Qyteti Plymouth në Britaninë e Madhe, ka prerë palma në një prej parqeve në menaxhim të tyre. Vendimi ka ardhur nga skenat e turpshme të çifteve që kryenin marrëdhënie gjatë natës nën to. Prerja e palmave në “Hoe Park” është kthyer në një burim akuzash dhe reagimesh kundër këshillit, për shkak se i njëjti kishte urdhëruar prerjen e disa pemëve shekullore në fillim të këtij viti. Një banor i tha Plymouth Live: “U trondita kur bëra shëtitjen time të zakonshme në zonë dhe pashë shumë palma të prera atje. A nuk e kupton këshilli se një numër i madh njerëzish…
Author: tirana
Frika nga një numër, frika nga djathi, frika nga shpenzimi i parave në botë ka shumë fobi që mund t’u shkaktojnë njerëzve ankth. Ombrophobia-Frika e vazhdueshme nga shiu dhe bubullimat e vetëtimatPogonophobia-Frika nga mjekra e dendur dhe e madhe e burraveDipsophobia-Frika nga pijet alkoolike. Personat që e kanë këtë fobi, tmerrohen edhe nëse nuhasin një të tillë ose nëse qëndrojnë pranë dikujt që pi.Hipopotomonstroseschipedaliophobia-Frika nga leximi ose shqiptimi i fjalëve shumë të gjata.Koumpounophobia-Frika nga kopsat. Personat që vuajnë nga kjo fobi nuk përdorin rroba me kopsa, por vetëm me zinxhirë.Ergophobia-Ankthi që përjeton një individ kur shkon në vendin e tij…
Një grup trafikantësh të qenieve njerëzore kanë pasur shkëmbim zjarri me policinë në kufirin Shqipëri-Kosovë, pasi u pikasën nga uniformat blu, teksa po transportonin emigrantë nga vendet e treta drejt Bashkimit Europian. Grupi i strukturuar kriminal i përbërë nga sirianë dhe algjerianë u lokalizua nga policia në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën. Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth trafikantëve të klandestinëve që qëlluan me armë drejt efektivëve nga 50-100 metra largësi. Për personin e shpallur në kërkim, thotë se është personi kyç dhe e njohin pasi ka qenë i arrestuar edhe më parë. “Personat e dyshuar…
Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Verracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, do të mbetet në burg. Në seancë Deraj ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjashtme. Ajo kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes. Deraj dyshohet se ka marrë përmes mashtrimit një shumë prej 340 mijë euro. Ajo ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340.000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që…
E mori drejtimin e PD-së në 2013 dhe e la në 2022. Pas një viti, Lulzim Basha rikthehet në PD. Dalja e tij e fundit me studentë dhe të rinj jep sinjalin publik se ai ka vendosur të rimarrë drejtimin e PD-së zyrtare. “Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër…
Pas dy eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ rikthehet këtë të dielë për të tretin vit radhazi. Ky event i madh sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës. Bashkia e Tiranës informon qytetarët…
Një megaoperacion është finalizuar në Shkodër, ku u përfshinë 80 forca policore dhe 6 dronë, asgjësohen 1437 fidanë kabanis në 2 ambiente të ndryshme. Raportohet se 137 fidanë ishin të kultivuar në kubikë dhe 1300 fidanë të kultivuar në tokë. Policia e Shkodrës vendosi në pranga 2 autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, baba e bir. “Gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Gjuran, njësia administrative Pult, dhe në territorin e fshatit Vilzë, njësia administrative Postribë, u evidentuan të kultivuara në tokë 1300 fidanë cannabis sativa dhe 137 fidanë të tjerë u evidentuan…
Habib Rexha që vrau hasmin në Kavajë dhe shoku i tij, Ervis Kurti, do të dalin nesër para gjykatës së Durrësit për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë. Seanca e parashikuar të mbahej sot në orën 10:00, por është shtyrë për mungesë sallash gjyqësore. Gjyqtari i çështjes, Olti Skrame ka vendosur paraprakisht që seanca të bëhet me dyer të mbyllura. Ekzekutori i Arjan Gosës, 31-vjeçari u dorëzua në polici pasditen e së mërkurës, pas negociatave të gjata mes tij, familjes dhe policisë. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Rexha ka deklaruar se vrasjen e Gosës nuk e kishte…
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka folur rreth tubimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se protestat e kësaj të premteje në Beograd mund të përshkallëzohet në një luftë cvile. “Edhe vrasjet, sipas pikëpamjeve të miat mund të jem gabim, por sipas pikëpamjeve të mia janë vrasje të organizuara nga vetë struktura të caktuara ëpr të legjitimuar një presion të tillë, ëpr të mnsiur fushatën e proklamuar nga Vuçiç për dorëzimin e armëve të kalibra vbe të ndryshëm, sepse kështu mund të bëhet demilitarizimi i qytetarëve. Kështu armët vendosen nën kontrollin e shtetit dhe vetëm struktura të caktuara…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkon nga detyra gjyqtarin Lazer Sallaku, i cili mbylli dosjet e bujshme me të kallëzuar Lulzim Basha, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Ridvan Bode dhe Genc Ruli. Gjyqtarit të Tiranës i janë konstatuar probleme me pasurinë dhe nuk e ka kaluar shkallën e parë të Vetting-ut.
Policia e Kukësit ka bërë të ditur se ka qenë në një operacion të koduar “Strukturimi” për të goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte emigrantë nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi me destinacion vendet e BE-së. Gjatë aksionit, grupi i trafikantëve i përbërë nga shtetas të huaj sirianë dhe algjerinë, qëlluan me armë ndaj uniformave blu. Pas ndjekjes, u arrestuan 6 prej tyre; 5 sirianë dhe 1 algjerian. Të arrestuarit janë: Ayoub Bahhoo 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir 25 vjeç, Nagid Alabdahah 20 vjeç, Muhamed Shehab 21 vjeç, Mohamed Radaëin 20 vjeç…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë. Një grup trafikantësh të qenieve njerëzore kanë pasur shkëmbim zjarri me policinë në kufirin Shqipëri-Kosovë. Në pranga kanë rënë 6 trafikantë sirianë dhe algjerianë, ndërsa njëri është arratisur. Mësohet se ata kanë qenë të armatosur dhe kanë qëlluar me armë drejt efektivëve ndërsa policia ka qëlluar me armë në ajër derisa i ka prangosur. Njoftimi i plotë Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, Policia Kufitare e DVKM Kukës dhe Policia e Kosovës. Goditet një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta,…