Gjykata ka lënë sot në burg, ish-punonjësen e Bankës së Shqipërisë, Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Ferracaku dhe shoqen e saj duke u marrë atyre 570 mijë euro. Deraj i mori 230 mijë euro shoqes me premtimin se do i investonte në bono thesari, ndërkohë që i mori 340 mijë euro familjes Ferracaku me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë. Për këtë të fundit pretendon se bashkëpunoi me ish prokurorin Arjan Ndoj. Report Tv ka siguruar dosjen e saj hetimore, ku në dëshminë e saj në gjykatë Deraj ka thënë se 4 banda e…
Author: tirana
Presidenca e Kosovës ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të vendit. Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela është shprehur se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vela deklaroi se dhuna ndaj forcave të rendit nuk do të mbizotërojë dhe se Serbia do të mbajë përgjegjësi. “Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do…
Zhaklin Lekatari ishte opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.Ky rrugëtim i saj u shoqërua me shumë zëra. Kjo pasi ajo jepte opinione të ashpra ndaj disa prej banorëve të dashur për publikun. Së fundi, ajo është “kryqëzuar” nga publiku pas disa deklaratave ku kishte shkruar se ndihet mirë ku nuk flitet shqip. Ndër të tjera, ajo u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në ‘Instagramin’ e saj.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, shtetasin K. H., 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës…
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave. Në orët e mesditës deri pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Sirena alarmi u dëgjuan mesditën e së premtes në të katër komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë. Para ndërtesës së Komunës në Zveçan gjenden edhe makina të Policisë së Kosovës. Kjo e fundit nuk ka dalë ende me informacione se për çfarë bëhet fjalë. Ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, Milija Bishevac, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së komunës të bindur se “kryetari i sapozgjedhur, Izmir Zeqiri, po tenton të hyjë në objekt”. “Ka makina,…
37 anëtarë të një organizate kriminale që vepron në Ballkanin Perëndimor, u arrestuan gjatë një aksioni të EUROPOL. Ajo drejtohej nga burgu, nga një shtetas boshnjak dhe konsiderohej si një nga organizatat më të mëdha të shpërndarjes së drogës dhe trafikut të armëve. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se po vuan dënimin me 4 vite në një nga burgjet italiane. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani. Policitë e këtyre vendeve, sekuestruan 148 mijë Euro, 18 armë zjarri, mes tyre dy mitralozë dhe 2512 fishekë. Mediat raportojnë se janë bllokuar…
Pas “gjetjes së fajtorit” se votat e demokratëve janë vjedhur në zgjedhjet lokale të 14 majit, Sali Berisha paralajmëron hapin e radhës: protesta të qëndrueshme. “Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, por theksoi se fokusi për momentin është te mbrojtja e votës. “Sigurisht që PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD “do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më…
Rezultatin “katastrofik” për opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit, Sali Berisha e ka cilësuar të manipuluar, vjedhur dhe blerë nga qeveria. Berisha ka akuzuar gazetarë edhe media kur i kanë kërkuar prova në debate televizive për “vjedhjen dhe manipulimin” e zgjedhjeve”. Lidhur me akuzat ndaj mediave dhe gazetarëve ka reaguar drejtuesi i emisionit të “Pakespozuarit” në MCN TV, Ylli Rakipi. “Po mirë mo Doktor i dashur, nuk e kupton që ne kemi gjithë këtë kohë që bërtasim me të gjithë fuqinë, që ditën që Amerika e madhe të shpalli ty non grata, kemi thënë ku i ke provat moj…
Kryetari i PDK-së Nard Ndoka, thotë se Sali Berisha është i vetmi që mund ta çlirojë PD-në, ndërsa Basha është i vdekur politikisht, axhendën e të cilit e bën Edi Rama. Në vijim ai theksoi se votat u vodhën dhe se nuk ka logjikë të flasësh me shifra kur çdo gjë është e tjetërsuar. “Ne bëjmë gabim që i përgjithësojmë të gjithë. Ne kemi pasur prezentë njerëz në parlament që vijnë si rezultat i blerjes së votës. Dy elementët kryesorë që janë përcaktues është votimi i detyrueshëm, është e domosdoshme një realitet që duhet ta bëjmë patjetër duke parë mënyrën…
Të ftuar këtë episod të ‘Lancio’ ishin djemtë e grupit ‘Urban Band’. 4 artistët sapo kanë publikuar këngën e tyre të parë me videoklip. Për të folur për suksesin e ‘Në çdo hap’ dhe gjëra që nuk i dinim rreth tyre, çunat kanë zbuluar shumë në këtë intervistë për TAR. Ata thanë se e kanë synim për t’u bërë pjesë e “Big Bropther Vip 3”, teksa thanë se nuk mund të ketë bashkëpunim mes tyre dhe Luiz Ejllit në muzikë, pasi nuk janë e njëjta rrymë. Është e vështirë për ta të ruajnë një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe…
Një i ri që dyshonte se do të vriste një shtetas me precedent kriminal u zbulua nga Policia e Elbasanit, por që është arratisur. “23-vjeçari nuk mundi të kryente vrasjen. Ky shtetas hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë. Vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij”,-informon Policia. Ai hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar efektivëve, ndërsa vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij. Policia ka shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtor të 23-vjeçarit për kryerjen…