Një tjetër aksident ka ndodhur brenda pak minutash në Lezhë. Raportohet se dy makina janë përplasur në autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës. Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur 3 të plagosur, 2 prej të cilëve janë vajza. Njëra nga vajzat e lënduara është dërguar drejt Traumës në Tiranë, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.
Author: tirana
Laert Haxhiu, i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, do të dërgohet në burgun e Koridhalos në Greqi deri në shqyrtimin e dosjes së dokumentacionit për ekstradimin e tij. Ky është vendimi që dha sot Gjykata e Janinës. Gjykata u blindua me forca të shtuara sigurie gjatë seancës gjyqësore për masë sigurie ndaj dy shqiptarëve. Deri në shqyrtimin e dosjes së ekstradimit të autoriteteve shqiptare, Laert Haxhiu do qëndrojë në burgun e Koridhalos. Avokatët e 31-vjeçarit deklaruan se Haxhiu nuk pranon asnjë akuzë për të cilat është dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes. Sipas avokatëve, Laert Haxhiu…
Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj tha se SPAK-u është në rrugën e duhur në përmbushje të misionit të tij. Ai e ftoi Dumanin që t’i kushtohet më shumë vëmendje çështjeve prioritare për të cilat shqiptarë duan drejtësi. “Unë e vlerësoj pozitivisht punën tuaj gjatë vitit 2022. Impakti juaj në institucionet ligjzbatuese është i dukshëm. Vlerësoj faktin që ky institucion mbetet ndër më të besueshmit në të gjithë piramidën e i9nstitucioneve. Është fakt që institucionet ndërkombëtarë kanë ndryshuar qëndrim për Shqipërinë edhe nga puna e këtij institucioni. Është intensifikuar puna dhe është luftuar krimi dhe korrupsioni. Një sërë treguesish janë pozitivë…
Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit në Zubin Potok, Leposaviç e Zveçan. Kryetari i komunës, Zubin Potok ka tentuar të hyjë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit të Mitrovicës së Veriut, ku ndodhet komuna dhe stacioni policor. Në ndërtesat publike të Kosovës është raportuar dhe një prezencë e shtuar e automjeteve dhe personelit të policisë, gjithashtu edhe anëtarë të EULEX-it. Kjo vjen pas betimit të kryetarëve…
Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të garojë për të marrë postin e kreut të PD-së në mënyrë ligjore, në një kohë që Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen. “PD është e qartë se ku është. Sa i përket lojërave të Edi Ramës, sigurisht kanë dëmtuar por kanë dështuar. Qëllimet e tyre do të dështojnë”, tha Berisha.
Sali Berisha ka deklaruar sërish se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavëshme me gazetarët, Berisha listoi pretendimet e tij se pse nuk i njeh zgjedhjet vendore, të cilat i quan “farsë”. Po ashtu Berisha thotë se në këto zgjedhje ka pasur manipulime në shkallë të paimagjinueshme dhe se sipas tij, kishte fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve. “Ankesat paszgjedhore janë një rutinë e zakonshme, por zgjedhjet, por farsa e 14 Majit 2023, kishte specifika dhe fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri.…
Daljet e Fatos Nanos këto vitet e fundit kanë qenë të rralla, e më të rralla ato ku ai është së bashku me bashkëshorten, Xhoanën. Pak ditë më parë çift është rishfaqur në Shqipëri, pasi Xhoana Nano ka festuar 50 vjetorin e lindjes. Artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes. “Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos, dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend çdokujt…
Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës dhe kryesisht vakti që duhet ngrënë më mirë, por gjithnjë shëndetshëm. Sipas “Healthyline”, ushqimi më i mirë për të nisur ditën është kosi. Ky ushqim vlen për të gjitha moshat, për shkak të vlerave ushqyese që ka për të nisur ditën. Kosi ka disa veti si i tretshëm, rregullues i stomakut dhe mjaft i lehtë. Gjithashtu, është mjaft i mirë është për buzëqeshjen tonë, pasi ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve. Nëse në mëngjes kosin e shoqërojmë me fruta të ndryshme, arrin të jetë një vakt që mund të na mbajë për…
Këtë të premte, Sali Berisha gjeti një tjetër justifikim, vetëm që të mos pranojë disfatën e zgjedhjeve të 14 Majit. Këtë herë përmend Dan Hutrën si pjesë të krimeve zgjedhore. Sipas tij, vrasësi i grave që u burgos 2 muaj para zgjedhjeve ishte patronazhist dhe vidhte vota për Rakip Sulin. “Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin. Vrasësi i grave, natën…
Deputeti socialist, Pandeli Majko, e ka pyetur drejtuesin e SPAK për marrëdhënien me drejtuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). “Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetshme midis drejtuesve të SPAK dhe të BKH-së. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është e vërtetë? Nuk na intereson, nëse pini kafe me njëri-tjetrin. Por Çfarë ka ndodhur? Është keqkuptim apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit?”, pyeti Majko. Dumani e mohoi një gjë të tillë dhe nënvizoi se prokurorët e SPAK kanë një marrëdhënie të shkëlqyer pune. “Mirëpres çdo problematikë apo kritikë. U tha nga ju… për…
GJKKO ka bërë me dije se ka pushuar padinë për shpifje të bërë nga Lulzim Basha kundër Erion Veliajt. Togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as Basha dhe as avokatët e tij. Në padi argumentohej se Veliaj, si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin Bashës. Padia konsideronte si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se: Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi, gjatë tërmetit dhe pandemisë, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar pa…
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani këtë të premte ka prezantuar raportin për vitin 2022 përpara Komisionit të Ligjeve. Ai tha se grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar së tepërmi dhe kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta në vendet e Amerikës Latine për trafikun e drogës. Sipas Dumanit, grupet shqiptare janë të përfshira kryesisht në trafikun e kanabisit dhe të kokainës. Kreu i SPAK-ut, theksoi edhe se grupet e struktuara kriminale që drejtohen nga shqiptarë po vlerësohen me ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës. Një fenomen që vlerësoi Altin Dumani është dhe fakti që këto grupe kriminale, paratë e përfituara nga…