Sot, Kiara është surprizuar nga fansat e saj me lule dhe me një yll. Mbështetësit e moderatores janë lidhur me një kompani që personalizojnë yjet dhe kanë zgjedhur që një i tillë të ketë emrin e Kiarës. ‘U bëra dhe unë me yll’-shkruan ajo përkrah fotos. Ylli lart në qiell është thjesht një dhuratë simbolike dhe e personalizuar për një person të dashur.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në komunat veriore të Kosovës. Përmes një postimi në “Twitter”, Rama u bën apel autoriteteve që të tërhiqen, pasi kjo situatë nuk e ndihmon vendin në një moment kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë “A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen…
Dy të rij shqiptarë janë arrestuar, pasi autoritetet spanjolle zbuluan një plantacion marijuane në Gandia. Gjatë operacionit policor, efektivët gjetën dhe sekuestruan 50 bimë të rritura marijuanë, 33 kg sytha dhe 19 kg gjethe marijuanë. Dy 27-vjeçarët ndodhen në paraburgimin e Gandias, ku presin të marrin masën ndëshkimore nga drejtësia spanjolle.
Dy efektivë të Policisë Rrugore janë aksidentuar teksa kanë qenë duke lëvizur me motor. Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, ata rrëshkasin me motor dhe bien në mes të rrugës. Aty janë duke kaluar dhe automjete të tjerë, gjë e cila ka vënë në rrezik jetën e tyre. Policët janë dëmtuar pak në pjesën e krahëve dhe janë ngritur menjëherë nga rruga. Ata kanë marrë motorin dhe janë larguar.
Klubi i Tiranës ka reaguar publikisht për ngjarjet e ndeshjes ndaj Bylisit në Rrogozhinë, ku lojtarë dhe zyrtarëve u përfshinë në akte dhune ndaj gjyqtarëve. 24 orë pas sfidës dhe pas dënimeve që dha FSHF kundër klubit, skuadra bardheblu ka bërë thirrje për reflektim. Në një komunikim për mediat, vajza e presidentit, Refik Halili, Goldi, këmbëngul se gjithçka ishte një provokim ndaj tifozerisë bardheblu dhe se lojtarët ishin sjellë konform rregullave. DEKLARATA E GOLDI HALILIT Ndeshja KF Tirana-FK Bylis, pati një përfundim të trishtueshëm për të gjithë komunitetin bardheblu. Kjo ndeshje e cila u mbyll nga një episod tepër flagrant, siç…
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, roli i tyre shtetformues, sfidat e fqinjit tonë dhe forcimi i trekëndëshit Tiranë- Prishtinë-Shkup, janë disa nga temat për të cilët Ditmir Bushati ka diskutuar me Bujar Osmanin në podacastin e radhës. Osmani është Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, shqiptari i parë që drejton këtë institucion dhe gjithashtu është kryetar i radhës i OSBE. Bushati dhe Osmani diksutuan mbi përfaqësimin në rritje dhe kontributin shtetformues të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Sipas Ministrit Osmani, “Maqedonia e Veriut në këto 20 vitet e fundit, pas Marrëveshjes së Ohrit, është transformuar nga një shoqëri e…
Hisen Berisha një prej ish komandantëve të UÇK-së duke komentuar situatën e krijuar në komunat e veriut të Kosovës, tha se urdhri i dhënë nga Aleksandër Vuçiç për gatishmëri ushtarake, është thjesht një retorikë politike e këtij të fundit. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Berisha zyrtar i PDK-së u shpreh se presidenti i Serbisë po përpiqet të përfitojë nga dhuna dhe situata e krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës ku kryetarët e zgjedhur të komunave kanë nisur detyrën nën protestat e serbëve, me qëllim që të shpëtojë pozitën…
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, i ka kërkuar llogari Altin Dumanit në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2022, pse nuk shkon mirë me kolegët. Majko: Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetëshsme midis drejtuesve të SPAK dhe të BKH-së. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është e vërtetë? Nuk na intereson nëse pini kafe me njëri-tjetrin. Por çfarë ka ndodhur? Është keqkuptim apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit? Dumani: Mirëpres çdo problematikë apo kritikë. U thanë nga ju për vlerësimin e prokurorëve, ato i bën…
Numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri po vjen në rritje. Sipas mjekëve toksikologë gjetja lehtësisht në treg e kokainës ka bërë që kjo lloj droge të përdoret më masivisht. Fenomen në rritje në vendin tonë, është përdorimi për herë të parë i kokainës në moshat e mesme. “Incidenca e përdoruesve të heroinës në vendin tonë gjatë 4 viteve të fundit ka ardhur duke rënë, ndërkohë që është rritur ndjeshëm incidenca e përdorimit të kokainës mes adultëve dhe moshës së mesme. Një 35-vjeçar nuk e fillon përdorimin për shkak të presionit të shoqërisë, është me mendje të plotë pra zgjedhje…
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov akuzon Uashington se po lëshon satelitët e tij evropianë për të goditur Moskën. “Për momentin, Uashingtoni po i vë në lëvizje satelitët e tij evropianë për të antagonizuar Federatën Ruse, duke menduar se ata mund të shpëtojnë me çdo gjë”, theksoi ai. Sipas Lavrovit, SHBA gabon nëse mendon se ruajtja e saj në çdo skenar të një Lufte të Tretë Botërore do të sigurohej nga Oqeani Atlantik.
Tirana është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu, stuhi dhe vetëtima. Edhe prej disa ditësh kryeqyteti është përfshirë nga temperaturat e larta, nuk kanë munguar reshjet. Dita sot nisi me diell dhe temperatura të larta, por pasdite moti ka ndryshuar 360 gradë, reshjet me intesitetin të lartë kanë “bllokuar” për disa minuta qytetin, shoqëruar edhe me vetëtima.
Zhaklin Lekatari u pyet nga ndjekësit nëse atë do ta shohim sërish në “Big Brother VIP 3” në rolin e opinionistes. Zhaklina tha se nuk e di ende një përgjigje të saktë. “Boh, ende s’e di”, u përgjigj ajo. Në një intervistë për TAR pas mbarimit të Big Brother VIP 2, kujtojmë se opinionistja u shpreh e konsideroi një aventurë të mrekullueshme dhe të bukur njëkohësisht. “Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë…