjashtë në 10 gra amerikane kanë fobinë, e cila mund të rezultojë në periudha ankthi, shmangie të raporteve seksuale ose nuk ndjehen të lidhur emocionalisht me fëmijën e tyre të palindur. Gjetjet vijnë në një kohë kur jo vetëm në SHBA por edhe në vende të tjera ka një ulje të lindshmërisë. Ekzistojnë dy nëngrupe të gjendjes. Tokofobia primare ndodh tek njerëzit që nuk kanë qenë kurrë shtatzënë dhe tokofobia dytësore zhvillohet pas një ngjarjeje…
Dashi Ditët në vijim do të jenë plot dyshime dhe tensione. Situatat e paqarta dhe njerëzit e turpshëm mund të shqetësojnë sigurinë tuaj. Prisni ndershmëri nga ata që ju rrethojnë dhe shmangni diskutimet e panevojshme. Demi Të hënën gjatë orëve në vijim shmangni tensionet dhe grindjet. Jini të qetë, të durueshëm dhe diplomatik në marrëdhëniet me të tjerët. Një fjalë e kuptueshme mund të zgjidhë edhe situata të ndërlikuara. Mundohuni të relaksoheni pak. Binjakët Disa projekte do t’ju mbushin mendjen. Mos e teproni dhe merrni frymë. Pasuria do t’ju buzëqeshë në takimet dashurore dhe profesionale që do të keni në…